Kandidat i opozitës për Bashkinë Tiranë? Flet Ylli Manjani: Përgjigje Monika Kryemadhit dhe atyre që më kanë propozuar mua

5 Dhjetor 2018, 10:10Politika TEMA

Ylli Manjani ka reaguar pas lakimit disa herë nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi për të kandiduar për postin e kryebashkiakut të Tiranës.

Ish-ministri sqaron se asnjëherë nuk ka marrë asnjë propozim zyrtar nga asnjë forumi i asnjerës parti për të qenë kandidat.

“Ka patur njerëz dashamirës të mi, politikanë, gazetarë dhe të tjerë që e kanë shprehur këtë gjë si dëshirë e tyre. Në këtë grup bën pjesë edhe kryetarja e LSI Zonja Monika Kryemadhi,” nënvizon Manjani.

Ndër të tjera ai shkruan:

“Sqarim:

Për të gjithë miqtë e mi këtu në FB si dhe gazetarët që kërkojnë nga unë një koment, mbi “kandidimin” për Bashkinë e Tiranës.

————————————————

Nuk kam marrë asnjëherë asnjë propozim zyrtar nga asnjë forum i asnjerës parti për të qenë kandidat.

Unë vetë nuk e kam menduar për asnjë çast këtë gjë. Në kuptimin që nuk më ka interesuar ndonjëherë kjo gjë.

Ka patur njerëz dashamirës të mi, politikanë, gazetarë dhe të tjerë që e kanë shprehur këtë gjë si dëshirë e tyre. Në këtë grup bën pjesë edhe kryetarja e LSI Zonja Monika Kryemadhi.

E përsëris ka qenë një dëshirë e tyre dhe jo një propozim zyrtar e aq më pak pranim nga ana ime.

Kjo është e vërteta.

————————————————

Publikisht jam shprehur disa herë se do të mbështes me shumë zell idenë e kandidatëve jo politikë për bashkinë e Tiranës.

Tirana që prej vitit 2000 ka qenë peng i kryetarëve me axhendë politike. Kjo “pengmarrje” në thelb ka dëmtuar qytetin, i cili u mbush me ndërtime kuturu ose u la pa financim e pa kontroll për shkak të debatit politik.

Për vite me radhë qyteti mbeti pa një plan rregullues, për shkak të këtij debati. Ndërtimet kuturu, gjej tokë e hap themele me studime pjesore u bënë nën justifikimin “qeveria sna jep kompetenca”… nën këtë okelio qyteti mori drejtimin e zhvillimit kaotik që shohim sot.

Për fat të keq edhe Tirana aktuale është pjesë e axhendës politike personale të kryetarit aktual. Ai si paraardhësit e tij, po e përdor bashkinë jo për punët e qytetit, siç propagandon, por për të forcuar kultin e tij si person. Kult i cili sugjeron gjerësisht se Ai është “paardhës i Edi Ramës”.

E përsëris: Tirana ka nevojë për kryetar Bashkie që të punojë për qytetin jo për partinë.

Dikush nga krahët politikë duhet ta hedhë hapin e depolitizimit të bashkisë Tiranë. Do tē dëshiroja që të ishte opozita e sotme e para që ta bënte këtë gjë.

Në këtë kontekst e kam parë dhe trajtuar edhe dëshirën dashamirëse të atyre që mendojnë se une mund të jem një kandidat.

Dua sdua unë, pavarësisht se mbetem kritik me partitë, formalisht jam ende anëtar i forumeve dhe kam mbajtur fuksione politike të larta. Pra emri im lidhet me politikë, pavarësisht se mendimet që shpreh janë krejt miat.

Kritikën ndaj Erion Velisë nuk e kam si rival, por si qytetar i zhgënjyer që dikur e ka votuar me shumë qejf.

Ndaj sot nuk kam se çfarë ti shtoj më shumë kësaj ideje që e kam stërthënë.

————————————————

Aktualisht është më alarmante fakti që nuk do mund të bëhen zgjedhje sesa kush konkurron në to.

Dje kam shkruar se zgjedhjet e ardhëshme zgjedhësit do jenë pa karta identiteti, në lista votimi që sdihet se ku dhe të kanosur nga të fortët.

Këto janë fakte dhe jo supozime. Janë detyra ligjore që qeveria nuk i ka kryer dhe do ta ketë të vështirë për ti kryer.

Kjo është çështja kryesore që duhet të na shqetësojë!”, shkruan Manjani. (TemA)

12 komente në “Kandidat i opozitës për Bashkinë Tiranë? Flet Ylli Manjani: Përgjigje Monika Kryemadhit dhe atyre që më kanë propozuar mua”

  1. robi says:

    ky eshte kandidati i duhur per te zevendesuar Al Bagdadin e ISIS-it sepse ka ca kohe qe ISIS-i eshte pa komandant dhe ky i ploteson gjithe kriteret prej perbindeshi …..

  2. anastasi says:

    “Ylli” pordha shkruan dhe debaton me pordhet e tije ne lidhje me kandidat per bashkine e tiranes.Mos ngelt shqipetar ne kete bote pa u bere kandidat per tiranen.Ylli pordha nje pordhac e paraqet veten se merr vesh eshte nje figure bythe shpuar,nje bytheqire.Ky fytyre muti do te krahasohet me Erion Veliaj e quan veten se mund te beje me shume per Tiranen dhe kush nje mut-stermuti nje shemtire i pa fytyre. Ylli nje dordolec haleje, para Erion Veliaj eshte nje mi haleje,eshte nje zhapik haleje,edhe per 100 vjete ky fashist i Duces dhe Musolinit kurr nuk behet pushtetar per Tiranen.Ik o pacaure e Monika cizmes dhe hajdutes.

  3. ilir says:

    Po qe nuk thote jo ky idioti

  4. cudia says:

    Hahaha… Cme kenaq ky fodulli. Yllka nuk shikon dote matane hundes se tij qe do te thote se nuk shikon dote as shkallet per te hyre ne bashki. Paska miq ne fb… hahaha , qe po ja kerkojne te behet kandidad….. hahaha

  5. likja says:

    Boshibozuku i Haxhi Qamilit kerkon te behet kryetar i Bashkise se Tiranes. Per te qare e per te qeshur. Po kush te jep vote ty more zhuls, as vete Monika, sepse ajo e ka deklaruar voten per E. Veliajn.

    1. ali says:

      Shume i lezecem qefi ja ka b…a nuk ja ma.Do ta propozoj partia ,por nuk e mohon.Te dhote nuk du dhe pike.

  6. Nardi says:

    O malok Ylli.Te lutem kur u bo bytha jote per kanditat per kryetar ne Tirone?Je nje hajdut ordiner.

  7. tafa says:

    Ky eshte fort i qut.Disa here kam theksuar thote qe kandidati duhet te jete jo nga radhet e politikaneve.Me demek ky eshte jashte politikes.O mortje ku je pse si merr keta delenxhinj e tna i heqesh qafe sa me pare

  8. "BOHOTINA" says:

    1. Mos ben sikur je propozuar. Ti ben nje kujtese, kinse nuk je interesuar asnjehere.
    2. Mos na sqaro fare se nuk eshte e nevojshme.
    3. Pse ke mbeshtetes ti?
    4. Po para vitit 2000 qe e kishte Kelmendi dhe Brojka nuk ishin te nje partie ata? A ti je çudi per t’ u çuditur…

  9. Asi11 says:

    Merr çdo kandidat te opozites duke fillu tek Basha qe u provu e deri te ti e Salinjani ja beni mutin bashkise me ate horizontin tuaj qe keni vetem per te vjedhur vetem ne ate pune nuk jua kalon njeri jeni te paret, per ata plane rregullues te xhepave tuaj .

  10. Bureto says:

    Bjer dakord, si bashkëopozitarë, me Dash Shehin pa tufë, që ka kërkuar (mendon për vete) që kandidati për bashki të jetë politik. Ti nuk mendon kështu. Kjo jo se nuk do të jetë politik (pra që mund të jesh edhe ti) por ngaqë s’ta mban bytha, del me idenë, të thënë edhe nga të tjerë, ku futem edhe unë, që po, kandidatët për bashkitë në zgjedhjet e ardhshme, duhet të jenë menaxher të mirë, kreativë, punëtorë e të ndershëm, por sigurisht të propozuar dhe të mbështetur nga X forcë politike. Ti s’futesh kurkund në këto cilësi, ndaj bën mirë që s’i futesh kësaj pune.

  11. Balli Kombetar says:

    Ha, ha se te ben mire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje