Zbulohet një themelues i “RD”-së: Baba Çeni

8 Janar 2019, 19:33Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

Baba Çeni kishte qenë xhaxhai i diktatorit Hoxha, por që ky e shpalli ‘themelues’ në disa ‘gazeta si RD’. Baba Çeni na ishte themelues i Lidhjes së Prizrenit, themelues i Pavarësisë, themelues i Kongresit të Manastirit…

Në fakt ‘themelues’ as pjesëmarrës në asnjë prej këtyre, por diktatori e shpallte xhaxhain e vet si ‘themelues’ për arsye se thonë se ishte jo ‘xhaxha’, por baba biologjik…

Mbrëmë, në festën për përvjetorin e 28-të të gazetës ‘RD’ (Rilindja Demokratike),  kryeredaktori aktual Blend Kasmi mbajti një fjalim të ndrojtur në prag të fjalimit që do të mbante udhëheqësi kryesor i Partisë. Por me porosi të udhëheqësit, kryeredaktori Kasmi shpalli një lajm të madh. I mbytur në emocion, ai u ndal:

‘Do të jap një lajm të madh…. Është zbuluar një themelues i RD-së” – tha- dhe e mbytën djersët e emocionit. Shikoi nga lideri që e kishte përballë nga tre metra, dhe vazhdoi: “Do ta them emrin e themeluesit që kemi zbuluar…, kemi vendosur ta themi…”, dhe heshti për pak.

“A mund ta mendoni cili është?!”, dhe pushoi pak duke parë fytyrat e njerëzve në sallë që mendoi se të gjithë do të ishin idiotë. U çudit që jo të gjithë i bënë fytyrat si idiotë….

Sa inat i erdhi kryeredaktorit Kasmi që jo të gjithë janë idiotë.

“Po hë, mo, gjejeni cili është themeluesi që kemi zbuluar!”, tha…

‘Ja po jua them unë!’, tha Kasmi, duke parë në dritë të syrit kryetarin e tij që kishte bërë një maskë lumturie në fytyrë…”Themelues i RD-së është Florian Mima- tha dhe prapë heshti. “Ka qenë korrektor i gazetës”…

Pashë rrotull në sallë se mos shikoj fytyrën e Florian Mimës, por nuk e pikasa. E prisja në dy pamje: Ose të shikoja që fytyra e Florit të kishte marrë pamje idioti dhe ta pranonte këtë idiotësi që tha kryeredaktori Kasmi; ose të shikoja që Florian Mima- siç e njoh racional e të pa pështirë,- të dalë para njerëzve dhe t’i thotë atij që foli: “Tërhiqe fjalën pas, se ta futa këtë mikrofon në gojë… Cilin përdor ti si baba Çenin?”…

Florian Mima- deputet dhe ministër i PD, mbrëmë u përdor. As që mund të mendohet që të ketë qenë rreth redaksisë ose shtypshkronjës së gazetës në janar 1991, e jo më themelues brenda redaksisë apo themelues i RD.

Prita edhe sot gjithë ditën që Florian Mima të bënte një deklaratë kundër ndotjes së emrit të tij si ‘Baba Çeni’, por nuk e dëgjova askund.

Atëherë kuptova edhe më shumë: PD dhe liderët e saj kanë vendosur të kthehen te Baba Çeni dhe te Lei Feni i Kinës. Një nga një liderët do të marrin nga një hajmali nga gazeta e parë e lirë RD ( e cila tanimë nuk është as e lirë as profesionale) dhe të dalin në publik si të glorifikuar. Liderët e PD nuk kanë arritur asnjë në misionin dhe figurën e tyre, përkundrazi janë ndotur në vjedhje e korrupsion galopant…, por historia e ‘demokracisë’ ka një element që e adhuruan si demokratët edhe të tjerët, që është gazeta RD. Çdo përvjetor të RD mbledhin ‘rroç e poç’ nga familjet e tyre, nga komunistët e egër, nga persekutorët e fjalës së lirë dhe të RD, dhe i sjellin në një sallë për të glorifikuar veten. Një turp!… Këta bëjnë historinë nga e para.

Por turpi që ka nisur duke i dhënë secilit nga një hajmali nga trupi i vdekur i RD-së të vitit 1991- kjo është e pashoqe! Mbrëmë ia dhanë hajmalinë si provë Florian Mimës- i cili idiotësisht e pranoi. Pak kohë më parë vetë kryetari i PD, Basha, ka shpallur se ‘kam lidhje me RD-në”, pasi sipas tij ‘e ka shpërndarë gazetën në rrugicat e lagjes’ së tij. Një ditë tjetër do të dalë si themelues edhe kunati, pastaj Grida, pastaj Salijanji, pastaj zonja Tabaku me të bijën e me radhë- sikur kanë themeluar RD-në…

Florian Mima nuk do të mbetet vetëm.

Një ditë të gjithë  liderët e PD do të shpallen ‘themelues të zbuluar vonë të RD’. Asnjë atribut të vërtetë nuk kanë ata, prandaj u duhet hajmalia… Derisa gjithë salla të mbushet me fytyra idiotësh…

 

 

14 komente në “Zbulohet një themelues i “RD”-së: Baba Çeni”

  1. mimmo says:

    Nuk kuptoj si ka mundesi qe nji figure e degraduar si Frok Cupi te shkaravisi nji artikull te tille ? ! Vertetohet plotsisht se sa figure e besuar eshte ish gazetari i zellshem i ” zeri popullit ” Pershnetje !

  2. Lumi A says:

    Une kam antipati ndaj kesaj polacje qe i ben avokatin kriminelit ma te rrezikshem qe ka pase ndonje here shqiprija, pra Salih Karadjicit por ky artikulli esht interresant.

  3. faikonica says:

    Historia perseritet.Xhaxhai e ndihmoj Enverin,xhaxhai ndihmij Saliun..Ramizi si Luli.. Mileeet…

  4. shqip says:

    Nuk besohet si lajm. Tani dihet qe ne PD duhet te jesh idiot qe te mbijetosh. Po kjo eshte e trashe shume. Ndoshta Bledi ka patur emocione. Dhe nga dridhja e zerit eshte dukur sikur ka thene; Florian Mima. Ne fakt themelues ka qene Nard Ndoka . Si ka mundesi qe njerezit mblidhen per nje gazete, qe ne fund eshte vetem nje broshure e kryetarit Mao Ram Birisha .

  5. SD says:

    Mire e ke por krahasimin e ke kot. Enveri mburte xhaxhane e vet sikur i ishte themelues i lidhjes se Prizrenit, thelues i pavaresise apo i Kongresit te Manastirit, per te treguar qe ata vinin nga familje patriotike. Kjo eshte ku e ku me mburrjet se kush eshte themelues i PD. Kjo per arsyen e thjeshte se themeluesi i vertete eshte Ramiz Alia dhe sepse PD nuk perfaqeson asgje. Enveri dinte si te mburrej dhe jo si keta idjotet e sotem duke perfshire dhe ty Frok qe hiqesh sikur e di qe xhaxhaj i Enverit ka patur lidhje dashurie me nenen e Enverit. Thashethemet qe Sali Berisha eshte djali i partizanit Serb eshte shume e besueshme sepse nuk vjen nga gazetaret si ty, por nga thashethemet e fshatit.

  6. Www says:

    Themeluesi i vërtetë i PD, i RD e gjithë partiçkave e gazeçkave ishte Ramiz Alia. Frroku i mbetur jashtë rradhëve, pasi provoi dhe gazetën e shkruar greqisht, ëndërron të shitet si themelues i RD. Ëndërro Frrok, ëndërro, Ramizi të sheh nga lart…

  7. Frrok shpirt ziu,enveri i baba cenit na thoshte se kap te shtrydh si limoni dhe te hedh ne rruge.
    Keshtu ka ndodh edhe me ty qe ke lepir sumen e enverit te komunist saliut te fatosit e co dhe te hodhen ne rruge dhe ti nuk di nga tja mbash…..

  8. marku says:

    Frrok,kesaj i thone “shan i dhjeri te permjerrin “! Asnje nga ata qe ti permend nuk te afrohet persa i perket legenllekut! Je vertet kokrra e legenit,burim frymezimi per mua per ti qendruar sa me larg shoqerise se qelbur shqiptare !Modeli yt duhet djegur “me nafte e benzine bashke”,ka pas thene lale Prenga nga malesia e Lezhes,qe te ndizet shpejt e te fiket avash!Je shprehja me e koncentruar e kancerit qe grryen shoqerine shqiptare per 28 vjet !

  9. shqipe says:

    I gjithe SHqupi,
    Eshte pa mënd,
    ok,llum i Shqiperis,
    Quaj llum per kete vend,
    cilindo, prapa salis.
    Qofte fshatar a qytetare,
    Japo,qofte më kapedani,
    Qofte doktotorr,apo shkenctar
    More,qofte dhe vet Hajshtanji.
    Mut stërrmuti do i quaj
    (si vet ilir kryemadhi,)
    vuaj more popull vuaj
    të varrosën per së gjalli…

  10. Artjoni says:

    Ooooo zot sa e urrej kete njeri…ky e ngriti nje popull te tere kundra Saliut ..u dogj e u pre dhe tani i lepihet..cfare mban kjo toke!!! ..z.Mero ju lutem..mos na hapni disa plage qe mezi po i mbyllim nga ajo ’97..

  11. Martini says:

    Kategoria e Frokut Besnik Mustafait Meksit etj te cilet historikisht kane lare fytyren dhe.floket nje.here ne muaj e quajne veten heronje se kane punuar ato.vite.per.P dhe.RD.Pd dhe Rd e shkateruan dogjen dhe perdhunuan.aq.shume sa qe.ajo nuk po e mer vehten akoma.Te presin edhe pak keta perverse se po lahen borxhet.

  12. Doni me per Belulin.. says:

    Kesaj here Frroku po thote nje pjese te se vertetes, por PD-ja e filloi fallsifikimin e historise se vet qe ne vitin 1993. Ishte koha qe u rinovuan tesat e partise dhe shume nismetare, te cilet ne vitin 91 numeroheshin disa dhjetra per cdo qytet, e gjeten veten ne radhen e numrave me tre shifra. Ne vazhdimesi, prurjet e reja, nga Oketat e Bashat, deri tek Gridat dhe Salianjet e sotem, na rezultuan ose “studente te Dhjetorit” ose “pioniere te demokracise”. Kur vete Partia e ka ndryshuar shume here biografine e vet sipas interesave te liderit, a prish shume pune biografia e gazetes?

  13. Doni me per Belulin.. says:

    Kesaj here Frroku po thote nje pjese te se vertetes, por PD-ja e filloi fallsifikimin e historise se vet qe ne vitin 1993. Ishte koha qe u rinovuan tesat e partise dhe shume nismetare, te cilet ne vitin 91 numeroheshin disa dhjetra per cdo qytet, e gjeten veten ne radhen e numrave me tre shifra. Ne vazhdimesi, prurjet e reja, nga Oketat e Bashat, deri tek Gridat dhe Salianjet e sotem, na rezultuan ose “studente te Dhjetorit” ose “pioniere te demokracise”. Kur vete Partia e ka ndryshuar shume here biografine e vet sipas interesave te liderit, a prish shume pune biografia e gazetes..?

  14. zi says:

    Rastesisht,duke bredhur ne Tiranen e atyre viteve,ndeshem nje homo-seksual,
    pretendonte se Ai ish themeluesi i RD.
    S’morem as emer as itenditet vec disa mermeritjeve te nguteshme ku Ne gajaseshim se qeshuri,
    pa e ditur qe ajo sarkazme therese do te vazhdonte vitesh dhe enigma do te sillte aq marezira,marezi,idhuj dhe
    fytyra te shperfytyruara ku dikur mund te ishin ata homo–seksualet pa emer dhe te pa dureshem.
    Kerkimi vazdon,ndesa kerkuesit shijojne ne skaj enderat me te pa realizueshme te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje