Vettingu i pedagogëve: Projektligji, gjoba nga 1 deri në 3 mln lekë për plagjiaturën e titujve

2 Janar 2019, 15:26Sociale TEMA

Protesta e studentëve largoi Lindita Nikollën nga drejtimi i dikasterit të Arsimit…. Ndonëse u shkarkua pa vullnetin e saj, Lindita Nikolla hartoi projektligjin e fundit si ministre, duke përmbushur edhe një nga kërkesat e studentëve, vettingun e Pedagogëve dhe gradave shkencore.

Bëhet fjalë për Kodin e Sjelljes për Integritet në Kërkimin Shkencor në Republikën e Shqipërisë.

Top Channel zbardh projektligjin e plotë të Ministrisë së Arsimit, i cili parashikon verifikimin e titujve akademikë dhe gradave shkencore të dhënë nga Universitetet ku sanksionohen penalitete të rënda financiare për hajdutët e punimeve shkencore.

Neni 20 i projektligjit flet për shkeljet e rënda në kërkimin shkencorë ku si te tilla janë parashikuar:
1- Plagjiatura;
2- Falsifikimi;
3- Fabrikimi;
4- pranimi dhe/ose paraqitja e punimeve pranë një organi haptazi jokompetent ose të paautorizuar në fushën përkatëse.

Po sa do të kushtojnë këto shkelje nëse konstatohen? Gjobat e parashikuara janë jo vetëm te kripura, por do të zeherosin ata të cilët do te ndëshkohen.

Neni 31 i projektligjit parashikon që për këto shkelje te vendosen gjoba nga 1 milion deri ne 3 milion leke te reja, heqja e grades shkencore si edhe ndërprerjen e kontrate se punës.

Po gjoba nuk shkon vetëm për studentin në këtë rast. Ligji parashikon gjithashtu se 50% te masës së gjobës të studentit e merr pedagogu udhëheqës, 30 % i marrin oponentët. Po aq marrin edhe recensuesit.

Po si do të bëhet verifikimi i gradave dhe titujve shkencorë? Nisma ligjore parashikon ngritjen e Këshillit të Etikës pranë institucioneve të arsimit të lartë dhe atyre kërkimore, të cilët verifikojnë të parët shkeljet e punimeve shkencore. Ndërsa pranë Akademisë së Shkencave ngrihet Kolegji i Etikës si organi më i lartë që shqyrton ankimimet e palëve ndaj vendimeve të këshillave të etikës si dhe ka të drejtë të nisë verifikimet për një shkelje të caktuar edhe me nismën e tij.

Kërkesë-ankesat, paraqiten fillimisht pranë Këshillave të Etikës. Të drejtën e ankimimit e kanë individë apo institucioni ku është paraqitur punimi apo punon punonjësi si dhe jo më pak se tre anëtarë të Këshillit të Etikës. Brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesë ankesës këshilli I etikës duhet të marrë vendim ndërsa penalitetet financiare mund të ankimohen në gjykatë.

Projektligji në fjalë është ende në fazë konsultimi dhe pritet që shumë shpejt të miratohet nga Këshilli i Ministrave për t’ia përcjellë më pas Kuvendit për miratim. Nuk dihet nëse protesta e paralajmëruar që të nisë më 7 janar nga studentet do ta përshpejtojnë këtë projektligj, por sanksionet e vendosura duket se do e tresin shumë shpejt sherbetin e bakllavasë te konsumuar, në festen e nderimit te viteve nga të ashtuquajtur kopjacë të punimeve shkencore.

Top Channel

19 komente në “Vettingu i pedagogëve: Projektligji, gjoba nga 1 deri në 3 mln lekë për plagjiaturën e titujve”

  1. Jion says:

    Shume mire…po per politikanet kur do kete veting?

  2. Kozmos says:

    PER PLAGJIATURE , DUHET TE DENOHEN NGA 1- 3 VITE BURG DHE JO ME SHLYERJE FINANCIARE . ATA KANE MASHTRUAR SHTETIN, PER TE RRITUR TE ARDHURAT E TYRE DHE NE KETE RAST, KUR ABUZOHET ME SHTETIN , DUHET TE MERRET PROKURORIA ME KETA HAJDUTE ORDINERE . KETI JANE LIGJET NE EUROPE .

    1. Artan says:

      Shume e sakte

  3. olimpia says:

    Pas shume kohesh vjen nje projektligj kunder krimit…. intelektual….,kunder vjedhjes se prones intelektuale dhe vjedhjes se shtetit .Nje punetor qe numeron leket e bukes dhe nderhyn ne rrjet per te mos paguar energji thjesht sepse nuk mundet ,denohet .Po nje …profesor..qe eshte nje mashtrues i trefishte ,ndaj atij qe i ka vjedhur punimin ,ndaj shtetit dhe ndaj studentit ,sepse realisht ka titull te rreme,si duhet te denohet …..vetem me gjobe …Mendoj qe largimi i perhereshem nga shkollat e te gjithe sistemit aresimor shteteror do te jete nje mase e domosdoshme .Shqiperia e ngriti UNIVERSITETIN ME NJE GRUSHT PEDAGOGESH TE AFTE E TE NDERESHEM NE VITET 50..TE TE SHEKULLIT TE KALUAR .Tani kur me mijra te rinj kane studjuar ne UNIVERSITETE PRESTIGJOZE PERENDIMORE POR EDHE BRENDA VENDIT ,mundet qe shume shpejt te zevendesojne vendet bosh qe mund te krijohen .Prandaj NIKOLLA,ashtu sic po u jep nje goditje te forte mashtruesve ,le te beje edhe dicka te bukur per ti zevendesuar dhe ne se rregullat e baroneve nuk i lejojne ,le te beje nje projektligj te ri ,natyrisht mbi bazen e rezultateve tu hape rrugen te rinjve.Kjo ndoshta eshte pergjigja me e mire qe mund tu jepet studenteve ,natyrisht atyre qe aspirojne nje diplome me vlere reale.Le te shohim reagimin e paleve ,do te dallohen menjehere ata qe kane qellime te mbrapshta .

  4. Dauti says:

    Ketej nga perendimi ka edhe burg per plagjiatur

  5. mere me long se mishi ka mbaru says:

    C’fare pret Jion,
    Politikanet e kane me djerse ! psh. Zonja e pare “doktoresha” Mona qe e ka me zotesi,
    do i beje vetingun atyre qe do bejne vetingun e pedagogeve,
    Ne kete vend hajdutet te koruptuarit “zgjedhin” ata qe do bejne vetingun
    e hajduteve dhe te korruptuarve

  6. Vlonjati says:

    Uaaaaaa!
    Do ta keputni ne bythe dr. Monen me 3 milion. Me aq para ajo i ben dush maces.

  7. neda says:

    Marrja e nje titulli me mashtrim nuk mund te zgjidhet me gjobe, por me heqjen e titullit te marre ne rruge abuzive,mashtrimi, mungesa e sinqeritetit jane shprehje te karakterit te njeriut e si te tilla nuk mund te tolerohen ne se kerkohet te vihet rregull ne kete sektor

  8. Afrimi dr says:

    Po rektorja kseanela kokepalare sotirofski me motren qe e ka emruar vete pedagoge , Ulpian Tepshi Hoti(ish kancelar dhe pedagog aktual i brendshem), Tor ariu fotograf (ish kancelar dhe shperndaresi aktual i doktoraturave) , Mitat katunar mema (ish rektor dhe pedagog aktual i brendshem) si do ja bejne?
    UAMD eshte mbush me keto ordiner akademik. Mbi 50 pedagog pa doktorature japin mesim ne kundershtim me ligjin.
    Turp!!!

  9. Mendim jo profesionist says:

    Ne kete projekt ligj hapi i pare duhet te jete njohja e gjuhes angleze ,pasi shme prej ketyre”Doktoreve”e “Profesoreve” te diplomuar nuk e njohin e jo me ta flasin ate.Plagjatura duhet te shoqerohet me penalitetet e fallsifikimit te dokumentave shteteror.Mendoj se kjo rruge do te pres kete koto budallalleqe qe kemi bere.

  10. besnik says:

    Shume mire veting per mashtrimet me plagjaturat por studentet kerkojne tek vetingu i pedagogeve te perfshihet kontrolli i pasurise se ketyre pedagogeve te korruptuar.

  11. Kliu says:

    I ashtuquajturi “prof” dhe ish rektori i UAMD jo vetem qe ka shitur me dhjetra grada “Dr “dhe tituj “Prof As”, por dhe ai vete i ka marre titujt e tij akademike mbe baze te nje te ashtuquajture doktorature ne Spanje. Le ta virifikoje Nikolla nese eshte leshuar ndoje doktorature nga universiteti publik i Barcelones ku pretendohet te jete marre kjo kandidature.

  12. UAMD vetting says:

    Ke harruar vellezerit korcar arkendi me endrin, kusherinjte e ulpianit dhe torit. Te dy doktorature me plagjature edhe keto. Te punesuar ne uamd ne nivele te larta nga vete ulpian pjaneci.
    Tori eshte personazhi vitit: shkolla mesme nates ne shkozet, shkolla larte me korispondence shkoder, doktoratura te alban tepshi, drejtor i kerkimeve shkencore i emeruar nga nela zhuli…o zot o zot……kot zgjodhën ate marin memen.
    Fillojeni nga keto te 6 . Lejini pedagoget se do ju vij me vjellë kur te arrini te ato.

  13. Ishstudent i "profesor" Gjovalin Grudës says:

    Po ju njoh me skandalin e rradhes se “profesor” Gjovalin Gruda, pedagog ne Departamentin e Gjeografise te Universitetit te Tiranes. Ky i ashtuquajturi profesor, qe edhe titullin profesor e ka marre, duke shenuar ne CV e vet punime e studime qe nuk i ka bere kurre, eshte marre gjithe jeten me gjeomorfologji dhe te vetmen “veper” shkencore ka nje tekst gjeomorfologjie, krejtesisht plagjiature nga nje autor francez. Rastesisht mora vesh se ky gjeomorfolg ka udhehequr doktoraturen “Perdorimi i paneleve diellore ne Shqiperi”, te pergatitur nga nje student I deges se gjeografise. Sesi mund te drejtoje nje gjeomorfolog, pas as nje lloj informacioni mbi fiziken, inxhinierine apo edhe meterologjine, vetem Gjovalin Gruda mund ta thote; se cili eshte niveli shkencor i kesaj doktorature, te mbrojtur ne Departamentin e Gjeografise te Universitetit te Tiranes, vetem nje matrapaz dhe i korruptuar si Gjovalini, mund ta thote. Ja pra seç ndodh ne Universitetin e Tiranes, ku pedagoge te caktuar per te marre para te pamerituara jane gati te drejtojne çfardo lloj punimi doktorature, jashte fushes dhe pergatitjes se tyre. Po si eshte e mundur qe ta pranoje departamenti nje gje te tille, krejtesisht jashte profilit dhe fushes se veprimtarise kerkimore te vet? Ndaj vetting I pedagogeve por edhe i institucioneve universitare sot perben nje domosdoshmeri. Le te filloje ky vetting me kete doktorature, por jam i bindur se do te kete edhe shume xhevahire te tjera. Une i uroj sukses ketij vettingu.

  14. Bakri-Na says:

    Afrimi (që besoj se nuk ka REALISHT këtë emër) ka faktet e veta dhe mendimin e vet. Ai po denoncon me emra si dhe me statistika. Është këndvështrimi dhe mënyra e tij.
    Duhet të jemi veç për rregullin, ligjin dhe ndershmërinë qysh nga kritika publike me emra e gjer tek puna shkencore apo parimet e drejtimit institucional. Besoj se ligjet e shtetit, evolucioni apo “revolucionet” një ditë mund të veprojnë seriozisht, sidomos kur zhytja në ves teprohet… Kushdo që kapet, le të shijë!

  15. Lomardini says:

    Jini shume te vonuar ,te gjitha keto diheshin prej kohesh , pedagoge dhe politikane shulloheshin ne diell me shperblimet e titujve dhe gradave fallco te marra si qoka per nderet e bera , para te nxjerra nga taksapaguesit shqiptare. Duhet ta kuptoni qe dhe ju te Rrilindjes jo qe nuk e kini bere detyren tuaj ,por dhe sot nuk jemi te sigurte deri ne c mase do ta coni. Eshte prokurorija ajo qe duhet te veproje fort dhe pa tolerime.Gjithcka bije ere eshte qelbur ,shpresojme te mos jete qelbur ngam koka.

  16. Bogonica says:

    Vendim Qeverie thone per plagjaturat!!!! Qe e perkthyer kuptohet:Hani, pini vidhni tituj dhe grada shkencore,pastaj ne te Qeverise kur “behet muti mullar”kujtohemi te nxjerrim disa vendime per Vetingje ! Keto vendime Qeverie tani pas pilafit. jane per te genjyer delet,per te genjyer pensionistet te cileve ju jepni pensione qesharake,sepse parate perdoren per te paguar titujt shkencore te vjedhur !
    Kam keto pyetje:Kur u liberalizua dhenia e titujve dhe gradave shkencore? A nuk duheshin shoqeruar qe atehere ligji(apo vendimi) per liberalizimin e tyre,edhe me masat perkatese ne raste plagjaturash ? Cdo te thote ky Veting tani pas pilafit ?Kush do ta beje tani e tutje kete Veting?Sa siguri ka se ata qe do merren me Vetingun e plagjaturave nuk do korruptohen ?Kush do ta beje apelimin kunder Vetingut ne rastet kur ka ankesa kunder vendimeve te tij ? Kush do i paguaj komesioneret e Vetingut? Perse ka dyndje kaq te madhe per te fituar tituk dhe grada shkencore ?Ketu duhen kerkuar defektet e vendimit per liberalizimin te ketij problemi.Ne fund,mendoj se shperblimet per titujt dhe gradat shkencore duhet t’i marrin vetem ata qe punojne ne ate linje.Ne fund fare.Cfare shqence behet ne Shqiperi ? A ka Shqiperia kapacitete dhe Universitete te rankuara te cilat japin garanci per te nxjerre krijime shkencore qe te vlejne? Cilat jane rezultatet konkrete te shkences dhe te gradave shkencore ne Shqiperi?

  17. Enida Xhumari says:

    Po Horgerta kokepalare Manastirlliu, do jete ne qeveri kur te miratohet ky projektiligj? Hajdutja e Afrikes dhe Shqiperise qe u be Doktorleshe ne 2015! I papuni kryeminister te shplaje qeverine e vet pastaj te merret me universitetet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje