Prej muajsh nuk shkojnë në Kuvend, Gramoz Ruçi iu përgjysmon rrogën deputetëve të opozitës (por iu paguan karburantin dhe telefonin)

4 Dhjetor 2018, 19:14Politika TEMA

Ndonëse në bojkot parlamentar prej disa muajsh, deputetët e Partisë Demokratike kanë vijuar të marrin rrogën e tyre.

Gazeta “Panorama” zbardh sot pagat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për muajt tetor dhe nëntor të këtij viti. Në tabelën e shpenzimeve të deputetëve, ku është edhe listëpagesa e deputetëve, deputetët e opozitës kanë vijuar të marrin pagën, por jo të plotë.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, është treguar dorëlëshuar me deputetët e opozitës duke i penalizuar vetëm me mungesat në mbledhjet e komisioneve dhe të seancave plenare.

Ndërkohë, ai u ka akorduar atyre pagesat për shpenzimet e tjera siç janë karburanti, telefoni.

Sipas listës së pagesës së publikuar në gazetë, deputeti më i paguar nga opozita përgjatë dy muajve e fundit ka qenë zëvendëskryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Edi Paloka.

Ndërsa deputetët më pak të paguar nga PD-ja janë Gent Strazimiri dhe Astrit Veliaj, ndërsa nga LSI-ja është deputetja Silva Caka.

Deputetët e maxhorancës, përgjatë dy muajve të fundit kanë marrë një rrogë më të lartë sesa muajt e mëparshëm. Konkretisht, muaji nëntor u ka dhënë atyre më shumë të ardhura sesa në muajt e mëparshëm. Kjo lidhet me kalendarin e ngjeshur të punimeve të Kuvendit, ku u shqyrtua buxheti për vitin 2019, si edhe paketa fiskale që e shoqëron atë.

Kësisoj, nga radhët e maxhorancës, krahas Gramoz Ruçit si kryetar i Kuvendit që është edhe më i paguari, deputetët e Komisionit të Ekonomisë kanë marrë nga 117 mijë lekë në muaj, ndërsa kryetarët e komisioneve nga 122 mijë lekë në muaj.

Paga e deputetit përllogaritet nga pjesëmarrjet në komisionet parlamentare.

Sipas ligjit për statusin e deputetit, përcaktohet se: “Paga e deputetit përbëhet nga paga për pjesëmarrjen e tij në seancë, në komisione dhe në veprimtari të tjera parlamentare.

Mospjesëmarrja pa shkaqe të përligjura të deputetit në seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamentare, sjell ndalesën e pjesshme të pagës ose të shpërblimit. Mospjesëmarrja pa shkaqe të përligjura e deputetit në seancë, në komisione ose në veprimtari të tjera parlamentare sjell ndalesën e pagës ditore”.

3 komente në “Prej muajsh nuk shkojnë në Kuvend, Gramoz Ruçi iu përgjysmon rrogën deputetëve të opozitës (por iu paguan karburantin dhe telefonin)”

  1. Floriri says:

    Z Ruci si kryetar I Kuvendit nuk duhet te pergjysmonte rrogen ,por per kohen qe deputetet e opozites nuk Kane shkelur ne kuvend te mos u paguhet asnje cent Nese nje punetori apo nenpunesi i pritet rroga per aq sa mungon e duhet te paraqese dhe justifikim per deputetet perse gjithe ky priviligj??!!! apo po na bejne veze te kuqe !!!! e me nivelin qe Kane e “punen qe bejne” nuk meritojne asgje

  2. blerta says:

    Ne po te vonohemi 2 minuta na presin diten e punes keta derra i bien botes mbare dhe miljonat i marin. Kanceri ju rafte o plera.

  3. Gjergji says:

    E pse i paguhet telefoni karburanri apo gjysma e pages kur skane qene prezent dhe nuk i kane sherbyer vendit. Ceshte ky privilegj? Kjo nuk eshte e drejte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje