Qëlluan Ramën me vezë, Baton Haxhiu: Gjest primitiv, PD fajtore për mëkatet e varfërisë sikur PS

20 Dhjetor 2018, 22:09Politika TEMA

Gazetari Baton Haxhiu ka kritikuar sjelljen e opozitës ditën e sotme në Parlament, duke e quajtu primitive, ku deputeti i PD Endri Hasa ka qëlluar me vezë kryeministrin Edi Rama.

Haxhiu, i ftuar në Opinion është shprehur se ai ishte një gjest primitiv, sidomos i bërë nga deputeti i një partie që mëkatet e varfërisë i takojnë njëlloj sikur Partisë Socialiste.

‘Primitiv, sidomos prej një deputeti që i takon një partie, që mëkatet e varfërisë i takojnë ashtu si PS dhe natyrisht që cdo gjest në Parlament është shije e keqe e asaj që është krijuar për vite të tëra. 

Gjest primitiv i një partie e cila realisht ka fajësi më të madhe se partia që është në pushtet’, u shpreh gazetari Baton Haxhiu.

2 komente në “Qëlluan Ramën me vezë, Baton Haxhiu: Gjest primitiv, PD fajtore për mëkatet e varfërisë sikur PS”

  1. Raul says:

    Ashtu si çizme e Baxhelles do ja nxijnë jetën asaj ashtu dhe veza këtij Dhjendri Jales do ti dalë për hunde

  2. H says:

    Një budalla hedh një gur (vezë) në lum, tani ngrehen 10000 “intelektualë analistë alla shqiptarë” të na sqarojnë. E gjetën punën edhe për këtë javë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje