Vrasja e shqiptares nga babai, Grida Duma: Kjo ndodh pasi është copëzuar shpirti i përbashkët

8 Janar 2019, 21:59Politika TEMA

Deputetja e Partisë Demokratike duke folur nga studioja e emisionit “Dritare me Rudinën” në News 24 deklaroi se shoqëria shqiptare ka pësuar mbyllje, pasi sipas saj, problemi kyç që nxit krimin në vendin tonë është fakti se është copëzuar shpirti i përbashkët.

Duke folur për ngjarjen e rëndë, vrasjen dhe groposjen e shqiptares nga babai në Greqi, Duma tha se shqetësim tjetër që rrit akoma më shumë sjelljet barabare, janë mospranimi i patologjive të shoqërisë.

Shqiptarja, Anxhelina Petro u vra nga i ati në Greqi, pasi ky i fundit nuk pranonte lidhjen e saj me një djalë nga Afganistani. Babai Aleko Petro pasi e vrau të bijën, e groposi atë duke u përpjekur të largonte dhe të fshite gjurmët.

Nuk durojnë më dhimbje, nuk duron ankesa. Është copëzuar shpirti i përbashkët, njësoj siç kanë copëzuar ambientet komunitare.

Është e pamundur të bëhesh mirë vetë, kur të tjerët s’janë mirë. Je i kërcënuar. 

Shikoni ata që mbledhin plehra, shikoni ato që ecin në rrugë dhe flasim me veten.

Kjo është ajo që duket, ajo që nuk duket është më e madhe. 

Problemi më i madh  është se ne nuk pranojmë patologjitë. Çfarë do ta shpëtonte atë vajzën.

Ajo as të dashurit të saj nuk ia ka thënë.

Sepse nuk e ka kuptuar si patologji, i ka ardhur turp. Babai monstër,  unë e kam fjalën që e duron.

Nga ana tjetër, ajo nuk ka asnjë dëshmi që atë ta kishte mbrojtur ajo përpiqet të largohet dhe të hesht.

Heshtja në të gjitha nivelet, ajo nuk është një frikë, por për shkak të papranueshmërisë së patologjisë.

Nuk ka hapje artificiale e mbyllje  artificiale, unë mendoj se këtu shoqëria është mbyllur dhe është kthyer mbrapa.

Shikoni se sa mundësi ekonomike ka gruaja, t’i lëmë tjerat”, tha ajo.

5 komente në “Vrasja e shqiptares nga babai, Grida Duma: Kjo ndodh pasi është copëzuar shpirti i përbashkët”

  1. Gentian says:

    Grida Suma fjal me byth, ke then!

  2. agron says:

    mjer per ty shiko veten tate se te ka mor tatpjeta pastro figuren pastaj flit per te tjeret.

  3. blerta says:

    Perse i thoni GRIDA DUMA ajo e ka GRIDA SUMA, ose GRIDA SALIANUSI…….

  4. Sophocles says:

    vajzat shqiptare budalleje gjithmonë bëjnë të kundërtën e cfar thotë babai. Pra nese babai nuk dëshironte që ajo të lidhte me të, ai do te kishe motivuar atë të bëjë seks me të sa me shpejt. Vetem atëherë ajo nuk do ta kishte bërë

  5. Monika says:

    Kur flet…kjo…me ngrihet…tensioni…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje