LETRA: Del gënjeshtra e Bashës, ILDKP konfirmon se kreu i PD i dha leje ndërtimi vetes në konflikt të pastër interesi

22 Dhjetor 2018, 11:59Politika TEMA
LETRA: Del gënjeshtra e Bashës, ILDKP konfirmon se kreu i PD i dha

Përmes një deklarate zyrtare, dje Lulzim Basha u mundua të shfajësohej se kishte marrë miratimin me shkresë zyrtare nga Inspektorati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, se po t’i jepte vetes një leje ndërtimi, me firmën e tij si kryebashkiak i Tiranës, për të ndërtuar një kat shtesë në pallatin ku banonte, pra katin e 13-të ku jeton edhe sot, nuk ishte në konflikt interesi.

Por, ne sot po publikojmë pikërisht letrën që ILDKP i ka dërguar Lulzim Bashës për këtë çështje. Nga komunikim vërtetohet lehtësisht se pretendimi i Bashës është i pavërtetë dhe se kryetari i PD ka gënjyer në deklaratën e bërë dje pasdite.

Në këtë letër, ILDKP i kujton ish-kryebashkiakut Lulzim Basha se është në konflikt të hapur të interesit, duke qenë se leja që ai do të jepte ishte për veten e tij. Ky institucion i ka bërë me dije Bashës nenin 37 të Ligjit Nr.9367, date 07.04.2005, i ndryshuar, ku janë përcaktuar mënyrat bazë të parandalimit, trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesit për zyrtarët që ushtrojnë funksione publike.

Gjithashtu, ILDKP i ka kujtuar Bashës, që me profesion është edhe jurist, edhe nenin 37 të Kodit të Procedurave Administrative ku përcaktohen llojet e interesave private që bëhen shkak për lindjen e një konflikti interesi dhe ndalimi i pjesëmarrjes në një vendimmarrje publike ku ekziston interesi privat.

“Asnjë punonjës i organeve të administratës nuk mund të marrë pjesë në një proces vendimmarrës administrate apo në një lidhje kontrate ku administrata që ai përfaqëson është palë në rastet kur punonjësi ka ose dyshohet të ketë kushtet e mëposhtme:

a) ka një interes personal direkt apo indirekt në çështjen në fjalë;

b) bashkëshorti apo bashkëjetuesi ose të afërmit e tij deri në shkallë të dytë kanë një interes direkt apo indirekt në çështjen në fjalë”.

Pra e shkruar e zeza në të bardhë, ILDKP i ka bërë me dije kreut demokrat se ka konflikt të pastër interesi në çështjen në fjalë. Por, edhe pse Basha do të deklaronte se ishte i pa zëvendësueshëm në detyrën e tij si kryetar i bashkisë, praktika e mëvonshme e administratës së tij ka treguar krejt të kundërtën, pasi në gusht të 2014-s disa leje ndërtimi janë firmosur nga ish nënkryetari I bashkisë, Enno Bozdo.

Nga ana tjetër, ky komunikim i Bashës me ILDKP-në provon edhe njëherë faktin se Basha duke përfituar nga pushteti i ka dhënë leje vetes për një kat të 13-të shtesë, duke uzurpuar tarracën e cila është hapësirë e përbashkët e pallatit dhe duke rrezikuar banorët edhe me shembjen e mundshme të pallatit, i cili ishte projektuar për 12 kate.

13 komente në “LETRA: Del gënjeshtra e Bashës, ILDKP konfirmon se kreu i PD i dha leje ndërtimi vetes në konflikt të pastër interesi”

  1. Kalec Dega says:

    Kjo ka ndodhur ne 2014 dhe PS e Lali Eri tani u kujtuan te na kujtojne dhe te merremi me thashetheme.Mos valle e dinte Rama dhe kishte frike ta shperblente per here te dyte?

    o milet albanistonez, militant dhe karabush…jeni patetik…

    Nderkohe PS e Tualet Palles e Lali erit e Ramutit votojne kunder vetingut te Politikaneve…Jo bre!

    1. Cudia says:

      O kalec! Oasha zotin si mund te dalesh ne mbrojte te Lulit? Ai ben gabime jaq te trasha sa te vjen turp te jesh ne krah te tille. Ne gjithe boten vjedhin por ky eshte i paperseritur. Debil dhe kokrra e genjeshtarit serios.

    2. ik ere pirdhu says:

      Kalec Cari, edhe pallimi i sat’eme ka ndodhur vite e vite me pare! Por pasojat e atij pallimi vazhdojne edhe sot e kesaj dite dhe je pikerisht ti dhe karagjozlleqet qe thua qe vazhdojne ndosin mjedisin shoqeror, o lapangjoz!
      Keshtu edhe puna e Bilelush Bilebashes ?

    3. rsh says:

      More z.Kalec Dega po si ka mundesi qe je kaq injorant? Po perse nuk meson tutje qe te vetedijsohesh para se te beshe argatin e djallit. Vetingu mund te behet vetem per personelin e drejtesise. Dhe pasi te kemi drejtesin ne vend atehere nuk do te ket me politikan te ndyer e plaqkites! Sdo te kemi Sali, Basha, Kryemadhi, Meta e Rama. Sepse prokuroret do te jene aty duke kujdestaruar 24h/24h. Sdo te mund te vjedhin pa u ndeshkuar. Te gjitha aktivitetet kriminale do te adresoheshin te drejtesia e cila do ta ket kaluar vetingun me sukses.Prandaj leri mjegullat o injorant. Basha eshte agjent i UNMIK-ut ( rusve e kinezve) . Ai eshte regrutuar ne Kosove nga UNMIK-u derisa punonte argat i tyre me page te rregullt.

      1. Delet e Ramiut says:

        Respektoj menimin tat por je shume naiv. Ata qe i shpetuan vetingut te tipit Zaganjori apo A Faqolli ndoshta edhe Gjin Gjoni mos valle do ti sherbejne drejtesise neser? Jeni injoranta t’mdhenj.Ju qofshit.
        Me lart nuk mbrohet Basha por diskretitohet heshtja e qellinshme e Lali Erit/ Rames e drejtesise kur dihej qe Basha kishte shkelur ligjin.Jeni shume te trashe.

        Vetingu i Politikaneve duhet te kishte filluar njekohesisht me ate te gjykatesve/prokuroreve.Kjo anarki, ky korrupsion eshte pasoje direkte e politikes dhe politikaneve te mberthyer me krimin dhe pushtetin duke ndikuar mbi drejtesine.

        Veting i politikaneve eshte me i rendesishem tani se ai i gjykatesve/prokuroreve te Rames/Saliut

        Pyetja qendron, perse PS ka frike nga vetingu i politikaneve?
        Perse , Rama ky demokrat i djallit ka frike nga vetingu i politikaneve.

  2. mona says:

    Si s’ka turp ky idiot gjithe jeten duke genjyer.

  3. Albann says:

    …..Dhe kush e ka fajin qe Rilindja behet pale me hajdutet e te korruptuarit?

  4. Edi says:

    O lulush o mashtrus o legen .

  5. Anna says:

    Luli je turpi i vendit .
    Dueht te ikesh ne holland o legen lere shqiperin
    Ne terezin e saj o bastard

  6. Cudia says:

    Shteti ta prishe shpellen e ketij plehres ndetuar mbi pallat me parat e shpellarit. Ai duhet te paguaj edhe shpenzimet.

  7. ???????????????????? says:

    Basha s’ka turp. S’ja ndjen fare që të tjerët s’janë rrehat.
    Është veshur me një cipë pasurie dhe rrehatie, dhe nga pamja përallore e pallatit buzë liqenit shef vetëm parajsë.
    Por ne s’jemi qorra dhe tuafër.
    Postin partiak dhe Qeveritar ai e do për të mbrojtur parajsën personale , një pjesë të mirë të së cilës e ka vënë me PISLLËQE.
    Kësaj i trembet, dhe bën mirë.
    S’kemi për tja falur as atij , as kujdo tjetër .
    DITA E GJYKIMIT PO VJEN! ????

  8. Aixa says:

    Me berjen e SPAK dhe strukturave te tjera qe mund te hetojne edhe pushtetmbajtesit dhe ish pushtetmbajtesit hapet rruga qe i gjithe tranzicioni shqiptar te hetohet dhe te secili te marre denimin qe meriton. Kjo ka lemerisur te gjithe ishet te cileve ju hoqen Llallat etj. qe i mbronin pavaresisht provave qe bejne mu. Kjo gje i ka aktivizuar shume keta Zoterinj qe ndjejne nje fund sic e kane merituar me triunfin e reformes se drejtesise dhe qe po provojne gjithe keto rruge per ta penguar qe nga kundershtite 2 vjecare e shkopijte në rrota, deri tek organizimi ne erresire I grupeve te studenteve etj, shpikjen e vetingut per politikanet qe te fitohet kohe dhe mos veproje SPAK etj por fajtorit ti thuhet “na fal por duhet te lesh punen, mbaji gjith cfar ke vjedhur dhe jeto si pasha në Vile “.
    Me mosvotimin e vetingut kryehallexhiu i dy duarve per nje koke ben thirrje te rrembehen armet e te krijohen corodira.
    Ministri i brendeshem Lulush, qe drejtonte operacionin e 21 ja Arif nga taraca kryeministris eshte aktiv pa pushim keto dit, per motivet e familjes se vet edhe zonja tjeter.
    Te pakten keshtu duket tabloja kendej nga Europa. Ju qe rriniatje e dini me mire.

  9. Toni says:

    Basha , ik , se na çave bythën !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje