VENDIMI/ "Babale", lihet në fuqi masa "arrest në burg" për Fredi Alizotin: Humbet Salianji, prej ditësh asnjë deklaratë

5 Dhjetor 2018, 10:48Politika TEMA

Paraditen e sotme Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën ‘arrest me burg’ për Fredi Alizotin, i cili dyshohet si personi që imitoi zërin e Agron Xhafajt në dosjen ‘Babalja’.

Alizoti akuzohet për ‘kallëzim të rremë’. Ndërkohë, apeli ka në fuqi edhe masën ‘detyrim paraqitje’ për gazetarin Jetmir Olldashi.

Nga ana tjetër,  Albert Veliu, i njohur ndryshe si ‘Dëshmitari X’ tek dosja ‘Babalja’, nuk e ka ankimuar masën ‘arrest në burg’ pasi aktualisht ndodhet në Kosovë, në statusin e azilkërkuesit.

Ndërkohë, deputeti demokrat Ervin Salianji që u komplikua në këtë skenar, ka ditë që është zhdukur nga skena publike duke eleminuar çdo dalje për media. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje