Teksa koha ecën, limiti për djegien e mandateve të opozitës po afron por partia demokratike nuk ka marrë një vendim se çfarë do të bëjë nëse do të hyjë në parlament apo jo.
Kështu thotë për News24 deputeti i kësaj force politike Ervin Salianji.
Ai thotë se nëse do të merret ky vendim, ai do të bëhet publik bashkë me arsyet dhe një strategji të përcaktuar.
Salianji deklaron se Partia Demokratike nuk është në bojkot por në një marrëdhënie të kushtëzuar pasi kur ka pasur çështje të ndjeshme ka qenë në parlament.
Sipas deputetit të selisë blu, opozita po përgatitet për fitoren e zgjedhjeve lokale, ndërsa deklaratat e Monika Kryemadhit nuk i shikon si një fushatë për Erion Veliajn por si një tentativë të saj për të krijuar diversion në favor të opozitës.
Për Salianjin, Erion Veliaj është kandidati më i dobët i Partisë Socialiste dhe një favor për opozitën.
Për deputetin demokrat deklaratat e Kryemadhit nuk e dëmtojnë opozitën e bashkuar edhe për çështje të tjera publike.
O toci I Salianit!
Po pse morre qyp,ajo protesta ne mbrojtjen te paligjshmerise,aty tek “Astiri”,qenka ceshtje me e madhe see buxheti i shtetit?
Po ju derdellisni dite e nate se, kjo qeveri po varferon popullin,po rrit taksat,po vjedhjen taksat e popullit me PPP- te etj ceshtje madhore,atehere perse nuk veni ne Parlament e te ” mbroni” interesat e popullit ne nevoje?
Po si kerkoni votat,kur ju nuk jeni atje ku vendosn fatet e zgjidhjes te ketyre problemeve?
Populli eshte i tejngopur dhe i lodhur nga llafollogjite tuaja te pabuke.
Ju nuk merriton voten e tij…
Këta të Babale Partisë na bëjnë për të qeshur çdo ditë e më shumë.
Me duket se do vene Grida Sumen perballe Veliaj. Grida me tanga ylli I showbiz pede-ist