MEPJ: Duam të digjitalizojmë rreth 6 milionë e gjysmë dokumente historike

1 Dhjetor 2018, 18:47Sociale TEMA

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në tentativë për të gjetur donatorë për të digjitalizuar mbi 6 milionë dokumente që datojnë që nga 1912-ta, kur ka nisur punën institucioni.

“Normalisht digjitalizimi i plotë ne jemi në tratativa me projektet e gatshme për të krijuar një qendër digjitale kërkimore për një kërkim më të thelluar digjital të publikut të interesuar, të të gjithë të interesuarve  pranë ambjenteve të Ministrisë së Jashtme”, deklaroi Pranvera Teli (Dibra) drejtoresha e Arkivës në MEPJ

Sipas Telit digjitalizimi ka nisur me rubrikën “Historia e Diplomacisë” duke hapur një dritare në faqen e ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, por sipas saj kjo nuk mjafton pasi duhen projekte të mëdha.

Ndërsa në epokën digjitale ku ne jetojmë dhe për ta bërë këtë më të aksesushëm më komode dhe për shqiptarët jashtë vendit, ky arkiv ka hyrë në rrugën e digjitalizimit. Faza e parë, që ishte brenda mundësive dhe bëhej me mundësitë e Ministrisë pa një fond ekstra është hapja e një faqe një rubrikë zyrtare në faqen elektronike të këtij institucioni, të titulluar “histori e diplomacisë shqiptare”, theksoi drejtoresha.

Ndërkohë, në arkivën fizike të Ministrisë dokumentet e para datojnë që në vitin 1912. Ato janë të renditura sipas viteve dhe tematikave. Sakaq vitet e fundit në kategorinë e dokumenteve të aksesueshme kanë hyrë edhe ato të luftës së ftohtë.

Ndërkohë, sipas drejtoreshës së arkivit aktualisht janë rreth 3 mijë dokumente, të cilat nuk janë të aksesueshme për qytetarër dhe studiuesit, ndërsa për pjesën tjetër të dokumenteve sipas Telit mundësia e aksesimit ëstë shumë e lehtë, sipas ligjit të arkivave duke paraqitur kërkesë në MEPJ.

1 komente në “MEPJ: Duam të digjitalizojmë rreth 6 milionë e gjysmë dokumente historike”

  1. Buda says:

    Profesore, Doktore dhe kandidate per Akademike, Prnvera Teli kerkon qiqra ne hell. Na perdor edhe fjalen anglisht: access me grema ne shqip!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje