Një sondazh i Komisionit Europian lidhur me mbështetjen dhe përjashtimin social, ka nxjerrë në pah këtë tendencë.
Të anketuarit nga vendet e BE-së dhe atyre kandidate, në kuadër të një sondazhi për cilësinë e jetës janë pyetur nëse binin dakord apo jo me pohimin: “Disa njerëz më shohin me përçmim për shkak të situatës me punën ose të ardhurat”.
Befasuese është përgjigjja e të anketuarve nga shteti më i varfër i Europës. 33% e shqiptarëve janë përgjigjur se ata bien dakord me këtë pohim, përqindje që është shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europiane prej 14% dhe po ashtu, edhe në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
Vetëm 11% e malazezëve pohojnë se ata shihen me përçmim për shkak të situatës me punën dhe të ardhurat, 18% e turqve, 19% e serbëve dhe 20% e maqedonasve.
Pas Shqipërisë renditet Rumania (27%), ndërsa shtetet që e kanë më të ulët përçmimin ndaj të varfërve janë Suedia, Spanja dhe Sllovakia, me vetëm 8%.
Ata që ndihen më shumë të diskriminuar janë meshkujt, me 36% të tyre që kanë rënë dakord me pyetjen, në raport me 30% të femrave shqiptare.
Adoleshentët shqiptarë nuk e vrasin shumë mendjen, teksa 19% e grupmoshës nga 18-24 vjeç binin dakord me pohimin në fjalë. Ata që e vuajnë më shumë janë të rinjtë e moshës nga 25-34 vjeç, kur dhe pritshmëritë ndaj tyre janë më të larta. 38% e tyre u përgjigjën se shihen me përçmim për shkak të situatës me punën apo të ardhurat.
Ndërsa rekordin e mban grupmosha 35-49 vjeç, ku dakord me pohimin ranë 43% e të anketuarve, shumë më e lartë sesa mesatarja europiane prej 15%.
Të varfrit e ndiejnë më shumë, me 44% të grupit I (ku kategorizohen ata me të ardhura më të ulëta) që pohojnë se shihen shtrembër pasi nuk kanë një punë të mirë apo shumë të ardhura.
Të dhëna të tjera të Fondit Monetar Ndërkombëtar tregojnë se dy shtetet shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova, renditen të fundit në Europë (pa përfshirë vendet e ish-Bashkimit Sovjetik) për të ardhurat për frymë.
Për vitin 2018, Shqipëria vlerësohet të ketë të ardhura për frymë prej 5261 dollarësh, në vend të 102 nga 191 shtete, duke u përmirësuar me katër vende në raport me 2017-n, kur ishte në pozicionin e 106. Kosova, me të ardhura për frymë prej 4,324 dollarësh, renditet e 112-a.(Monitor)
Kjo ndodh sepse per shqiptaret maskarenj dhe hajdute, nuk ka rendesi sesi pasurohesh. Leku sipas tyre blen cdo gje. Ne emer te lekut shesin nene, motren dhe baben. Nji horr qe shet droge dhe ka lek quhet cun i shkathet, nji njeri i ndershem qe nuk vjedh dhe eshte i varfer, quhet peme pa kokrra, buke e mykme etj. Kjo fillon qe ne familje, nena i thote djalit, shiko i biri i komshijes ka makine dhe lek, ti rri mban koqet me dore. Pastaj ne shoqeri ata qe kane para te pista ngrefen ne xhiron e pazarit sikur me qene ajka e shoqerise dhe te ndershmit e varfer ulin koken nga turpi. SHqiperi te kam dhjere nuk te kuptova asnjehere. Ikni nga SHqiperia dhe mos e ktheni koken prapa. Eshte vend dhe njerez te mallkuar.
Desha te thoja dicka por skam cfare te shtoj!
Morracaket percmojn qindarkaxhinjt