Deputeti i PD-së: Qytetarët kanë të drejtë ta shesin votën e tyre, Basha po gabon me bojkotin e Kuvendit dhe me "të fortët" që po qarkullon në PD

6 Dhjetor 2018, 09:32Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News tha se kur deputetët shiten në Parlament edhe qytetarët kanë të drejtë të shesin votën.

Murrizi: Pse i kërkojmë hesap qytetarit kur shikojmë që ka merkatë deputetësh në Kuvend?! Kur e shohim që ka merkatë deputetësh në Kuvend.

Zgjidhesh nga një sigël partie dhe shkon në prehrin e partisë tjetër, pse ai qytetari i fundit i fshatit tim pse të mos e luajë vetë këtë flet votimi që ka në dorë, se edhe deputeti një votë ka.

Pazari është më i lartë këtu. 500 mijë euro, apo 1 mln euro. Pazari këtu ka filluar kur është zgjedhur presidenti. 

Hila: Një pyetje 1 mln dollarëshe. Marrëveshja që morët 6 ministra që nuk kontrollonin asgjë. Ia vlente apo nuk ia vlente?

MurriziPër mua duhet të ishte pranuar marrëveshja përpara një muaji. Paketa McAllister numër 1. 

HilaMa jep dorën!

Murrizi u shpreh se nderkohe është kundër bojkotit të Parlamentit.

Murrizi: Bojkoti duhet të fillojë me kryetarët e bashkive. Po të jetë kaq drastike duhet të fillojë me lënien e menjëhershme të mandateve të 15 kryetarëve të bashkisë dhe këshilltarëve bashkiak në 60 bashki. Ikim nga Kuvendi dhe të dalim në rrugë.

Hila: Ju jeni partizan që duhet bërë lufta parlamentare.

Murrizi: Kam qenë kundër regjimit të Partisë së Punës për një sistem formalisht demokratik.

Demokracia funksionon atje dhe atje duhen ndryshuar ligjet që t’ju vijë më mirë këtyre qytetarëve të zgjedhë për atë që flet për qytetarët.

Nënkryetari i PD-së ishte në Lezhë, vajti në Durrës. Pse i ndryshojnë qarqet?! Kurrë nuk kanë fituar të fortët. Ma gjeni nga 1991-2005 një të fortë që të ketë ardhur në Parlament.

1 komente në “Deputeti i PD-së: Qytetarët kanë të drejtë ta shesin votën e tyre, Basha po gabon me bojkotin e Kuvendit dhe me “të fortët” që po qarkullon në PD”

  1. XXX says:

    Bavo Murizi, ti ben per deputet te perjetshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje