Flet babai i shqiptarit për krimin që tronditi Greqinë: Nuk kam rritur një vrasës

5 Dhjetor 2018, 20:20Politika TEMA
Flet babai i shqiptarit për krimin që tronditi Greqinë: Nuk kam

Babai i shqiptarit, njëri prej dy personave të përfshirë në vrasjen brutale të studentes 21-vjeçare në Greqi, thotë se është i prekur nga ngjarja e rëndë.

Duke folur për mediat greke, ai shprehet se ndjen dhimbje të dyfishtë, për vajzën e re që humbi jetën dhe për djalin e tij të arrestuar.

I ati i 19-vjeçarit shqiptar tregon se nuk ka rritur një djalë vrasës dhe ka besim tek drejtësia greke.

Ndërsa sa i përket vrasësit të dytë grek, ai shpjegon se nuk e njeh dhe djali i tij kishte filluar të shoqërohej me të së fundmi.

“Ngushëllime familjes. E kuptoj dhimbjen e tyre. Unë jam gjithashtu baba dhe më dhemb njësoj për të dy. Që sot e tutje flet drejtësia. 

E dëgjova në lajme dhe mendova se nuk mund ta ketë bërë djali im këtë. E kemi mësuar vazhdimisht që të krijojë shoqëri me njerëz të mirë. 

I kam thënë gjithmonë që fuqia e njeriut është te mendja e tij, dhe jo tek duart apo këmbët. 

Atë djalin (i referohet 21-vjeçarit grek) nuk e kam njohur. Dija që shkonin bashkë në Universitet.

E kishte njohur një javë më parë me aq sa di. Unë punoj në ndërtim, kurse bashkëshortja ime është kamariere. 

Aleksandri është një fëmijë shumë i ndjeshëm. Nuk më kanë lejuar ta shikoj. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. 

Nuk e besoj. Vajzën nuk e njihja. Atë natë ai më tha se do të dilte me një mikun e tij. 

Një natë më parë, Aleksandri kishte dalë me një vajzë të mirë. Nuk dija asgjë tjetër. 

Nuk dua të duket sikur një familje ka humbur fëmijën e saj, kurse një familje tjetër ka rritur një vrasës. 

Nuk e dua këtë gjë. Jemi njerëz dhe dhimbja është dhimbje. Besoj në drejtësinë greke. 

Kam dhe një vajzë tjetër që ka studiuar për drejtësi”, është shprehur ai.

19-vjeçari shqiptar Aleksandri dhe një 21-vjeçar grek janë arrestuar si dy persona të dyshuar për vrasjen e studentes 21-vjeçare Eleni Tofaloudis.

Krimi i rëndë ka ndodhur në ishullin Rodos të Greqisë më 28 Nëntor. Ekspertët mjeko-ligjorë thanë se vajza ishte abuzuar seksualisht dhe dhunuar.

Trupi i saj ishte hedhur në det nga një lartësi 10 metra. Nga ekzaminimi u përcaktua se shkak i vdekjes ka qenë mbytja në det.

Ekspertët u shprehën se Eleni do të ishte gjallë nëse do të ishte dërguar në spital para se dy të rinjtë ta kishin hedhur në det.

Hetuesit besojnë se dy autorët tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me të, por ajo nuk pranoi dhe tentoi të largohej.

Në këtë pikë, ata e goditën me një objekt metalik në kokë. Mbetet e paqartë se kur autorët abuzuan seksualisht me të.

Aleksandri ka pranuar përfshirjen në krim, kurse 21-vjeçari grek vazhdon të mohojë akuzat. Ditën e sotme, studentja 21-vjeçare u përcoll mes lotësh për në banesën e fundit.

15 komente në “Flet babai i shqiptarit për krimin që tronditi Greqinë: Nuk kam rritur një vrasës”

  1. Ai djali ktij qenka bish fare . Duket Shqipoja , do shkoj ne qeli e krejt shqipot do e respektojn ndersa gerrku te blej tanga dhe buzekuq. E pret puna hahahahahaahhahaha

    1. undefined says:

      Aleksandri ose sic njihej nga babi si Beqiri…..sun e harronin genin e babait turk….

  2. Ai djali ktij qenka bish fare .Duket Shqipoja , do shkoj ne qeli e krejt shqipot do e respektojn ndersa gerrku te blej tanga dhe buzekuq. E pret puna hahahahahaahhahaha

    1. komentues says:

      Pse nuk shkon dhe ti te qelia ti besh shoqeri meqe po te pelqen aq shume bisha? Vish tanga e buzekuq e nisu.

      Artikulli flet per nje vajze te re te masakruar, ti merresh me se si duket vrasesi. Ke nje mendje te semure ne shume nivele.

  3. taipi says:

    yshhtttttt rrace e flliqur edhe ai tjetri futbollist qe u vra sot ne mengjes nga nje koktigan shqiptar 17 vjecar ishte vrare yyyyyyyyyyyyyyyyyyyyypisa

    1. Une... ti... ne te gjithe... says:

      Taipte e mos tazbrifte me!
      Nuk ka folur drejtesia akoma!! Por edhe nqs e ka bere shqiptari i vetem, – ti cfare te sat eme kerkon me rracen???
      Po kur greket koketenxhere bejne vrasje ndaj grekeve vete apo ndaj shqiptareve i bejne se jane reace e felliqur??? Apo i bejne se jane rrace e paster prej gomari???

      Rrace e piset eshte vetem lloji yt qe i ndan njerezit ne rraca, se ca me pak e ca me shume asnje rrace nuk ka mundur ti shpetoj prodhimit te individeve te pafate qe marrin jeten e te tjere individeve te pa fat…

      Ti Taipte je individ me fat qe gjall se ti nuk duhet te ishe…

  4. Flm says:

    Ngushellime te thella familjes se viktimes.
    ###
    Nje histori tragjike per te gjitha palet, sidomos per vajzen dhe familjen e saj.
    ###
    Ai “garipi” ne foto (ndonse edhe ai viktim i vetes se tij) nuk i shpetoj dot mentalitetit fodull dhe gjaksor te Arnautit, sa do qe u rit dhe u brumos ne nje vend Europian.

    1. ILIAZ LAZI says:

      QEN I FËLLIQUR FLM

      KËSO KRIME PËRBINDËSHISH NDODHIN KUDO, POR TI E KE TRURIN TË PËRDREDHUR DHE VUAN NGA PARANOJA E SINDROMËS TURQI -QIPRO 1974.

  5. arban SHMILI says:

    Shikuar nga perspektiva e shovenizmit greqëqirë, do duhej që këtë përbindëshin tonë ta shpallnim hero.
    Më dhimsen prindërit e vajzës fatkeqe, kuptoj edhe dhimbjen prindërore tëshqiptarit – lind fëmijë që të bëhet përbindësh.

  6. Toni says:

    U cmenden te gjithe. Ku shkoni o njerez !?

  7. ESTER STAFA says:

    O Idiota kafsh Grek e Shqiptar…. si mund te perkrahet nje Krim …. Njeriu osht Njeri pavaresisht se osht Grek apo Shqiptar….. Drejtesia te marri masen me te madhe ndaj ktyre Kriminelave …
    Perpara se te shkruni KOMENTE cnjerezore mendoni se keni dhe vete Nena Motra Shoqe …. mendoni si do te mendonit nqs Nje grek apo Shqiptar do tju perdhunonte dhe vriste nje nga keto
    Hiqni dore nga Patriotizmi i rreme…. e mos u bobi GARIPA Anonim neper Gazeta .
    Jetojme ne SHEKULLIN e XXI o Kafshe (se Njerez nuk ju them dot per kto Komente)

  8. sapa says:

    Ngushellime familjes se vajzes!persa i perket babait te ketij djalit mendoj se sigurisht qe ti si prind nuk e ke edukuar femijen tend qe te beje te tilla gjera ama nje gje eshte e qarte;kjo qe ka ndodhur tregon qe edukimi nuk ishte aq sa duhet perndryshe nuk do kishte ndodhur kjo gje.Ka shume prinder shqiptare qe arrijne deri aty sa ti vrasin femijet e tyre ne seder duke ju bere krahasime me komshiun:shiko sa para ka bere i biri i filanit etj etj.Por ka edhe prinder qe i thone femijes se vet;nuk ti dua parate qe fiton ne menyre te piset.Sa me i prere te jete prindi ne edukimin e tij dhe vendosmerine e tij karshi femijes aq me i edukuar behet femija.Une personalisht kam njohur nje nene qe me ka thene per djalin e saj shprehimisht:dua ta dergoj djalin te fitoj pare si shoket e vet jashte shtetit.Pyetjes sime se si do fitoje paret ke gjetur pune per te?ajo mu pergjgj :me droge si gjithe te tjeret.Shikoni ku ka arritur shoqeria shqiptare!Prinder qe kenaqen qe femija ju sjell para dhe ska rendesi burimi se si jane fituar!Dhe sa e eshte infektuar kjo shoqeri shqiptare ska nevoje per komente se po e shohim!

  9. rexha 10 says:

    ESHTE NJE DHIMBJE E MADHE PER FAMILJEN E VAJZES .PER FAMILJEN E DJALIT NUKE DI SE SI TE SHPREHEM.ESHTE NJE SHPREHJE ,QE THOTE ;ATE QE TE BENE FEMIJA ,NUKE TA BENE PERENDIA.DUKE MENDUAR SE I ATI PUNON NE NDERTIM ,NGA MENGJEZI NE DARKE,JAME I BINDUR SE PO TA DINTE BABAI SE DJALI I TIJE DO TE ARRINTE DERI KETU,DO TA KISHTE VRARE ME DUARTE E TIJA.
    FEMIJET E SOTEM ,PERPARA SE TE TREGOHEN TE MATUR ,TREGOJNE MUSKUJT DHE FORCEN. MA MERE MENDJA SE TI THUASH DJALIT EDHE VAJZES :KUJDES KE BABI SOTE E CDO DITE ,NUKE TE KUSHTON GJE.SHENJAT E PARE QE SHFAQE NJE I RI E DIME TE GJITHE ,ESHTE AGRESIVITETI QE SHFAQE NE TE GJITHE AMBJENTET KUDO NDODHET.LERI PASTAJ MUSKUJT NE PORTALET.PRINDERIT DUHET TI QENDRONIN AFER ,DHE TE KUPTONIN DICKA. VETJA NE QEJFE KA FILLUAR TE PAKTEN 2 VJETE PARA. ME VETEN TENDE MUNDE TE BESHE CFARE TE DUASH,PORE ME JETEN E TJETRIT NUKE MUNDET TIA MARRESH TI,APO DIKUSHE TJETER . KETU DUHET TE VEPROJE LIGJI . BURGIMI PERJETESHEM,OSE VARJE ME LITARE. ERGASTOLO ___denim i perjeteshem
    PER TE GJITHE MOSTRAT E KETIJE RANGU.TE PARET QE DUHEN TA DENOJNE ,DUHEN TE JENE NJERZIT E FAMILJES .E DIME QE DHIMBJET E NENES JANE GJATE GJITHE JETES ,POR KURE NJE PJESTARE I FAMILJES BENE TE TILLA VEPRIME SHKATRRON NJE FAREFISE TE TERE ,DHE JO VETEM FAMILJEN KJO NUKE BEHET NGA GJENDJA E DOBET EKONOMIKE ,PORE NGA NJE CMENDURI TOTALE. d m th VEPRIMI I TILLE ,KA BERE LLOGARINE SE CFARE DO TE NDODHE ME VONE. ……. NGUSHLLIME FAILJES SE VAJZES ………………..

  10. Besniku says:

    Në vend që të thotë don varje na thotë se nuk ka ritur një vrasës.Ai është fajtor sepse pse shkoi me grekun për kafe?Jo shkoi për krim.Më vjen keq kam 23 vjet këtu në greqi dhe na vjen turp te dalim në rrugë,ne tram,ne urban në kafene sepse shqiptarët përfshihen ne kirmë makabre.Nuk janë të gjithë kështi por kur je ne vend të huaj dhe ndoth një krim është shumëmë e rendë se sa kur ndoth në Shqipëri jo sepse nuk është krim por të gnithë grekët flasin për ne.Jo njoherë por me qindra herë shikoj të rinj bile edhe fëmijë të cilët ne urban,në tram,në rrugë e kudo bëjnë veprime prej idioti ngacmojnë vajza thonë fjalë të këqia vjedhin xhepa etj etj.Prandaj ne duhet të jemi shembull jo vetm si prindër por edhe fëmijët.Një fëmijë qe ikën nga shtëpia dhe vijën në mëgjes tregon se bën punë të këqia.Kam tre fëmije dhe sot jetojnë me familjet e tyre por gjithëmonë i them kujdes mos shkaktoni probleme me grekët.

  11. Besniku Vlore says:

    Ngushellime shume te ndjera familjes se vajzes. Tragjedia pike se pari eshte e tyre. Mendojeni gjitheseicili si per vete. Por ju lutem ketu vetem per pateriote dhe pateriotizma nuk behet fjale. Ketu kemi vrasje dhe vrases. Normale qe si prind ndiej keqardhje dhe per djalin dhe jeten e tij. Vecanerisht per prinderit qe si shumica e shqiptareve ne Greqi merren me pune nga me te veshtirat. Por kujdes: Djali nuk u be keshtu rastesisht. Ai me sa po shikoj ne foto ka shume kohe qe palestrohet dhe me sa duket eshte i pregatitur per te qene pjese e “te forteve”. Kujdes me femijet. Jane kohe shume te rrezikshme per keto mosha.
    Edhe nje here ngushellime familjes per tragjedine e pamerituar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje