Nga Klodian Tomorri
Ideja e arsimit të lartë falas është joshëse, jo vetëm politikisht por edhe për publikun e gjerë. Njerëzve u pëlqen të kenë gjëra falas, por në fakt siç Milton Friedman e ka thënë dikur; nuk ekziston një gjë e tillë si dreka falas. Ajo që ndodh është zhvendosja e kostove diku tjetër.
Arsimi i lartë publik në Shqipëri është sakaq i subvencionuar rëndë. Sipas të dhënave zyrtare, për vitin 2019 buxheti total i Institucioneve Publike të Arsimit të Lartë llogaritet në 11.3 miliardë lekë ose 90 milionë euro. Nga këto 35 milionë euro financohen përmes të ardhurave nga vetë universitetet, ndërsa 55 milionë euro të tjera janë subvencion i drejtëpërdrejtë nga taksat e qytetarëve.
E thënë ndryshe, 60 për qind e kostove të universiteteve publike paguhen nga taksapaguesit dhe nëse përkthehet në shifra absolute, kjo do të thotë se çdo familje në Shqipëri paguan 60 euro në vit, që studentët shqiptarë të përfitojnë arsim publik të përballueshëm.
Por shumë grupe interesi, e madje edhe parti politike mendojnë se edhe ky subvencionim kaq i rëndë nuk mjafton. Në vend të kësaj ata kërkojnë arsim falas, që në rastin konkret nënkupton bërjen zero të tarifave dhe kalimin e të gjitha kostove tek taksapaguesit. Avokatët e arsimit të lartë falas thonë se kjo do të rriste aksesin e të varfërve në shkollim duke sjellë përfitime për të gjithë shoqërinë. Por në të vërtetë, arsimi i lartë falas bën të kundërtën. Ai ndëshkon të varfrit në favor të të pasurve.
Llogaria është e thjeshtë. Për një student nga rrethet kostoja minimale e ndjekjes së një universiteti për katër vite, përfshirë akomodimin dhe gjithë shpenzimet e tjera, llogaritet në 12 mijë euro. Nga këto tarifat zënë vetëm 1 mijë euro, ose rreth 8 për qind. Edhe sikur tarifat të bëhen zero, sërish një student që vjen nga një familje e varfër nuk do të kishte mundësi të financonte arsimimin dhe në vend të shkollës do detyrohej të punonte, ashtu siç ndodh edhe tani.
Pra heqja e tarifave jo vetëm që nuk do të rriste aksesin e të varfërve në shërbimin arsimor, por përkundrazi do ngrinte në këmbë një skemë perverse, ku qeveria takson të varfrin që punon për të financuar falas arsimin e të pasurit që shkon shkollë. Kjo është arsyeja e parë se pse arsimi i lartë falas është një politikë e mbrapshtë, por jo e vetmja.
Në finale, arsimi i lartë është investim personal. Studentët shkojnë në shkollë sepse duke u pajisur me dije janë më të aftë në tregun e punës dhe rrjedhimisht fitojnë më shumë të ardhura. A duhet që investimi privat i një individi të financohet nga taksapaguesit, aq më keq nga të varfrit? Përgjigja është e qartë që jo.
Studentët kanë sot mijëra arsye për të protestuar. Ata kanë të drejtë të kërkojnë arsim më cilësor sepse sot qeveria po u shet një mall të skaduar. Kanë gjithë të drejtën të ngrenë zërin kundër korrupsionit dhe emërimeve shpesh nepotike të pedagogëve dhe drejtuesve nëpër shkollat publike, të kenë bibloteka më të mëdha, laboratorë shkencorë dhe sigurisht kushte më të mira akomodimi.
Dhe këto duhet të jenë kërkesat e një proteste të drejtë dhe me moral. Ajo e arsimit falas, më së paku është e gabuar, por mbi të gjitha është një zhvatje e maskuar, ku të pasurit fusin duart në xhepat e të varfërve. Dhe kjo është hipokrizi.
Në një shoqëri të drejtë arsimi duhet të subvencionohet vetëm për ata që nuk kanë mundësi, shtresën më të varfër të popullisë. Dhe vetëm mbi bazën e meritokracisë, pra për studentët më ekselentë. Gjithë të tjerët duhet të paguajnë. Sepse edhe ata që kërkojnë arsim falas e dinë shumë mirë se në këtë botë nuk ka asgjë falas, por sërish joshen nga hipokrizia.
?????????????
E ke qare o Klodi!
Të lumtë Klodi,e ke kapur shumë mirë problemin e arsimit falas. PD si parti e djathtë,e cila është shtysë e këtyre protestave,e kupton shumë mirë që ishte tjetër sistem ai që kishte arsimin falas.Në kapitalizëm ta dinë mirë ata që cdo gjë është me pagesë.Më vjen keq për studentët qe keqpërdoren nga ata që duan të gjejnë shkak për rrëzimin e qeverisë.Demokracinë e duan kur është fjala për lirinë e fjalës dhe të veprimit ndonjëherë dhe në kundërshtim me rregullat dhe ligjet e shtetit,po kur vjen fjala për taksa dhe tarifa me të cilat mbahet shteti në kapitalizëm ju pëlqen sistemi i kaluar ku cdo gjë ishte falas.Prandaj o studentë,e ardhmja e vëndit,mos lejoni të përdoreni nga politika,se dhe ne paguajmë që ju të arsimoheni edhe pse gjithësecili nga ju e ka marrë parasysh kur dëshiron të vazhdojë shkollën që ka dhe shpenzime për të bërë.Ka dhe nga ata studentë që investimin e bërë nga taksapaguesit qofshin këta të pasur apo të varfër,e shpërdorojnë duke u larguar jashte vëndit dhe frutet e këtij investimi nuk i merr vëndi që i arsimoi.
shume i sakte
Qaj e vidh- kjo eshte kultura jone.
kETEJ NGA JEMI NE EMIGRACION NE DHE FEMIJET TANE KANE PAGUAR SHTRENJTE PER TU ARSIMUAR. KEMI PUNUAR NGA TRE PUNE, FEMIJET KANE VAJTUR NE SHKOLLE DHE KANE PUNUAR QE 14 VJEC. VAZHDOJNE TE PAGUAJNE BORXHET QE MORREN PER TE PAGUAR SHKOLLAT E LARTA DHE TANI QE JANE NE PUNE. PUNUAN SHUME STUDJUAN SHUME, KANE PUNE TE MIRA POR PUNOJNE NG 8- NE 7-8 NE DARKE nUK KA ASGJE FALAS O SHQIPTARE, POPULLI PAGUAN, PRANDAJ KUJDES ME ARSIM FALAS, SHENDETSI FALAS, SHTEPI FALAS, TOKE FALAS, PA TAXA ETJETJ ETJ tE GJITHA ATO ISHIN FALAS NE KOMUNIZEM, POR TE GJITHE E PAME KU PERFUNDOI KOMUNIZMI, THJESHT NUK FUNKSIONON. pRANDAJ SHTRONI MENDEREN E PUNONI E MESONI O TE RINJ SE PERNDRYSHE AS KY VEND AS JU S’KENI TE ARDHME. Mjaft ne kurriz te prinderve dhe shoqerise, dilini zot vehtes me pune jo me ankesa dhe kerkesa e sjellje prej viktimash. Merrni fatin tuaj ne dore dhe dilni ne drite me pune. LERINI RRUGET, KAFETE QEJFET, ASGJE S’ESHTE FALAS NE KETE BOTE.
Ti duhet te jesh nga ata tipat qe kane emigruar ne Amerike pergjate 10 vjecarit te pare pas nderrimit te sistemit, ke sakrifikuar dhe ke ndertuar familjen andej dhe tani shet dëngla, se sa e veshtire eshte jeta dhe Amerika nuk eshte fushe me lule. Te lutem… Mos na hapni barkun.
Mjaft na shitet hallet tuaja si kush e di se ca, se ne Amerike arsimimi jo vetem qe nuk eshte falas por eshte dhe shume shtrenjte, se shendetesia jo vetem qe nuk eshte falas, por eshte shume shtrenjte. Se çdo gje qe ofron Amerika eshte shume e shtrenjte dhe duhet te beni nga 2-3 pune per ta perballuar. Jo i dashur jo nuk eshte njelloj dhe mos shit kot mend, sepse ti nuk e ke idene se cdo te thote te besh po ashtu 2-3 pune ne Shqiperi, dhe ne fund te thuash, “Uau, kete muaj mund ta paguaj qerane ne kohe”, se ke idene cdo te thuash te arsimohesh ne universitet per 5 vite qe pastaj ta gjesh veten rrugeve, sepse te fillosh pune ne nje post publik te duhet “Mik dhe Leke” e ndersa te fillosh ne nje kompani private te duhet gjithashtu pas pune te punosh serish sepse pagat jane per te ardhur keq dhe jetesa ka nje kosto te paperballueshme.
As nuk e merr dot me mend dicka te tille, kur karroca merr te tatepjeten eshte e lehte qe ta shtysh keshtu qe mos na shisni mend kot ju “te vuajturit” e shekullit se jeni bere qesharake me keto histori, duket sikur keni nderrmare nje detyre herkuliane dhe vetem ju mund t’ja dilni. Dhe ja keni dale sepse nuk rrini ne kafe si shqiptaret. Pff.
T’ju vije turp.
Pse jo, ne jemi mesuar te paguajm. Per zaptuesit e pronave, per ish pronaret, per te persekutuarit, per fisin e ish te persekutuarve, per deputetet qe nuk shkojne ne pune per te justifikuar rrogen, per studentet ngeles qe nuk dine as te shkruajne emrin e tyre. I madhi Toto do te thonte :E io pago.
Shkrim shume i sakte urime
e paske qa. me kalemin e sateme I ke bere llogarit.
Ne Austri eshte falas, sie e bejne ata kete?
Edhe shteti Shqiptar i ka keto mundesi, por i perdor per te tjera gjera:
Zbulohet skandali, kompania që fitoi tenderin e Unazës së Re, falsifikoi letrën e Sekretarit të Shtetit të Delaware të SHBA-së
Pirdh, pirdh se lirohesh!
Arsimi i larte eshte investim para se gjithash per te ardhmen e vendit dhe per kete shteti si taksambledhes sigurisht qe duhet ta financoje! Ne qoftese te varferit rendohen me shume nga taksat qe paguajne ne shtet, nuk eshte fajtor arsimi i larte per kete gje, por shteti qe rendon me shume me taksa shtresat e varfera dhe jo ato te pasura.
Gjithashtu, ne qoftese taksat qe cdo taksapagues paguan ne shtet do te shkonin ne destinacionin e caktuar, ne arsim, shendetesi, ushtri, polici, infrastrukture, etj, etj, pra per cdo 100 lek takse te gjithsecilit do te dihej saktesisht se nga keto do te shkonin p.sh. 10 lek per arsimin, 10 lek per shendetesine, 10 lek per policine, 10 lek per rruget e keshtu me radhe, atehere problemi qe ngre autori i shkrimi do te dukej teresisht qesharak.
Perse? Sepse kur kostua per nje rruge nga parate e taksapaguesve eshte p.sh. 1milion € dhe ne ne fund shkon 10 milion €, kjo ndodh sepse kemi nje shtet te korruptuar ku shumica e parave te taksapaguesve shkojne ne xhepat e pushtetareve dhe jo ne destinacionin e duhur.
Hipokrizi e autorit te shkrimit, “i shtrenjte ne krunde dhe i lire ne miell”!
Mos hidh shifra kot nëse do të përdorësh shifra. Nuk ia ke idenë fare se për çfarë flet, kjo është e qartë, por problemi është se as nuk do të kuptosh. Në gjithë botën arsimi i lartë është më pagesë. Universitetet mund të ofrojnë një numër shumë të limituar vendesh falas për të stimuluar studentët që të arrijnë rezultate të larta, por jo të vijë kujt t’i doje b*tha. Janë bere universitetet shqiptare si vende për të shtyrë kohën studentët deri sa të marrin atë copën e kartonit që nuk ka aspak vlerë.
Ne ke bote, Xhaxhi? Ne Suedi jo vetem qe eshte falas, por shteti u jep studenteve 300 € ne muaj ne periudhen e studimeve (sigurisht ne qoftese marrin provimet)! Dhe kjo nuk eshte se e kam te degjuar, por e jetoj personalisht. Dhe dicka tjeter, nje student ka te drejte per ndihmen financiare (300€) deri ne moshen 53 vjece ne qoftese vazhdon studimet! A e kupton, Xhaxhi, se si stimulohen studentat ne kete vend? E pra, eshte e drejta e gjithsecilit te vendosi per jeten e tij, te shkoj ne nje universitet qe deshiron (sigurisht ne baze te pikeve qe ka), te nderpresi studimet dhe te filloj nje eksperience pune apo nje eksperience te gjuhes agleze ne Angli apo SHBA, te rikthehet e te rifilloj perseri studimet dhe ne qoftese nuk i pelqen ajo qe ka zgjedhur, mund te zgjedhi dicka tjeter. Interesat per te ardhmen jane te pafundme dhe te gjitha keto, jo per ate “cope kartoni” qe thua ti, Xhaxhi, dhe aq me keq te nje universiteti shqiptar qe nuk njihet (sepse nuk mund tepunesohet) ne Shqiperi e jo me ne bote!
Klimax is ke fut kot. Pse mos te financoje shteti ushqim falas? Ushqimi eshte nje nevoje me baze se arsimi. Le te jape pra ty te drejte te vesh ne treg e te mbushesh cantat me ushqim pa pagu. Gjene e pare qe do besh eshte se ti do mbushesh cantat me ushqim per te cilin ske nevoje dhe do abuzosh duke ble pa merak duke e hedh gjysmen poshte. Se normal nuk po harxhon parane tende. Ai i dyqanit do vej nje cmim sa te doje pasi Po ia faturon kete cmim dikujt tjeter, shtetit.
Pra ai qe vidhet eshte taksapaguesi.
Studentet Nga ana tjeter sdo mund te kene prentendime per cilesi e kushte se spo paguajne gje. Cilesia do jete edhe me keq se mall falas mo.
Jo ore jo. Do paguash. Te vesh te punosh atje kamarier te paguash. Pastaj te mesosh te te bjere bretku dhe jo te rrish kafeneve dhe diskove. Nuk ka falas asgje, hiqe nga mendja. Kjo mendesia falas i le femije dhe nga karakteri studentet se ne vend qe te vuajne dje tesi je dhe perpiqen, rrine kafeneve se marrin gjera free.
Bravo mi ke marre fjalet nga goja.
KJo varet se sa e kuptojne studentet kete gje, pra tregon se jane me te vertete studente per te mbaruar nje shkolle te larte qe do tu sherbente per vete dhe shoqerine apo jane ndodhur rastesisht aty dhe brohorasin per çfare tu dale.
Ju vleresoj. Shume sakte. Si gjithmone tek ne dalin ne proteste per te mbrojtur te varferit ne interes te te pasureve.
nje tjeter DEBIL i kultivuar….. madje e thashe embelsisht… ky eshte nje bastard i sistemit….. s pyetja eshte… pse per doktorin paguan takse… pse per nje kryeminister idiot, paguan takse qe ai te te kete nje rroge te majme… perse per dhithe deputetet karagjoze paguan takse…. ahere… kur per tere kete sharlatane paguan takse… pse te mos paguash dhe per TE ARDHMEN E ATEDHEUT TONE?
Si mund te paguajne te gjithe/shoqeria kur mbi 50% e tyre do largohen nga Shqiperia? Apo ha Muco e pi Muco gjithe kohen ne shqiptaret. Nuk ka as arsim falas e as mjekesi falas, as rruge falas e asgje tjeter . Te vetmit qe do ju jepja shkollen falas do ishin ata qe do te sherbenin ne ushtri per nje periudhe te caktuar te pakten 2 vjecare edhe vetem per deget e shkencave/inxhinierise/mjekesise/elektronikes etc. Jepu arsim falas edhe kur behen doktora/avokat etje te rrjepin lekuren ne te thate keta..
O cop vemje po 99% e taksave qe shkojne ne xhepat e mafias politike nuk te bejne pershtypje?!Qenke shqetesuar per 55 milion € zoterote,qe shpenzokan taksa paguesit per arsimin e larte!
Mos na hap barkun o sherbetor i rregjimit,perderisa nuk je ndjere kurr per ‘mega’ vjedhjet e tatim paguesve qe quhen P.P.P !
P.S.
Kush ta paguan artikullin?
Mos jane gje leket e taksa paguesve, qe politikanet vjedhin perdite,dhe me nje pjese te te cilave te paguajne edhe ty per ti ardhur ne ndihme rregjimit, ne nje dite te veshtire si kjo e sotmja?
O Piash more Piash. Ja ke lexuar ndonjehere shkrimet Klodit o tuktun? Futu nje here ne internet dhe shifja shkrimet se e sheh sa sherbetor i regjimit eshte.
Shume i sakte autori! Pyetja qe duhej te shtrohej nga s tudentet ne proteste duhej te ishte: nese duhet te paguajne njesoj studentet qe mbarojne studimet Bachelor per tre vjet me studentet qe i vazhdojne studimet per gjashte vjet?! Tani paguajne njesoj! Ata qe vazhdojne studimet per gjashte vjet i japin provimet me shume se tre here (madje, me shume se shtate here), nderkohe qe studentet qe i mbarojne studimet ne tre vjet ( dhe jane pjesa me e madhe e studenteve) nuk i japin provimet ne nje lende me shume se tre here! Ne vendet e tjera ( edhe ne Shqiperi para vitit 1990) nuk mund te jepet provimi i nje lende me shume se tre here, nese nuk merret provimi ne heren e trete nuk mund te vazhdosh te studjosh ne ate dege!
Ne fund te fundit pyetja eshte: A duhet shoqeria te paguaj per studente qe nuk e meritojne emrin “studente”?!
Me se fundi nje shkrim qe ia vlen te lexohet.
Bravo autorit per argumentet e sakta dhe koncize ndonese brenda nje shkrimi te shkurter. Jam i sigurt se tashme Adam Smith po buzeqesh me plot lumturi.
Hajdeni ne Boston Mit BC HARVARD NORTHEASTERN MESATARJA 62000 ne vit.Femijet tane punojne qe 14 vjec mbarojne shkollat jane me borxhe nuk ka asgje falas.
Askund ne bote arsimi universitar eshte falas .
Arsimi universitar eshte nje investim qe individi ben per vehten e tij.
(qe neser te paguhet me shume) eshte pergjegjesi e personit vete
Arsimi i mesem publik eshte dhe duhet te jete falas
(personi merr njohurite base per jeten) -pergjegjesi e shtetit
Arsimi fillor (9vjecar )eshte i detyruar
(personi nuk mbetet analfabet) -pergjegjesi e shtetit
Te pakten ne North America nuk ekziston asnji universitet publik apo privat FALAS.
Jo vetem universiteti por edhe kolegjet 2-3 vjecare nuk jane FALAS.
psh ne universitetin e Torontos tarifat variojne nga 6-12 mije dollare viti shkollor ,kjo ne varesi te fakultetit
ku mjekesia ka tarifen me te larte rreth 15 mije dollare ne vit: inxhinierite 9-11 mije CAN ne vit,
Pjesa me e madhe e studenteve punojne part-time qe te perballojne shkollimin.
Pjesa me e madhe studenteve marrin kredi (me interesa shume te uleta ) per shkollim .
Asgja ne kapitalizem nuk eshte FALAS
O ne shqiperi e dine se eshte komunizem, i duan gjonat free. Hajdeni ne Angli se i keni free universitet publike! Not!! Nuk eshte e thene qe te gjithe do shkojne ne UNI. Ca duhet te jene klase puntore, pikerisht se nuk e perballojne dot. Kjo eshte demokraci sjane te gjithe te barabarte.
Analize e mire . Te shtrohen te mesojne dhe te punojne .jo po do te behen te tere kembet e dhise . mos rrine kafeneve , Te mos shkoje ne universitet ai qe nuk di te shkruaj emrin e tij .MJAFT>>>>MJAFT<<<<<<<MJAFT se na e shpifet .
Ju rroft celulari, o komentues, se nga mendja jeni fyll. Komunizmi mori persiper arsimin e shendetsine dhe shkoi ne hale. Nuk ka asgje falas, sejcili zot vetes.
Shqiptaret paguajne paret ,punesimin e bejne ne gjermani.
Ju lumte! Ju pergezoj per shkrimin e qeruar. “Pak e sakte” thote populli dhe ju e keni respektuar kete postulat. Me pak gjera keni shpjeguar sakte faktin dhe moralin
Xho
Para disa diteve ketu ne NewYork doli ne gazete dhe ne television se ne shumicen e shteteve qe perbejne SHBA, per aresimin e mesem, dmth per shkollat jo per universitet prindrit paguajne per te mbaruar kete shkolle te mesme deri ne 200,000.00 ne vit per femijt e tyre. Natyrisht kur ngrihen keto probleme tani ne shqiperi ku demokracia e vertete erdhi me vonese, natyrisht dhe shkrime te Klimax jane jashte aresyes’ kur mendon se ka studjuar ne nje shtet si Suedia. Lereni Shtetin te bej sa me mire te bej punen e tij dhe bashkerisht te ndihmoni ecjen perpara te atdheut tone demokracia e verteta I ka themelet per keto te probleme jetike per shtetin .
Harojeni fjalen falas tani ne kete sistem te ri