Dikur në opozitë, Edi Rama kritikonte shpesh paraardhësin e tij Sali Berisha për teprime me propagandën bajate dhe veçanërisht me daljet e tij në ekran.
Por sot kritikat për ekspozim tej të gjitha limiteve në media, ia bëjnë vetë Ramës.
A e ka tepruar kryeministri me daljet në ekrane dhe replikat së fundmi nervoze me kritikë të tij të gjithëfarësojshëm?
Sociologu Fatos Tarifa gjatë një interviste botuar sot në Dita thotë se është poshtë dinjitetit të një kryeministri.
I pyetur nga gazetari i Dita, Erion Habilaj mbi një deklaratë të Ramës në një emision televiziv, Tarifa thotë:
“Përgjithësisht nuk shoh më emisione të kësaj natyre dhe mendoj se është nën dinjitetin e një kryeministri që të shkojë kaq shpesh në studiot e televizioneve tona e të përballet me gjuhën dhe sjelljen shumë herë banale të disa prej gazetarëve.
Për një kryeministër duhet të flasë zëdhënësi zyrtar i tij (nëse ka një spokesman, ose spokesperson të tillë)dhe, rrallë—por rregullisht—kryeministri lipset të flasë për përfaqësuesit e akredituar të mediave në selinë e qeverisë, për çështje të politikës së ditës, të veprimtarisë së qeverisë dhe të qëndrimeve të saj për probleme të rëndësishme të politikës kombëtare e ndërkombëtare.
Kjo jo vetëm është dinjitoze, por edhe një praktikë e njohur kudo. Sidoqoftë, është e drejta e tij të mbajë me mediat atë raport që dëshiron. Nuk më takon mua ta këshilloj në këtë pikë”.
Te majte e te djathte, mazhorance e opozite , po mbajne peng popullin shqiptar. Nga dita ne dite madje nga dhjete here ne dite, degjojm dhe shofim estraden e ketyre hajduteve derra injorante ne cdo media , qe dalin vetem per te mbrojtur interesat e tyre dhe te oligarkise. Ashtu sikurse ne vitet 90, populli shqiptar duhet te organizohet i bashkuar per ti zhdukur njehere e mire keta plehra odinere qe po varferojne popullin
krieministrit i jane mbaruar perfaqsuesit dinjitoze. tanime nuk i ka ngelur gje tjeter por te tregoje se eshte i rrefuar me inkompetente dhe i duhet te dale vete ne TV te deklaroje.
Punoni, mos u merrni ne llafe.
Kush punon nuk ka kohe per kotesirat e mediave