LSI sulmon Veliajn: Është më shumë fasadë, Kryemadhin na i nxorën nga konteksti. Fitorja përballë tij plotësisht e mundur

5 Dhjetor 2018, 17:53Politika TEMA

 Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka sulmuar kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Ndërkohë, komentet pozitive të Monika Kryemadhit për Erion Veliajn të thëna në disa studio televizive, ajo i cilëson si të shkëputura nga konteksti.

Për ish-ministren e integrimit në mandatin e parë të Erion Veliajt ka mbizotëruar fasada dhe propaganda duke lënë në harresë problemet e vërteta të qytetit.

Ajo thotë se fitorja përballë Veliajt është plotësisht e mundur.

Shqetësimi kryesor për Klajda Gjoshën është situata aktuale në vend. Ajo thotë se nuk është aspak e shqetësuar për çështjen e djegies së mandateve.

Sipas Gjoshës, opozita nuk ka qenë në asnjë moment në bojkot të plotë dhe mund të marrë pjesë në parlament kur ta shikojë të arsyeshme.

Nëse djegia e mandateve nuk e shqetëson, ajo shprehet se është e shqetësuar për reformën zgjedhore dhe çështjen e votës.

Sipas saj prioritet i reformës zgjedhore duhet të jetë parandalimi i blerjes së votës, problem që sipas Gjoshës përcakton dhe votën e LSI.

Deputetja e LSI deklaron se përgjegjësia më e madhe për çështjen e blerjes së votës bie mbi mazhorancën për shkak se ajo duhet të garantojë një sistem të drejtë pasi ka mekanizmat për të blerë vota.

2 komente në “LSI sulmon Veliajn: Është më shumë fasadë, Kryemadhin na i nxorën nga konteksti. Fitorja përballë tij plotësisht e mundur”

  1. Leshelisti Digital says:

    Bobo kush flet per ndaljen e shitblerjes se votes Leshelija. O tempora o mores. Kjo particke qe vetem blerjen e votes ka si orientim te saj. Tu thuash te pacipe eshte pak. Tu thuash pleh perseri eshte pak. Jeni, llumi dhe e pegerura e ketij vendi.

  2. Boston says:

    Ministre qe vinte gure ne rota per te penguar Integrimin dhe Reformen ne drejtesi duke perdorur letra nendere te Evropes kunder qeverise (udhezimi I Monikas apo Likes)…E paafte dhe teper sahanlepirese……
    Mos I besoni me LSI, kesaj partie te TEPSISE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje