Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me protestën e studentëve.
Përmes postimeve në tëitter Basha thotë se ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit.
Më tej Basha shprehet se “vetëm 30 milionë euro që Edi Rama tenton të vjedhë me kompanitë guackë mjatojnë për të ndërtuar një kampus modern për Universitetin e Tiranës”,
“Ndryshimi në arsimin e lartë fillon me shfuqizimin e ligjit të arsimit të lartë dhe dyfishimin e buxhetit të arsimit.
Të hiqen paratë e qytetarëve nga koncesionet plaçkitëse të check-up-it, të incineratorëve me pronarë të fshehur, të rrugëve me kosto 10 fish sa në SHBA.
Paratë e projekteve fasadë që pasurojnë Edi Ramën dhe klientët e tij të investohen në arsim.
Vetëm 30 milionë euro që Edi Rama tenton të vjedhë me kompanitë guackë mjatojnë për të ndërtuar një kampus modern për Universitetin e Tiranës, të cilin e studentët e kërkojnë prej vitesh.”- shkruan Basha. (TemA)
Luli i vocerr!
Ajo që po i ndodh PS-SË. ,nesër mund të perseritet me PD-në. ,ndaj duhet shtypur kjo metod studiuse njëher e mirë.
Prape foli ky kokebolja?