Protesta e studentëve, reagon Meta: Autoritetet të reagojnë, rinia është aseti ynë më i çmuar kombëtar

6 Dhjetor 2018, 12:37Politika TEMA

Presidenti i Republikes, Ilir Meta ka reaguar pas protestës së studentëve që ata po zhvillojnw tek ministria e Arsimit kundër tarifave të vendosura për provimet mbetëse.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se Kreu i Shtetit po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit.

“Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve pergjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe pergjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Deklarata e Presidencës

Presidenti i Republikes, Z.Ilir Meta po ndjek me vëmendje protestat e studentëve të universiteteve në disa qytete të vendit.

Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve pergjegjëse të deshmojnë ndjeshmërinë dhe pergjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik.

Duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavaresisht mundësive të tyre financiare.

Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetesimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve.  (TemA)

 

6 komente në “Protesta e studentëve, reagon Meta: Autoritetet të reagojnë, rinia është aseti ynë më i çmuar kombëtar”

  1. Alban Luma says:

    Pasi e katandiset Shqiperine ne kete derexhe o Ilir Meta (ti si kryesor), bashke me shoket dhe koleget e tu per keto 27-28 vjet tani ti si i “ndershem” hedh lot krokodili dhe jep mesazhe. Si nuk ju shkoi goja njehere te beni autokritike per bemat tuaja. Ate qe i keni bere ju Shqiperise me veprimet dhe mos veprimet tuaja te jeni te sigurte nese nuk jeni se nuk do ja bente asnje armik sado i eger. Ndaj une do bashkohesha me studentet ne protesta deri ne rrezimin e te gjithe klases politike qe ka udhehequr Shqiperina pas vitit 1991 te shekullit kaluar, por jo per tarifa 600 lekeshe.

  2. arber_bylin says:

    president maskara , pusho !!!!! mos nxirr geeeeek nga goja jote e qelbur, jeni ju plera te gjithe bashke , te majte e te djathte , ju do shfarrosur krejt ,jeni qe e keni detyruar kete rini ne kete mjerim , kombi yne te katandiset rrugeve te europes dhe te botes , pa shprese , heshht qelbesire president, jeni krejt njesoj gjithe politika tradhtare hajdute kriminele, ikni te gjithe bashke , hapini rrugen rinise se ardhmes o plera politikane.

  3. kasemi says:

    Ah moe mender president, harrove se nuk jemi ne komunizem. Kam mendimin qe te ndihmojme keta studente mbetes te taksohen pagat mbi 1 milion leke dhe bizneset qe fitojne mbi 1 milion leke ne muaj. Keshtu po, Per te tjerat zoti president mbaji per vehete me mos i hidh benzine zjarrit. Ti qe ke para paguaj. More se harrova per femijet tuaj paguajne italianet apo paguan ti dhe sa paguan, pse nuk e deklaron?

  4. rexha 10 says:

    TE ERDHI , HABERI TE SELIA QE PO PLAKESH,APO DO TE KRIJOSH NJE AXHENDE TE RE.

  5. Qutetar koti says:

    Ne Shqiptaret duhet te bejme nje referendum qe tu ndalojme qe politikanet me probleme me ligjin te flasin per politike. Iliri Flori, i dashuruar me floririn, po na flet si prift. I mjeri une! Po thyen rekordet boterore ne hipokrizi. Sidomos kur perdor sofizmat dhe fjalet me dy kuptime, ma heq trurin. E mban vehten te mencur ky idjot qe jeton nga ajri I qelbur i korrupsionit shqiptar. Lerini studentet menjane! Protesta e tyre nuk eshte vetem kunder Rames karizmatikut me botkuptim eklektik por edhe kunder lojes se tij qe ti me shoke jeni aty ku nuk duhet te jeni. Ju jeni e shkuara me keq se ajo komuniste, Studentet jane e arthmija dhe ju urojme qe mos te bjene pre ashtu sic rane pre studentet e dhjetorit qe i besuan Sales. Rrofte e arthmja. Poshte e shkuara!

  6. Lumi A says:

    O Ilir Monika, Floriri i krrabes eshte aseti me i cmuar i yti. E kuptove o hajdut me cizme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje