Teksa studentët po zhvillojnë një protestë përpara Ministrisë së Arsimit, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka ndarë foto nga debati parlamentar me studentët e Juridikut.
Në një postim në facebook Balla shkruan se i ka dëgjuar me vëmendje diskutimet dhe idetë e tyre dhe se mirëpret një komunikim të vazhdueshëm nga ata.
“Kuvendi i Shqipërisë hap dyert për një debat parlamentar të studentëve të Juridikut.
Dëgjuam me vëmendje diskutimet dhe idetë e tyre.
Të hapur dhe të angazhuar për një komunikim të vazhdueshëm”, shkruan Balla. (TemA)