REPLIKAT/ Rama: Jeni të gatshëm të paguani ju për studentët ngelës?

5 Dhjetor 2018, 12:50Politika TEMA

Kyreministri Edi Rama ka reaguar për protestën që studentët po mbajnë para ministrisë së Arsimit për uljen e tarifave. 

Teksa i përgjigjet një qytetari i cili i shkruan në facebook për protestën e studentëve, Rama thotë se nuk ka asnjë rritje tarifash qysh prej vitit 2014. 

Më tej kryeministri në përgjigjen e tij shtron një pyetje: A jeni ju dakord qe t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit per studentet ngeles? 

Komentuesi: Leri fotot zoti Rama po shiko dhe zgjidh hallin e studenteve se kane bere kaps tiranen mos mbaje ministra medioker e pa shkolle ose me shkolle UFO. 

Edi Rama: Agim me falni po e para ministrja s’eshte as pa shkolle as me UFO, ndryshe nga cfare ju mund te keni mesuar neper kazanet mediatike, nderkohe qe pyetja ime eshte: A jeni ju dakord qe t’i paguani ju, pra taksapaguesit, shpenzimet e universitetit per studentet ngeles? Une per vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnje rritje tarifash qysh prej vitit 2014 (dhe tarifat nuk i vendos ministrja, po vete universiteti sa per dijeni, quhet autonomi universitare), po ka zhurme kazanesh, dizinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe kembengulje nga nje pakice per te mos pranuar zbatimin e reformes qe e nxjerr universitetin nga bataku shumevjecar. Sa per fotot, une nuk kam ndermend t’i le, po ju mund te mos hyni ketu dhe keshtu shpetoni edhe nga fotot? 

Komentuesi: shiko segmentin velipojë ~ shkoder akoma pa u inagurua rruga , ka berë ulje ne vendin e quajtur Mali kolaj, standarti ne rruget e shqipris eshtë zero… zoti kryeminister. 

Edi Rama: Behar ndersa une them qe ti te presesh te mbaroje rruga njehere, pastaj te besh verejtjet e tua, megjithese ke te drejte ne fakt, ishte me mire rruga kur s’ishte fare!  (TemA) 

16 komente në “REPLIKAT/ Rama: Jeni të gatshëm të paguani ju për studentët ngelës?”

  1. tafa says:

    Si ka mundesi te ngrihen studentet ne tubime kur nuk eshte rritur tarifa.Njera pale sigurisht qe genjen paturpesisht,ndaj duhet sqaruar kjo pune e pala genjeshtare te peshtyhet e perbuzet deri ne neveri.

  2. Zigur Qarri says:

    Meqe e verteta nuk u mesoka nga”kazanet mediatike” more Kryeminister demagog,ku duhet ta mesojn shqiptaret,nga ti qe
    vetem ke genjyer deri tani?Ne nje vend,ku qytetaret besojn te zgjidhin problemet e tyre ne emisionet investigative “STOP”
    dhe “Fiks fare”,apo ne Strasburg,tregon qe besushmeria tek institucionet shtetrore eshte zerro.Bëj testin e droges mashtrues!

    1. tirona says:

      O Qorri normal qe ke problem me te verteten dhe kjo te erreson llogjiken eshte shume e thjeshte tarifat i vendosin Universitet.Ata jane femijet e zaptuesive te tokave te Tironsve dhe kerkojne anarshi dhe pengojne zhvillimin e kryeqytetit.Ikni o barbare nga keni ardhur se Tirona eshte e jona

    2. ben says:

      O Zigur- ku jeton ti more njeri i mire? Me trego nje vend ne bote qe nuk ka probleme qe te shkoj edhe une atje. Shqiperia nuk eshte parajse, pasi parajsa ne toke nuk ekziston. Nuk e di nese ekxiston diku tjeter, por ketu, ne planetin toke as ka patur e as do kete parajse.
      Keta studentet qe kohen me te madhe e kalojne neper kafenete e Tiranes, me mire te ulin prapanicen dhe te studjojne sic kane bere prinderit e tyre ne kohen e merhumit. E ndjek rregullisht emisionin STOP dhe ate FIKS. Duhet thene se emisione te tilla jane te dobishme, por edhe keta emisione disa here nuk i kapin problemet aq mire. Cdo e keqe i atribohet qeverise. Nuk ka pune, e ka fajin qeveria, Universiteti rrit tarifat- e ka fajin qeveria. Ka korrupsion ne futboll-e ka fajin qeveria.
      E dime se Qeveria ka detyren kryesore ne mbarevajtjen e vendit, por ama edhe ne kemi detyrimin tone si qytetare te ketij vendi. Pa me thuaj, kush i prishte kontatoret elektrike? Kush ndertonte pa leje, kush vidhte pusetat neper rruget e qyteteve tona, kush hidhte dhe vazhdon te hedhe mbeturina ne rruge dhe kudo, kush parkonte neper trotuare, kush perdor pesticide te demshme per shendetin, kush sjell dhe shet ilace te skaduara e shume e shume te tjera si keto. Pa dyshim qeveria ka detyrim qe ti persekutoje shkelesit e ligjit, po a nuk me thua sa here ke denoncuar zotrote komshinjte e tu qe i shikoje duke prishur kontatorin elektrik, ndertonte pa leje, vidhte pusetat, hishte mbeturina kudo ku i donte qejfi (ca here edhe nga dritarja), parkonte ne trotuar apo te tjera e te tjera si keto. Gjithmone beni krahasimin me vendet e tjera, por a jemi ne si gjithe qytetaret e tjere te botes se qyteteruar?
      Provo po deshe te besh gjera si ato qe te them me siper ne nje vend te Eurpes apo Amerikes se Veriut. Jane me miljona sy qe te shikojne dhe te raportojne dhepastaj vjen “qeveria” dhe te tredh kuleten qe kur te te shkoje mendja te besh ndonje gje tjeter te paligjshme, te te dalin djerse nga sikleti. Eshte kollaj te kerkosh cdo gje nga qeveria dhe nuk them se nuk duhet kerkuar, por ne rradhe te pare duhet te kerkojme nga njeri tjetri qe te zbatojme ligjet dhe ti raportojme shkelesit e ligjit dhe pastaj te kerkojme nga qeveria. Le ta fillojme nga vetja se askush prej nesh nuk eshte i lare. Te gjithe, kush me shume e kush me pak kemi gjynahe.

  3. Genti S says:

    edhe ktu e kan fajin studentet eeeee?

    PO mire mer burr po fajin e ka saliu, e kan shpellaret e kan kadrite , e kane kazani e ka tepsija e ka timoni e ka rturi e ka beni blushi etj etj etj

    Po ti asnje faj ske tiiiiiiiiii eeeeee?????

    o nrkoman qe fajin ta kane vetem te tjeret po ska problem
    se kane kuptuar edhe ata qe votuan per ty qe nuk dole gje

    dole skifo

  4. Umor Ishti says:

    Rruga qe s’eshte ka te miren qe kurre nuk prishet!

  5. enver hoxha says:

    o njerez perse e paguajme taksen e arsimit.mos u merrni me keta politikane plera hajdute dhe genjeshtare.arsimi eshte per te gjithe. vdekje fashizmit liri popullit.

  6. enver hoxha says:

    o njerez perse e paguajme taksen e arsimit.mos u merrni me keta politikane plera hajdute dhe genjeshtare.arsimi eshte per te gjithe. vdekje fashizmit liri popullit.

  7. Cikat & Vocat ngeles says:

    Si ka mundesi qe keta Cikat & Vocat ngeles, qe hiqen si te varfer duken ne fotot e protestes te veshur, te ushqyer dhe me Smartphone neper duar. Keto te fundit u duhen per te kopjuar neper provime, sepse keta mend kane vetem per te bere antishtetin se per shkolle jo e jo.

  8. futja kot says:

    Padyshim qe nuk jemi dakort te paguajme taksa pa kuptim , ashtu sikurse nuk jemi dakort me ju qe po i jepni shqiperine nga cepi ne cep gjashte apo shtate oligarkeve.
    Pra, ti thjesht po vazhdon rrugen e Berishes, madje me keq akoma, vetem se ti po i zbukuron duke i vene emrin ” kompani indiane” , kur dihet fare mire se kush eshte kjo kompani qe ti suporton

  9. ore edi rama po kaq dele dhe lope na di. E ke kthyer vjedhjen dhe grabitjen ne Art ore zoti artist. saliu dhe luli dhe like floriri jane amator para teje

  10. Mjaft mo says:

    Z. Kryeminister asnje leshim studenteve ngeles dhe medioker sepse boll po vuajne universitetet nga leshime te kesaj natyre. Keta nuk kerkojne dije per te cilen ne bote paguhet, por keta me para duan te blejne injorancen etyre. Le te rijne ne rruge se di vijme ti zbojme ne qe na kane bllokuar per ore te tera ne rrugen e Durresit ku nuk kalojne dot as ambulancat e urgjences. Mjaft eshte mjaft si me keto cikat & vocat dhe prinderit e tyre tek astiri te gjithe bashke antishtet.

  11. Genc says:

    Prej 20 vitesh jam larguar familjarisht nga Shqiperia per ne Ameriken Veriore dhe nuk kam asnje interes te lidhur me Shqiperia sepse pervec kujtimeve nuk me lidh asgje. Gjithsesi mund te them se vendi ka perparuar mjaft gjate qeverisjes se Rames. Nese do vleresoja me note Berisha do ishte 6/10, Nano 5/10 Rama 9/10. Tirana po duket qytet me rruge te regulluara, semafore qe punojne, gjelberim e regull. Njerezit jane te paster te veshur. Makinat po shtohen dita dites, restorantet jane dinjitoze per nje vend te varfer qe 25 vjet me pare nuk ishte buke e pislleku te rethonte nga gjithe anet . Kuptohet probleme ka por studentet kur ngelin ripaguajne ne gjithe boten. Nje lende koston 1-5mije dollare. Po e perserite do ripaguash se profesori nuk punon pa pagese po ashtu Universiteti ka shpenzime ditore dhe nuk do paguaje per ty 10 here. Sa per vjedhje cili politikan ne Shqiperi nuk ka vjedhur? I Kane benzat me te shtrenjte se politikanet e perendimit. lereni Ramen te punoje se nuk do gjeni me mire. Me keq do behet. Asnje nuk ka shkopin magjik. Ju uroj shendet e fat.

  12. His says:

    Nihilizmi eshte mentaliteti yt , shoku kryeminister…studentet protestojne ne te gjithe boten ne rruge….por asnje kryeminister nuk shfaqet arrogant duke i quajtur ngelsa, por i degjon per tikuptuar….megjithate shoket e partise dhe shoket e gazetare duke qene bythlepires vazhdojne te te japin te drejte

  13. Lab says:

    Mbaeni kete karin se mgeli me chat.

  14. Dimri i bardh says:

    I madh je Edi vetem perpara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje