BE jep 94 mln euro për Shqipërinë

7 Dhjetor 2018, 10:58Politika TEMA

BE-ja jep 94 milionë euro për ta mbështetur Shqipërinë në procesin e integrimit evropian.

Siç thuhet ne faqen e delegacionit europian, fondet e BE-së do të përqendrohen në forcimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit, duke vazhduar mbështetjen e BE-së për zbatimin e reformës në drejtësi.

Programi gjithashtu do ta ndihmojë Shqipërinë për të përmirësuar efikasitetin dhe efektivitetin e autoriteteve të zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës.

Programi do t’i plotësojë këto masa me investime në zhvillimin social-ekonomik të zonave të prekura.

Duke njohur potencialin e madh të turizmit për rritjen ekonomike në Shqipëri, fondet e BE-së do të kontribuojnë gjithashtu për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e turizmit të cilësisë së lartë dhe të qëndrueshëm.

Mbrojtja e mjedisit, dhe veçanërisht trajtimi i ujërave të zeza, është prioritet i asistencës së BE-së.

10 komente në “BE jep 94 mln euro për Shqipërinë”

  1. ????? says:

    94 milion euro në BE fitohen çdo javë nga euromiloni me bileta 2 euro.

    1. Flm says:

      Po thoni nje faleminderit o “Haramseza”, miljoma €uro jane ato te shkreta.

  2. Kalec Dega says:

    ska gale se i vjedhim bashke…..

  3. rexha 10 says:

    JEPNI SE I BENI NJE NDER TE MADHE. PERE DUHET TI KONTROLLONI SE SI MENAXHOHEN KETO PARA ,SEPSE JANE TAKSAT QE DO TI PAGUAJ POPULLI.SHPRESOJME QE TE BIEN NE DUARTE E SIGURTA.DHE JO NE DUARTE E NJE FULLANI TJETER .NJE PJESE E FONDIT TE SHKONTE PER TE VENDOSUR SIGURIMET E RRUGEVE. TABELAT , NDRICIMET ,HYRJET E DALJET NE AUTOSTRADE,EMRAT E QYTETEVE.
    SHQIPRIA ESHTE VENDE I BUKUR DHE E KA BEKUAR ZOTI ,PERTE MIRAT E SAJE .PO FLASE PER POZICIONIN GJEOGRAFIK. POE PER QEVERITARET QE KA KALUAR ,VLENE SHUME ,MA SHUME PER DESHIRUAR. NJE FALENDERIM TE MADHE PER BASHKIMIN EUROPIAN QE PO MENDOJNE SERIOZISHTE PER KETE VENDE KAQE TE BUKUR ,QE DORA E KRIMINELEVE ORDINERE E SHKATRRUAN TASHE 30 VJETE TRANZICION

  4. Daja says:

    I vjedhin vete politikanet

  5. undefined says:

    Qeka keput myth BE ……

  6. rexha 10 says:

    PERSE NUKE IHEDHE MENDIMET E MIA ? E DI QE JE NJE PATRIOTE I FLAKET I PPSH .SKRUAJ MENDIMET E NJERZEVE ,SE TE NDIHMOJNE PER TE BERE EMISIONE TELEVIZIVE . VETEM E DREJTA PERSERITET 2 E ME SHUME HERE NJELLOJ.GENJESHTRA NUKE PERSERITET DOTE .SE ESHTE E SAJUME.

  7. fakir lypsar ne NATO says:

    Po neve sa i dhame Amerikes ???

  8. Plaku i mocem says:

    Nuk duhen investime per te mesuar si behet Kosi(!)Europa jep Kredi per te fituar interesat e borxhit,ndersa Pricipalin e perdorni per te paguar veten e saj.Keto mpara do shpenzohen per te bere”Kurse” ne Bruksel(!)Nuk na duhen te tilla borxhe.Mos i jepni borxhe Qeverise,i jepni para Bisnesit,te ngrejne fabrika,te punsojne shqiptaret ketu.Ju doli boja ketyre borxheve qe ja jepni Qeverise ,per t’ja marre asaj dyfish me pas. Qeveria ju a merr qytetareve nga xhepat e tyre.Kete “ndihme”na jep Europa ! Jepini traktora fermereve shqiptare,sic bete dikur me Greqine te ciles ja falet me pas,ndersa ne na kerkoni cdo qindarke!Turp per qevertitaret tane qe nenshkruajne per borxhe te tilla!

  9. Lani says:

    Sillini se i menachon Gjiknuri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje