Një replike e detyruar me Artan Fugën

22 Dhjetor 2018, 09:30Politika TEMA

Nga  Gafur Muka

“Pas 14 ditësh protestash studentore dhe që studentët kanë braktisur mësimin, gjendja është e trishët”. Kështu e nis shkrimin e tij me titull “Durimi ka sosur…Rama bisedon me pedagogë të lodhur, më rëntë pika mua…” akademiku Artan Fuga, botuar në media online” të datës 18 dhjetor. Me thënë të drejtën e lexova disa herë këtë fjali dhe m’u duk si e pakuptimtë.

Nuk thashë si produkt i një njeriu të lodhur. Vazhdova më tej. Ja mendimi i qëruar dhe shumë i vyer: “ Dhe në vend të bëjë këtë (dmth atë që i dikton Fuga) bashkëbisedon (ai, Kryeministri) tek Gjeologjiku me një dorë pedagogësh të lodhur duke harruar që industria e gjeologjisë dhe minierave në Shqipëri i ka mbathjet në fund të këmbëve”. Epo ç’ti thuash kësaj?

Një vlerësim që mund ta bëjë një akademik i “palodhur”, gjithë energji e potencë (më rëntë pika mua) e, që e ka vënë syrin jo dokudo, por tek mbathjet e industrisë shqiptare. Po, pse janë të lodhur pedagogët e Gjeologjikut? Ata kanë zhvilluar një bisedë më Kryeministrin e vendit dhe biseda nuk ia paska mbushur syrin akademikut. Kaq ka mjaftuar, pasi Fuga nuk merret më fare me bisedën. Por, për ti ardhur në ndihmë lexuesit, po e trajtojmë ashtu përmbledhtas këtë bisedë. Stafi i Kryeministrit kishte kërkuar një takim me studentë dhe pedagogë të fakultetit. Lajmërohemi nga dekani që takimi ishte lënë për në orën 18.00 të datës 17 dhjetor.

Ne pedagogët, që nuk jemi protestues por mbështesim protestën, menduam ta takojmë Kryeministrin dhe t’i thonim ç’kishim për t’i thënë, në interes të plotësimit të kërkesave të protestuesve. Dhe u bëmë (sipas Fugës një dorë pedagogësh të lodhur) dhe, ndër të tjera, i thamë Kryeministrit që të mos rrekej t’u mbushte mendjen protestuesve për dialog, pasi ata i kishin formuluar kërkesat e tyre, dhe ishin në pritje të një oferte nga kryeministri. Prandaj, i sugjeruam po Kryeministrit, të ulej me specialistët e tij dhe të formulonte një paketë zgjidhjesh, për t’ua ofruar studentëve.

Nëse pranohej apo jo kjo ofertë nuk varej nga ne, pedagogët e “lodhur”, por nga studentët tanë, protestuesit e palodhur të protestës. Kjo qe në thelb përmbajtja e bisedës. Tani, se ku është lodhja këtu, hajde gjeje. Dua ti bëj me dije Fugës, se protestuesit e fakultetit tonë janë ata që e mbështesin më me forcë kërkesën për abrogimin e ligjit për arsimin e lartë.

Dua t’i them gjithashtu, se vetëm artikullshkruesi i këtyre rradhëve, ka bërë së paku pesë artikuj tek gazeta “Tema” ku analizon ligjin për arsimin e lartë dhe evidenton mangësi të qenësishme të tij. Mbase këta, sipas Fugës, janë artikuj të lodhur, sepse mbartin mëkatin e të shkruarit nga një person që profesioni e lidh me atë që “ i kanë rënë mbathjet në fund të këmbëve” pra, me industrinë e gjeologjisë e të minerave.

Epo, kjo është logjika e akademikut Fuga!!! Tek shkruaj kështu e pyes veten: more, mos vërtet akademiku ka të drejtë?! Ai, na i ka peshuar e vlerësuar të gjitha kapacitetet tona fizike dhe, të dhënat që ka marrë e çojnë tek konstatimi i padyshimtë i lodhjes.

Apo, akoma më tej: ai na i ka lexuar të gjitha produktet tona të mendjes dhe, të dhënat e çojnë tek pohimi që këto produkte janë rezultat i mendjeve të lodhura?! Apo më mirë akoma: ai nuk ka nevojë fare për produkte, por thjesht intuita e tij prej filozofi e çon në mënyrë të pagabueshme tek ekzistenca e lodhjes (hë pra, a nuk i kanë rënë mbathjet në fund të këmbëve industrisë së gjrologjisë e të minerave?!).

Sido që të jetë, unë lus zotin që të mos e zërë syri i keq akademikun tonë. Po të ishte gjyshja ime gjallë do ta lyente me kripë dhe do të pështynte tri herë: pthu, pthu, pthu..Besoj se kaq do të mjaftonte për… SYRIN E KEQ.

15 komente në “Një replike e detyruar me Artan Fugën”

  1. Artan says:

    Mos ia vini re prof. Fuges, profesor, se ka roitur.

  2. era! says:

    Foli nje nga plehrat e Zerqanit qe nuk di nme lidh ushkurin pervec me pi gjithe diten raki kumbulle me gjize.

    1. pap says:

      Po ti mor/moj rrocke, cfare te interson, ate se nga eshte profesori, apo ate cfare ai shkruan?! Me siguri duhet te kesh ndonje “merak” te mbetur me Zerqanin! Hape gojen hale dhe fol per meraqet se nuk te ben mire t’i mbash brenda. Cilet jane plehrat qe ti “me nder” na paske dijeni?! Sikur edhe vetem ti te ishte sa “thembra” e profesorit/apo atyre zerqanasve “plehra”, Shqiperia do te ishte shume me mire se cfare eshte.
      Yy..tt…, pleher; vetem kaq mjafton per ty.

  3. yes says:

    Efektiv dhe i sakte!

  4. Fieral says:

    Respekte profesor! Megallomanisë së disa personave, që në vend ti japin shoqërisë atë për të cilën janë përgatitur në jetë, duan të faktorizohen në kurriz edhe të disa të tjerëve, i duhet vënë fre.

  5. Noli says:

    Fuga ka kohe qe eshte lodhur e ka ikur per lesh bashke me akademine. Llapaqeni Fuga nuk ka ide vetem llogje. Mos u merrni me te se eshte kohe e humbur.

  6. shiu says:

    Foli edhe nje nga plehrat e Zerqanit qe nuk dijne te liidhin as ushkurin por gjithe diten pijne raki me qepe e gjize e marrin boten neoer goje Monstrat !

  7. Lali says:

    Profesore, hani, pini e kusur mos lini, se mesues te shkolles se mesme jini.

  8. Iliri says:

    Fuga dhe per kengen fituese ne RTSH vitin e kaluar nuk i pelqeu dhe beri komente.Dhe per shkencen Fuga ben verejtje dhe per rjedhjen e lumejve ben verejtje pasi ati nuk i pelqen ashtu duhet te rjedhin ne drejtim te kundert.Nje njeri i tille qe komenton negativisht cdo gje qe ndodh i pelqen vetja dhe eshte nje kok bosh .Dhe mediat qe botojne komentet e tij bejne gabim pasi nuk jep mendim qe ti sherbeje problemit shkurt ai eshte njeri kontravers ose budalla dhe mund ti thuash

  9. buj says:

    BRAVO `Lali` ermin e paske si ai tjeterllojshi po ktyre ua paske gjetur llafin fiks

  10. Keqardhje says:

    Palo filozofi Fuga se kupton se sa kot eshte!
    O filozof, qe ate dite qe Monika futi iden mos dialogoni, misioni yt ka marre fund.
    Nje turme oruelliane bertet cdo dite” 8 pika good, dialog (no) is bad!”
    Sigurishte une me pare se kam vleresuar Ramen! Por e ka hedhur me zgjuaresi dorashken! Hajde te dialogojme! Jo, thone jalistet dhe pastaj edhe pulat!
    Beni parti ju thote Rama, jo thone ne heshtje pa dialog te perbetuarit e Jales, partin e kemi. Jo thone edhe pulat! Jo thote edhe ” filozofi” naiv. O filozof po a e ke pari ligjin e aresimit te larte! Skema e organizimit ekzekutiv ka tre nivele zgjedhjesh. Eshte njelloj si po te ishte ne qeveri: km (rektori) i zgjedhur me vota, ministrat (dekanet) te zgjedhur me vota, drejtoret e drejtorive( shefa departamentesh) te zgjedhur me votash! Kjo i dashur filozof quhet konflikt vote! Ose edhe kakofoni vote! Mendoje sec ndodh po te organizohej Qeveria keshtu! Filozofi lexo pak lexo! Thone qe suedezet i vune drurin ketij modeli populist dhe pas kesaj, ata progresuan! Te te vije zor, kur studentja idiote e arkitektures i bertet politikisht KM, me terma politike se gjasme ke aktivizuar 1000 freshist! Besoj se ska nevoj per te vijuar! Kete fjali e thote edhe Monika!
    Leri gjeologet filozof! Ne konceptin tim gjeologet jane inxhinier, studius dhe objekti i punes se tyre kerkon meditim,fantazi, absftragim dhe zbulim struktruash ne thellesi te kohes dhe hapesires. Ne fund te jetes ata perfundojne ne filozof. Me duket se e ke kruajtur si shume me ta! Lexo dhe behu i lodhur qe te behesh filozof! Nje filozof nuk urren, nuk grindet dhe nuk merret me partit! Partit e mencura dine ti perforin veprat e tyre! Kadare, Qosja, etj. por deri tani Ti, jo! Jane shembull i mendimtareve ne rolin e tyre…

  11. Bogonica says:

    Mbase nuk eshte faji juaj z.Muka,por pavaresisht se me z.Fuga nuk me lidh asgje,jemi larg te dy me njeri tjeterin,ne nje moment me duket se z.Fuga ka shume te drejte kur thote:”Industrise se Minierave dhe Gjeologjise (pse jo dhe shkences qe merret me ate) i kane rene breket ne fund te kembeve”. Dini gje ju z.Muka se c’behet me kete pasuri kombetare?Cfare te ardhura sjell ne Buxhet kjo industri,dhe sa sillte ne sistemin e kaluar,c’behet me koncensionet ne kete sektor te leshuara nga qeverite e te dy kraheve politike? Si eshte niveli i shfrytezimit te rezervave minerale,e vecanrisht te Kromit,kesaj pasurie te vecante kombetare?Perse ka rende industria e perpunimet te mineraleve dhe perse ato eksportohen te pa perpunuara? Perse industria e Naftes eshte lene ne dore te hajduteve te brendshem e te jashtem,me lloj-lloj teorish se Nafta jone ka keshtu e ashtu(!), nderkaq asaj nuk i shkulen hajdutet e radhes? E kuptoj qe jeni vetem pedagog i fakultetit gjeologji -miniera, por a ndieni dhe ju pergjegjesi per kete situate?U them une:Nuk ndieni pergjegjesi,jeni dakortesuar me ate rrogen tuaj dhe me ndonje marifet me studentet dhe nuk kapeni tek problemi per te cilin studiojne studentet tuaj, por tek fakti i 8 pikave qe per mua(me perjashtim te rishikimit te ligjit per Arsimin) jane te gjitha te dores se dyte.Mendoj se Ju dhe koleget tuaj te stafit akademik te Universitetit Publik jeni teresisht te shkeputur nga jeta dhe realiteti.Perse nuk ju pranojne studentet ne proteste,duke ju futur ne nje kallep me politikanet? A nuk do te ishte ne nderin tuaj t’ja parashtronit Kryeministrit, vec halleve te studenteve edhe hallet e kesaj industrie,qe i kane rene breket ne fund te kembeve?

  12. joel shkodra says:

    Vetem diçka, o prof. Muka, vertet jeni i Gjeologji-Minierave, por ndonje gabim drejtshkrimor nuk ju falet. T’i – shkruhet me apostrof (kur nuk eshte veta e dyte: ti). Mund te ngushelloheni se nuk jeni i vetmi. Ka plot, gazetare, shkrimtare, politikane, ministra etj.. etj. Bile, ky shkrim i juaji ka pak gabime ne krahasim me gazetaret.

    1. Mirel says:

      Joel nuk ka mbet ti qe ti besh korektorin Profesorit te nderuar Muka. Eshte pune e redaktorit te gazetes por sic duket nuk e di se gazetat kane redaktor dhe korrektor, te pakten duhet ta kene.

  13. NNP says:

    Fakulteti gjeologji-minierave mbijeton me reminishencat e se kaluares sepse sa per sot jo vetem qe i kane rene breket por nuk breke fare.Eshte nje fakultet fantazem qe strehon si azilante ca te ashtuquajtur profesora qe vetem kollaret kerkojne tu japin vlera e dinjitet.Edhe vete e pranojne ne biseda intime se bejne sikur bejne shkence por ne fakt shqyhen mes vetes per llokma e rryshfete.Tamam azil pleqsh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje