Zbulohet pas 100 vjetësh letra e 9 studentëve shqiptarë dërguar presidentit amerikan Wilson: Ju lutemi, merreni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen tuaj!

25 Dhjetor 2018, 09:33Politika TEMA

Zbulohet pas 100 vjetësh letra që 9 studentë shqiptarë të universiteteve të Vjenës i dërguan presidentit Woodrow Wilson për të ndihmuar Shqiprinë në Konferencën e Paqes.

Letra e gjetur në Arkivin Qendor të Shtetit është bërë publike mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, mban datën 15 dhjetor 2018 dhe ka qenë e panjohur deri më sot për studiuesit dhe publikun.

Të shkruar 4 faqe në shqip dhe në anglisht, studentët i luteshin Wilson që përpara mbajtjes së Konferencës së Paqes në Paris të ndihmonin Shqipërinë e cila e kishte humbur pavarësinë.

Pasi bënin një rezyme të historisë së Shqipërisë, vuajtjeve, padrejtësive, copëtimit që kishin bërë fuqitë e mëdha, përndjekjes së popullsisë, studentët i shpreheshin Wilson se ai mbetej i vemti shpëtim.

Studentët që shkruan letrën dhe që në të ikërkonin Wilson t’i kushtonte vetëm 15 minuta nga koha e çmuar ishin: Remzi Baçe, Jani Basho, H. Hifzi, Nush Bushati, Xhevat Korça, Luigj Kakarriqi, Gjovalin Gjadri, Raku Buda, Fuad Asllani. Ishte momenti që Shqipëria kishte dalë nga Lufta e Parë Botërore pa shtet dhe Italia, Greqia, Jugosllavia e kishin ndarë sërish mes tyre dhe praktikisht Shqipëria pothuajse nuk ekzistonte.

Ndërkohë Austro-Hungaria që e kishte mbështetur ngritjen e shtetit shqiptar kishte dalë e humbur nga lufta dhe u shpërbë.

Në këto rrethana, në Konferencën e Paqes ishte e sigurtë që Shqiëpria nuk do ekzistonte më. Pikërisht në këtë moment kritik të ekzistencës së Shqipërisë, 9 studentë u bërë shpëtimtarë të tij. Ishin pikërisht ata që bënë që Ëilson të inicohej dhe të ndihmonte realisht shtetin e brishtë shqiptar.

Natyrisht që më vonë kanë një kontribut mjaft të rëndëishëm delegacioni shqiptar dhe sidomos shqptarët e Amerikës nën drejtimin e Fan Nolit, por kjo letër shërbeu si indicie për kthesën e madhe.

Pas marrjes së letrës, presidenti Wilson dërgoi në Vjenë ambasadorin Calvin Coolidge (më vonë President i SHBA) për t’u takuar me studentët shqiptarë.

Coolidge i priti këta studentë në një kështjellë në periferi të Vjenës (1919) dhe u deklaroi atyre që zëri i presidentit Ëilson në Konferencën e Paqes do të ishte në përkrahje të vendit të tyre.

Në vitin 1920, po këta studentë i dërguan një notë Konferencës së Paqes në Paris, pikërisht për këto arsye.

Nga ana tjetër, për të parë gjendjen në vend, ai dërgoi në Shqipëri konsullin e SHBA në Torino, zotin Jozef Haven (1919), i cili vizitoi Shqipërinë e Jugut dhe atë të Mesme duke u shoqëruar nga patrioti Tefik Mborja. Raporti që ai i dërgoi presidentit Wilson ishte tërësisht pro Shqipërisë.

Një nga pasazhet më interesante të letrës së studentëve dërguar Ëilson ishte kur ata i drejtoheshin atij e fjalët: “Zotëri! Ju lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar, ta merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj”.

Letra e plotë

Z.Woodrow WILSON

President i Shteteve të Bashkuara

Palais Murat, Paris – Francë

Fort i ndershmi Zotëri!

Ne, të nënshkruarit studentët shqiptarë të Universitetit të Vjenës, Austri, marrim lirinë të paraqesim veten tonë me këtë letër për të na dëgjuar më shpirtmadhi njerëzor dhe i drejtë i Zotërisë suaj.

Sot, kur fati i botës varet kaq shumë prej Jush, kur çdo e vetme minutë e Zotërisë suaj do të jetë e zënë me çështjet e nesërme, shumë natyrisht do të duket si një guxim i pafalshëm që nga ana e një grushti studentësh të një kombi jo shumë të dëgjuar të luten për një të katërtën orë prej kohës së çmueshme të Zotërisë suaj.

Zotëri! Në këtë furtunë të ngjarjeve të papritura, në këto ditë historike kur mbretëri shekullore rrëzohen dhe kudo kombe të rinj ringjallen, kemi pritur me vëmendje të gjallë dhe me një shpresë që për ditë pakësohej, për një fjalë shpëtuese për atdheun tonë fatkeq. Por duket se jemi krejt të harruar, sikur i përkasim historisë së vjetër. Dëshpërimi na rrëmben me gjithçka kur mendojmë mundësinë e një paqeje të padrejtë. Pak mund të jemi, por megjithatë kemi vendosur dhe kemi bërë be të bëjmë nën çdo kusht, ç’na vjen nga dora për vendin tonë të dashur. Ai është i tëri që kemi, i tëri që duam të kemi edhe i tëri për të cilin japim jetën tonë me gëzim.

Si më i madhi idealist i shekullit do të jetë shumë e lehtë për Ju, fort i ndershëm Zotëri, të çmoni drejtësisht qëllimin e ambicies sonë; ai është ideali ynë. Edhe si mjeshtëri i mjeshtërve, tërë vërtetësia entuziaste e djalërisë kurrë s’mund të jetë e huaj për Zotërinë Tuaj që të besoni drejtësinë e qëllimit tonë.

Edhe nga këto kushte guxojmë ti drejtohemi Zotërisë Suaj përulësisht, më të dëgjuarit njeri të shekullit, i cili qëndron me idenë e tij më lart se gjithë njerëzit e tjerë në historinë e botës së qytetëruar, dhe fjala e të cilit, për fatin e mirë të njerëzimit rëndon më shumë se mendimi i gjithë botës.

Zotëri! Ju lutemi të keni durim me ne deri në fund.

Zoti President! A do të jetë pa dobi të të numërojmë dy, tri pika nga fatkeqësitë e panumëruara të këtij vendi? A ka ndonjë komb tjetër mbi faqen e dheut të cilit i ka qenë ndaluar përdorimi i gjuhës amtare? Pesëqind vjet Shqipja ka qenë një gjuhë e ndaluar në Shqipëri, kaq e rëndë ka qenë zgjedha e tiranisë së huaj! Pa këtë dhurim të pafajshëm të Perëndisë, pa këtë vegël të gjallë të kulturës e të përparimit të  një kombi, si mund të kërkohej të kishim mbajtur një hap me botën e lirë? Megjithatë, Evropa e mendshme e priste këtë prej nesh. Dhe një fatkeqësi e madhe e dytë e Shqipërisë  është mospasja e një feje të bashkuar që të mbante zjarrin e idealit kombëtar kurdoherë të ndezur në zemrën e popullit. Por me gjithë këto besime të ndryshme e ngatërrime të tjera, shqiptarët kanë qëndruar, kanë bërë kryengritje dhe kanë luftuar së bashku për liri si një komb me traditat e me gjuhen e vet.

Fort i ndershmi Zotëri, do përpiqemi me çdo mënyrë që të mos keqpërdorim durimin e Zotërisë Suaj me hollësira të panevojshme dhe me ca fjalë që vinë më poshtë mund të përmendim epokën historike: Heroin kombëtar, Skënderbeun, i cili për 24 vjet ndaloi Turqit edhe luftoi burrërisht kundër invazionit të huaj që të mbrojë Evropën mosmirënjohëse me gjakun e vlefshëm shqiptar (1443); Lidhjen e Prizrenit më 1879 të cilën Ippeni aq bukur e barazon me Konfederatën e Kantoneve Schwytz, Uri dhe Unterwalden në vitin 1307, edhe me komitetin e sigurimit popullor, i cili qeverisi Francën prej 1793 deri 1795; Kushtetutën e Turqisë fituar prej shqiptarëve për të gjithë kombet që ishin atëherë nën Turqinë (1908); kryengritjet kundër regjimit të ri turk, më despotik që mund të jetë 1909-10-11. Zotëri!

Ky kombi  më i vjetër në gadishullin ballkanik ka treguar kurdoherë gjallërinë e tij dhe ka kërkuar të drejtën për një jetë kombëtare, por fqinjët tanë kanë qenë shumë më të fortë se ne, ne që përpiqeshim nër kaq mundime. Edhe duke qënë se historia e jonë na le në kohrat e mesme në errësirrë të plotë, politikanë grekë e serbë gjetën rastin të mohojnë të drejtën e një jete politike për ne. Këta shkuan aq larg sa të mos shohin qënien gjeografike dhe etnografike tonë; ata besuan se Europa Perëndimore dhe Amerika duhej të këndonin punërat e ngatërruara të Ballkanit vetëm sipas shkrimeve të tyre, edhe të shohin vetëm me sy grekë e serbë. Por, për fat të mirë historishkrues të dëgjuar si Thalloczi dhe Jirecek (i dyti sadoqë një sllav vetë) duke i shërbyer shkencës, kanë rrëfyer të drejtën dhe i kanë provuar botës racionale se çka qënë Shqipëria dhe ç’rol kanë luajtur shqiptarët në historinë e përgjithshme.

Edhe nga ana tjetër politikanë të mëdhenj që kanë ardhur në kontakt më Shqipërinë janë bërë mbrojtësit më të fuqishëm të çështjes sonë; sepse kanë parë të vërtetën edhe padrejtësinë që punohet kundër nesh. Midis tyre në radhë të parë vjen Z. George Fred Williams, ish ministri i Shteteve të Bashkuara në Athinë, i cili dha dorëheqjen më 1913 për të protestuar kundër përdorimit të keq të Shqipërisë prej fuqive të mëdha të Europës. E drejta do të fitojë, por ne shikojmë për hidhërimin tonë, se me sa rezultate kanë qënë përpjekjet e fqinjëve tanë, sa në Europën e Perëndimit edhe nuk na marrin parasysh.

Vërtet Konferenca e Londrës më 22 Janar 1913 njohu si shtet më vehte Shqipërinë, por po thua 2/3 e vendeve që mbas drejtësisë duhej të njiheshin si Shqipëri, u lanë të vuajnë nën zgjedhën e huaj. Serbët muarrën gjithë Kosovën shqiptare dhe u munduan me çdo mënyrë të shuajnë në ato vende të gjithë mos-serbët. Mali i Zi u rrit edhe dy herë më shumë se ç’qe, vetëm me shqiptarë e me tokën shqiptare ku malazezët nuk nëmëronin 1/1000 të vendësve. Greqia, nga ana tjetër, nuk u kënaq me gjithë Shqipërinë e Jugut, kërkonte edhe një copë vend të madh si të drejtën e vet. Një komitet ndërkombëtar i vizitoi viset e dyshuara dhe vendosi që ato, pa dyshim, ti ngeleshin Shqipërisë. Por Greqia nuk iu bind vendimit dhe rregullimit të komitetit, edhe për të gënjyer botën, punoi çdo lloj komedirash me finale tragjike ne Korcë e në Gjirokastër, ku ushtarë aktivë grekë, me petka të vendësve, luftuan kundër Shqipërisë foshnjë.

Zoti President! Në qoftë se në vendimin e paqes një komb lihet i pa njohur dhe do të përdoret kaq padrejtësisht, a mundet ndonjëherë të sigurohet paqja në atë anë të botës? Shqipëria sikundër Konferenca e Londrës e kufizoi kurrë s’mundej të rronte; kishte farën e vdekjes në gjakun e saj që në lindjen e vet.

Me këtë mënyrë Zotëri deri tani bota na ka përdorur mizorisht, prandaj ngremë zërin tonë tek Ju, si mbrojtësi i njerëzimit duke e ditur me siguri se marrja pjesë e Shteteve të Bashkuara nën udhëheqjen e drejtë e të ndershme të Zotërisë Suaj, në Kongresin e Paqes, drejtësia do të përmbushet dhe shqiptarët duke pasur të drejtën e vetvotimit për formën e qeverimit të tyre do të kenë lejën, si një komb i lirë, të hyjnë në Lidhjen e Kombeve.

Zotëri! Ju lutemi në emër të djelmërisë shqiptare e të kombit shqiptar, ta merrni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen Tuaj.

Në emër të studentëve shqiptarë në Vjenë

Të përvuajturit,

cand. med                                gand. Bodenkultur                                  cand. ing

Jan BASHO                             Remzi BAÇE                                         H. HIFZI

cand. jur.                                 stud. phil.                                        cand. Export akademi

Nush BUSHATI                    Djevat KORÇA                                Luigj KAKARRIQI

stud. ing                                 Aspirant pharm.                                    stud. ing

Gjovalin GJIADRI                 Raku BUDA                                     Fuad ASLAN

Vjenë, Austri

15 / 12 / 1918

28 komente në “Zbulohet pas 100 vjetësh letra e 9 studentëve shqiptarë dërguar presidentit amerikan Wilson: Ju lutemi, merreni këtë komb fatkeq nën mbrojtjen tuaj!”

  1. Virusi says:

    Ku lejohej publikimi i dokumentave te tille. Do dilte mbeshtetja “imperialisto amerikane” ne fatiin e shtetit shqiptar. Domethenes eshte dhe vizioni e angazhimi i studenteve ne fatiin e atdheut, si pjesa inteligjente e vendit.

    1. Flm says:

      Dihet shume mire perse nuk u publikua ne kohen e Komunizmit.
      Por pyetja eshte perse u publikua tani dhe nuk u publikua keto 27 vite demokraci.
      ###
      Duket qe ky artikull (pa dyshim i vertet) ka per synim qe Amerika “te lidh gomarin” ne keto momente te veshtira gjeopolitike per SHBA-ne.

      1. O.Pamuk: muslimonet shqipfoles jane identiteti i Turqise ne Shqiperi , Evrope e me gjere..........'' says:

        perpjekja e Wilson-it nuk shkoi dem……………sunitet u ben ”evropiane”,gezuar ramazoni!

        https://www.youtube.com/watch?v=tZe-XSULmaA

      2. ben says:

        Flm-s’na the gje kete rradhe. Me mire do kishe bere te heshtje.
        Ajo qe nuk e ke vene re apo e ke vene re por nuk do qe ta pranosh eshte se grupi studenteve shqiptare ka perberje nga te tria fete, katolik, ortodoks dhe myslimane.
        Sa turp per juve qe doni te ndani vellezerit e nje gjaku mbi baza fetare. Jo vetem sa turp, por ne se ke dy para mend ne koke do te te bente qe te ndjeheshe keq me veten. Ne kete rast je me fat qe nuk ke aq mend …

        1. ti je muslimon,ti je zhuls shkretetire,si i tille eshte normale te jesh rrot [email protected] uakbar! says:

          ki leshqeni me callme ne koke tu kendu m’arabisht Koranin mund te jete birazeri yt turk ,por kurresesi i nje shqiptari kristian…………gezuar ramazonin!

          1. ben says:

            mutongenes-je nje qenie e peshtire qe cdo gje e lidh me fene. Ti nuk e di se cfare feje kam une, pasi per nje individe pa moral si puna jote, ka vetem ortodokes greke dhe te tjeret jane myslimane, turq, hebrenj apo te tjere. Mendja jote qe ka tru me pak se gomari me budalla nuk e kupton dot se jo cdo gje lidhet me fene. Kur thua: “shqiptari Kristian” a e mendon njehere se shqiptaret ne antikitet ishin pagane?
            Cfare flas edhe une. Ku ke tru ti more idjot te lexosh historine. Per ty mjafton se c’te ka thene Prifti i fshatit kur emigrove ne Greqi dhe laje nevojtoret e kishes.

  2. ?⛼⛺ says:

    Filmi Apasionata e jep kuptimin si arsyetojn studentët tanë. Janë marrë masa që grusht shteti dhe shantazhe të mos jen në gjendje të vënë në jetë.

  3. Kuq e zi says:

    Nje shqipe kaq e paster te emocionon kur e lexon
    Ndersa permbajtja tregon se cfare eshte amerika per ne si komb dhe tregon kush jane armiqte
    Ndersa aksi beograd-athine zien ne kulm edhe sot pacavuret e tiranes skane as kocke as palce per ceshtjen kombtare

    1. Flm says:

      O Koqe-Zi … Athina nuk kishte Historikisht as nje problem me Shqiptaret e Krishter, por e kunderta ishin aleat duke luftuar nder shekuj kunder armiqve te perbashket.
      ###
      Athina behet e rezikshme vetem kur kombi Shqipetar Turqizohet dhe behet faktor kercenues dhe destabilizues ne Ballkan.

      1. Eri says:

        Ik more grek moterqire e nanqire.Kush ka guxim te propagandoje Greqine pas gjithe ato krimesh qe ka kryer ne te kaluaren dhe krimet qe kryen sot ndaj shqiptareve.Ik mor qen mos shkruj me ketu ropqire.

      2. ben says:

        Flm-nuk me thua kur kombi shqiptar eshte bere faktor destabilizues apo kercenues ne Ballkan? Jo per gje por sado qe perpiqem te shfletoj historine nuk me rezulton asnje fakt i vetem qe ne paskemi destabilizuar Ballkanin ne keta 4000 vjetet e fundit.

    2. theatrical says:

      USA ne krah te shqiptareve edhe atehere kur egzistenca e shtetit te sapoformuar shqiptar ishte ne pikepyetje…por edhe ne Çlirimin edhe Pavaresine e shtetit te dyte shqiptar,Kosoves

  4. Simon says:

    Prekese ne noptat e dhimbjes per atdheun dhe per rrezikun e asgjesimit qe i kanosej nga armiqte tradicionale . Respekt per keta patriote , respekt per Presidenrtin Willson ne mbrojtjen e drejte qe i dha ceshtjes shqiptare. Historia na meson se kush jane qene dhe jane miqte dhe armiqte tane e qe ngelet aq aktuale sot.

  5. Simon says:

    Prekese ne notat e dhimbjes per atdheun dhe per rrezikun e asgjesimit qe i kanosej nga armiqte tradicionale . Respekt per keta patriote , respekt per Presidenrtin Willson ne mbrojtjen e drejte qe i dha ceshtjes shqiptare. Historia na meson se kush jane qene dhe jane miqte dhe armiqte tane e qe ngelet aq aktuale sot.

  6. NY. says:

    Sot Shqiperise studentet qe jetojne jashte i duhet ti bashkohen levizjes se studenteve
    qe jane brenda per nje shoqeri me te mire,per nje shtet te te gjitheve

    “Get up, stand up, Stand up for your rights. Get up, stand up, Don’t give up the fight.”
    ― Bob Marley, Bob Marley – Legend

  7. Vladimir says:

    Ti shkruajme diku emrat e ketyre studenteve, ti kujtojme e ti respektojme. Keta qene enderra me e bukur e rinise shqiptare te kohes, 100 vjet me pare.
    Po ne i harruam, per fatkeqesine tone.
    Ne vend te tyre brohoritem ata qe dihen.
    Mbase do na vijne mend nje dite…

  8. TV. says:

    Di njeri fatin e “bashkepunetoreve”te
    “Imerializmit Amerikan”
    Armiqte e shokut monster enver

  9. Genti says:

    Ma paskan marre ne qafe keta studentet, neqoftese e besojme kere perrallen per nje sekond.

  10. Neimi nga Bulqiza says:

    Rreziku numer nje i Shqiptarerise eshte neo otomanizmi qe vjen nga Turqia dhe islami me te dhe arabet!

  11. Neimi nga Bulqiza e bulqizakeve says:

    Rreziku numer Nje i Shqiptarise eshte neo otomanizmi qe vjen nga Turqia dhe islami bashke me te dhe arabet!

  12. beni says:

    Russell një politikan që kerkoj te fut hundet tek manipulimi si gjoja të shpëtoj Alen turke nga fqinjët e saj të krishterë!
    Është njëlloj si sot Klinton me Kosovën apo me radikalizmin islamik për të dobësuar Europën!

  13. Cudia says:

    Jam kurioze te di se cfare fati u dha Enveri ketyre djemve pas lufter. Nje moment i mire per te gjithe ata qe thone Lavdi PPSHse edhe keto dite per te kuptuar se kush ishte Enveri i vertete.

  14. beni says:

    Russvell një politikan që kerkoj te fut hundet tek manipulimi si gjoja të shpëtoj Alen turke nga fqinjët e saj të krishterë!
    Është njëlloj si sot Klinton me Kosovën apo me radikalizmin islamik për të dobësuar Europën!

  15. aleko says:

    Nje leter e mahnitshme me vlera te medha jo vec per Kohen por dhe per gjendjen e sotme ne shqiperi..kejo leter duhet te jete ne Muzeumin kombetare per tu njohur dhe vleresuar jo vec keta elitare student deri tash te panjohur ,por dhe per rolin vendimtar te Amerikes ne mevetesine ne mos coptimin e metejshem te shqiperise nga fqinjet dhe presporitetin e kombit tone si dje ashtu dhe sot…

  16. Katari says:

    Rreziku Jane turqia dhe vendet arabe qe po’ e bojne shqiprine si ure kundra europes karae

  17. Kryqi says:

    Mjere ata studente qe me vone qendruan ne kohen e enverit ne shqiperi,Qazim Kokoshi,ishte njeri nga ata fatkeq,
    dha shpirt ne hetuesi nga torturat cnjerzore per veprimtari “armiqsore kunder atdheut”Protagonisti kryesor
    i formulimit te letres se famshme patriotike drejtuar presidentit Wilson.
    Ps.
    Per ndonje qe eshte kurioz,inteligjenca ishte armiku i interesave Serbe ne Shqiperi,monstra s’kurseu askend
    ne kembim te pushtetit,Pyetja eshte e thjeshte,pse mbas 100 vjetesh del nga arkiva ky dokument,pse u mbajt ne erresire
    aq gjate dhe nga kush forca.

  18. Jovan BASHO says:

    Kjo letër është shkruar nga Dr. Jani Basho, në atë kohë student në Fakultetin e Mjekesise se Universitetit te Vjenës dhe kryetsr i shoqërisë së studentëve shqiitarë “Albania”. Per kete leter ka bere vite me pare nje shkrim Zonja Nevila Nika, atëhere Drejtore e Arkivit te Shtetit. Ne vitin 2011 unë kam botuar nje shkrim, ku kam paraqitur kete leter di dhe rrethanat historike ne te cilat per te cilat u shkrua. Shkrimin e botuan shumë gazeta ne Shqiperi dhe Kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje