Ka krijuar jo pak zhurmë në opinionin publik deklarata e kryetares së LSI Monika Kryemadhi, e cila tha se nuk mund të mohohet që kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka punuar për Tiranën.
Por për kreun e grupit parlamentar Petrit Vasili, kjo deklaratë e Kryemadhit është keqinterpretuar.
I ftuar në emisionin “Intervista e Ditës”, Vasili sqaroi se ajo çfarë ka dashur të thotë kryetarja e LSI është se Kryebashkiaku Veliaj ka punuar shumë më pak nga sa do të kishte bërë.
Sipas Vasilit, Veliaj është autori i një sërë veprash që kanë mbytur kryeqytetin dhe qytetarët siç janë sheshi “Skënderbej”, çështja e Teatrit apo edhe së fundmi ajo që po ndodh me banorët e Astirit.
Ndërkohë që nënvizoi se për zgjedhjet lokale ende nuk janë diskutuar emra kandidatësh me PD.
“Për mua kontrata e këtij kryebashkiaku me qytetarët e Tiranës ka përfunduar. Sa i përket çështjes së punëve të bëra, sheshi “Skënderbej” është damka e zezë e këtij kryebashkiaku” tha mes të tjerave Vasili.
Nuk i merret asgje seriozisht ketij tipi.
Petrit Vasili llafollog i peshtire.
Akoma po llap ky nice.
Ore ky nuk eshte ne te.Ne cdo lajm qe jepet Petrushi do te beje kundershtime qe vertete as vet nuk I kupton.
Ky monster do te kete lindur skandalisht ne dite same to.
Mos u merrni me me te,sepse edhe te vetet e kane bere dalje.
Ti je pisi me i madhe i Tiranes,turp per keto gazeta qe harxhojne kohe dhe leter me ty.
Po Kejdi dhembcakallja me Erjonin eshte apo me Nafije dybekun