Partia Demokratike i është përgjigjur sot gjithë talljeve, shpotive dhe kritikave se po kthehet në kuvend thjeshtë nga frika e humbjes së mandateve, me një ton serioz dhe të argumentuar.
Ajo ka bërë të ditur se ky akt, nuk ka të bëjë aspak me interesat personale të deputetëve të saj, as me frikën e përçarjes të aleancës.
Ajo ka insistuar të mos e lidhë atë as me thirrjet e Monika Kryemadhit se “nuk i dorzojmë mandatet e fituara me gjak” dhe as me shantazhet e buta të Fatmir Mediut se “opozitarizmit i shërbehet më mirë në parlament”.
Zyrtarisht PD ka shpallur se do hyjë në atë sallë për t’i shërbyer zgjidhjes së çështjes së studentëve dhe asaj të vettingut të politikës.
Vështirë se ndokush mund ta kapërdijë këtë justifikim, por edhe nëse po, pas tij ngrihen disa pyetje.
Pse kur PD këtë punë e pasaka pasur një lojë me “hyr e dil”, nuk u fut në Parlament edhe kur u diskutua kthimi i ligjit të Metës për Teatrin?
A nuk e kishte caktuar ajo Teatrin “vijën e kuqe” dhe prioritetin e prioriteteve?
Pse kur u kritikua për këtë mungesë, Lulzim Basha u përgjigj me të drejtë se vendi i tyre nuk ishte në atë sallë, ku as nuk i përfillnin, as nuk i merrnin në konsideratë?
Çfarë ndryshoi nga Teatri deri tek studentët?
Pse Berisha që bëri disa herë thirrje për djegjen e mandative, sot e fshiu kujtesën e tij dhe u kujdes për imunitetin?
Të gjitha këto mund të thuheshin gjithashtu edhe për ditën kur banorët e “Astirit” protestuan para Kuvendit dhe PD nuk i mbështeti nga brenda sallës.
Natyrisht është PD që e cakton prioritetin e kuzave të saj prioritare dhe dytësore.
Eshtë ajo që vendos se kur e thyen betimin e marrëdhënies së kushtezuar me Kuvendin dhe se për cilat tema e bën këtë.
Por, pavarësisht nga këto, ajo e ka të vështirë të krijojë një konsensus të gjërë se nuk po e hedh këtë hap për të ruajtur mandatet e deputetëve.
Dhe nëse krijon këtë përshtypje në public, ky është një autogol i parikuperueshëm.
Sepse opozita nuk mund të ketë dy fytyra.
Edhe atë që i thotë shqiptarëve bashkohuni pa dallim rreth nesh për të luftuar të keqen edhe atë që e pengon të mos shikojë më larg se të ndenjurat e saj.(Lapsi.al)
Te gjithe qeshin me deklaraten e tyre.Erdhen se ju pritet financimi.
Une jam salier i kopese se saliereve, kafshëve, egërsirave, të palarëve, dhenve, dhive, derrave, qenërve, gomerëve, ujqërve, çakejve. Eshte e pamundur qe kreu i kopese tone te kete lidhje me keto thashetheme. Ai egersire nuk mund te kete qene as zagar i i oxhakut te Enver Hoxhes. Ai shpellar nuk mund te jete as spiun i Serbise. Turma jone eshte me e çmendura, llumi i perparimit ne Shqiperi dhe akoma me shume keshtu eshte shpellari ne krye te kopese tone. Na e kemi per nder te udhehiqemi nga nje shpellar, kafshë, egërsire, kriminel, spiun i Serbise.
leket jane te embla .por maxhoranca eshte ojo qe po i hape rugen e parlamentit.perse u dashka nji seanc plus diten e premte/////////////////
Parti karagjoze,opozite karagjoze.
Rrogat, rrogat pa te thjerat PD i ka shaka….
Kaq shpejt ju humbi kujtesa qe thate : Ne ate parlament nuk futemi se eshte parlamenti i droges i korrupsionit dhe deri sa te jete Edi Rama kryeminister nuk futemi . O te degjeneruar , ku pyetni ju per elektorat po ju çdo gje qe beni e beni per interes tuaj per xhepat tuaj se po ju qane barku per popull . A ndigjoheni me veshe kur thoni qe ne kemi me vehte jo vetem popullin qe eshte simpatizant i P.D se por adhe elektoratin e pa vendosur se jane me ne thoni ju , kur ju po shterron elektorati juaj jo me te tjeret sepse e shikojne çfare fytyrash te dhjera jeni .
Po zoterinj agallare po. Per vete 6 muaj ne shtepi dhe rrogen e majme e merrni. Punetori 6 minuta vonese humbet punen. Juve zoterinj mbi moshen e pensionit dhe yyyyppp xhxhi akoma ne parlament. Puntori semuret, del ne kemp dhe paga e invaliditetit I xhirohet pas tre muaj, turp. Vidhen miliona ne tendera agallaret ironizojne, vidhet nje llampe energji dhe hallexhiu shkon ne burg. Kapen milionat e cekajt me droge, cekaj ne hotel me pese yje ndersa viktima e cigares me hashash ne burg. Halli madh per vegjeline shqiptare.