Vrasja e Komisarit Cuku, arrestohet në Greqi porositësi i atentatit

31 Dhjetor 2018, 10:01Kronika TEMA
Vrasja e Komisarit Cuku, arrestohet në Greqi porositësi i atentatit

Ka rene ne prangat e policise i dyshuari kryesor për porositjen e vrasjes së ish oficerit të lartë të Policisë Artan Cukut.

Në kuadër të shkëmbimit të informacioneve me zyrat homologe dhe bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën është finalizuar me sukses arrestimi në Athinë/ Greqi, i personit në kërkim ndërkombëtar, Bledar Jambelli, alias Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier.

Nga hetimet e kryera nga Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë dyshohet se ky shtetas ka porositur vrasjen e A.C.

Po nga hetimi rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje