Gjykata i kërkon Lulzim Bashës ‘burimin’ për 3.4 milionë eurot e bllokuara në “Toyota Yaris”

4 Dhjetor 2018, 20:57Politika TEMA

Gjatë seancës së fundit të gjyqit penal për shpifje midis Tulant Ballës dhe Lulzim Bashës, gjykata i kërkoi këtij të fundit të zbulojë emrin e informatorit që i dha informacionin për paratë e pista që po transportoheshin nëpërmjet portit të Durrësit.

Nga Edmond Hoxhaj

Gjyqtari pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Gerdi Hoxha i cili po shqyrton çështjen penale për shpifje me palë akuzuese kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla dhe palë të paditur kryetarin e Partisë Demokratike Lulëzim Basha, i kërkoi përfaqësuesit ligjor të kreut demokrat të zbulojë identitetin e burimit që dha informacionin mbi sasinë e parave të padeklaruara që po transportoheshin drejt Shqipërisë me anë të dy autoveture tip “Toyota Yaris”.

Në qershor të këtij viti, rreth 3.4 milionë euro u gjetën të fshehura në 2 automjete “Toyota Yaris” në Portin e Durrësit. Disa ditë para sekuestrimit të tyre, Basha deklaroi në parlament se në një makinë tip “Toyota Yaris” që po udhëtonte drejt Shqipërisë ishte fshehur një sasi e madhe valute dhe se kjo ishte garantuar nga një deputet socialist të cilit ju drejtua pa i përmendur emrin. Pas kapjes së parave, Basha pohoi publikisht se Taulant Balla kishte qenë garantuesi i hyrjes së kësaj sasie valute nëpërmjet pikës kufitare të Portit të Durrësit.

Avokati i PD-së Gazment Bardhi u përgjigj se Basha nuk do ta tregojë burimin, por nënvizoi se informacioni ishte i saktë. Sipas tij, saktësa e informacionit u provua me kapjen e mjeteve tip “Toyota Yaris” me sasinë e valutës të fshehur në të. Më tej, Bardhi shtoi se këtë gjë e pranon edhe vetë Balla në kallëzimin e tij, ku shkruan se Basha është informuar nga një burim i besueshëm pjesë e hetimit. Sipas Bardhit, Basha nuk ka qenë në dijeni se informacioni që do të deklaronte ishte i rremë, por e kundërta. Pas deklarimeve të Bardhit, Balla replikoi duke pohuar se kjo ishte jo logjike, pasi kallëzimi i tij ishte kryer pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike dhe nuk mund të përdorej si provë nga përfaqësuesit ligjorë të Bashës.

Balla dhe përfaqësuesi i tij ligjor paraqitën si provë edhe një foto ku kryetari i PD-së shfaqej me një person që sipas tyre ishte vëllai i një prej të proceduarve për transportimin e 3.4 milionë eurove të fshehura në “Tayota Yaris” në qershor të këtij viti.

“Më i lidhur se unë, në fakt unë s’kam asnjë lidhje me ta, por Basha rezulton të jetë i lidhur me ta. Basha ka bërë foto në zyrë me vëllain e njërit prej të proceduarve”, u shpreh Balla duke shtuar se mos Basha me deklaratën e tij ka dashur t’u japë trafikantëve një mesazh të koduar. Gjithashtu, Balla pohoi se Basha po hetohet për tregtim të informacioneve sekrete.

Lidhur me këto pohime reagoi eksperti ligjor, Gazment Bardhi i cili u shpreh se ndaj Bashës nuk ka asnjë procedim dhe se për gjithçka di ai ka dhënë deklarime në prokurori

Gjykata nuk e pranoi si provë foton e Bashës me një person tjetër, me argumentimin se nuk është sjellë në formën e kërkuar nga ligji, por u la mundësia që të ofrohej bazuar në Kodin e Procedurës Penale.

Seanca e radhës u caktua të zhvillohet me datë 18 dhjetor, ora 12:30.

6 komente në “Gjykata i kërkon Lulzim Bashës ‘burimin’ për 3.4 milionë eurot e bllokuara në “Toyota Yaris””

  1. Kalec Dega says:

    Gjykata me te drejte te kerkoje se qenin e ngordhur do gjej……lol

    Po vepron Kukulla nen urdherat e Kapter Rahmiut thua, ne Albanistan.

    1. W says:

      Doli S. Berisha me emrin KalacNuk i rri rehat goja plakut te rjedhur

    2. Teqiu says:

      QENKE KUKULL TE KERKOSH BURIMIN E INFORMACIONIT ????
      DMTH PO THASHE UNE QE PLAKA JOTE KA SHKU ME BERISHEN TI E MERR PER FAKT DHE E MOHON MAMANE MENJEHERE ??? OSE E KE PER NDER DHE I THUA BERISHES BABA…

  2. fati says:

    E mo Kalec, Kalec, me bisht te shtrember mbete.

  3. ZZ says:

    SKA BURIM DMTH KA LLAPAQIM…….!!!!

  4. servet says:

    Ate e di partia jote.Sigurisht qe sipas jush kush eshte kunder partise do ngeli bisht shtrember ,prandaj dhe qytetaret votuan per partine tuaj qe te gjenin doren e ngrohte te saj por gjeten acarin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje