Protesta e studentëve, zv.ministri i Mbrojtjes "thumbon" Bashën: PD kujton se do bllokojë Reformën në Drejtësi

6 Dhjetor 2018, 12:47Politika TEMA
Protesta e studentëve, zv.ministri i Mbrojtjes "thumbon"

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka komentuar protestën e studenteve, por duke i dhënë asaj një sfond politik.

Koçi në një status në Facebook është shprehur se Partia Demokratike me këto protesta, kujton se do të arrijë të bllokojë Reformën në Drejtësi.

“Këta të PD kujtojnë së këto protestat do bllokojnë Reformën në Drejtësi ….”, shkruan Koçi.

Ndërkohë që studentet në të gjithë vendin kanë nisur ditën e dytë të protestë, për të kundërshtuar pagesën e krediteve për provimet e mbartura.

Në thirrjet e tyre të rinjtë janë kanë bërë thirrje që politika të qëndrojë larg protestës së tyre, e cila kaq për qëllim heqjen e pagesave shtesë, dhe jo arsye të tjera politike.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje