VIDEO qesharake: Gruaja përplaset me makinën e burrit në oborrin e shtëpisë

3 Dhjetor 2018, 13:58Lifestyle TEMA

Kamerat e sigurisë para një shtëpie private në Iowa, SHBA kanë filmuar një situatë të pazakontë. 

Çifti bashkëshortor është filmuar teksa gruaja përplas makinën e burrit. 

Në  pamjet filmike do të shikoni se i pari që del me veturë nga garazhi, është bashkëshorti që u ndal në gjysmë të oborrit për shkak të trafikut në rrugë. 

Pas tij menjëherë doli edhe gruaja, megjithatë ajo harroi të shikonte mbrapa ku si rezultat u përplas në veturën e partnerit. 

Por, kur e kuptoi se çfarë kishte bërë, menjëherë lëvizi para.  

Ky veprim e nervozoi shumë bashkëshortin e saj, që doli menjëherë nga vetura duke bërtitur. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje