Nënkryetari i LSI: Reagim të ashpër ndaj qeverisë, protesta e opozitës është duke shpërthyer

8 Janar 2019, 14:55Politika TEMA

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se vendi ndodhet në emergjencë kombëtare.

Vasili tha se shqiptarët e shikojnë të ardhmen vetëm jashtë vendit dhe protesta e studentëve evidenton regjimin që qeveris sot.

“Protesta e studentëve evidentoi regjimin injorant që qeveris sot. Kryeministri frikshmërisht injorant dhe i paditur sfidohet nga një brez i ri.

Fatet e Shqipërisë janë më të rëndësishme se fatet politike. Shqipëria është në emergjencë kombëtare. Jemi në emergjencë politike, ekonomike dhe shoqërore.

Kemi emigracionin më të madh.

Shqiptarët e shikojnë të ardhmen vetëm jashtë vendit. Kemi emigracionin më të madh për të miturit nga 7-14 vjeç në Evropë”– tha Vasili.

I pyetur se kur do protestojë opozita ne shesh ndaj kësaj qeverie, deputeti i LSI u shpreh se ajo mund të shpërthejë nga çasti në çast.

“Protesta e opozitës ka të bëjë me atë që quhet protesta e madhe në shesh dhe nuk ka munguar.

Ajo mund të shpërthejë nga çasti në çast, por është krijuar një raport për t’u lënë hapësirë studentëve. Opozita proteston çdo ditë, pasi është në mbështetje të qytetarëve. 

Banorët e Astirit kanë mbështetjen tonë. 

Do ketë edhe një kulm që do vijë e natyrshme, pasi kjo qeveri e shurdhër do përballet me një reagim të rreptë dhe të ashpër. Ka një sinkron me PD për sfidat. 

PD-LSI është në front të sinkronizuar për të mbrojtur çështjet parimore”- tha Vasili.

Sa i përket zgjedhjeve lokale të qershorit, Vasili tha se:

Përgatitjet për zgjedhjet lokale janë të lehta dhe të natyrshme.

Por për ne problemi madhor është përballja me qeverisjen e krimit në ditët e sotme. Fronti opozitar do reflektohet në zgjedhjet lokale”.

8 komente në “Nënkryetari i LSI: Reagim të ashpër ndaj qeverisë, protesta e opozitës është duke shpërthyer”

  1. Mos more se na trembe edhe ne si popull, edhe femijet nuk tremben me me ‘GOGOLIN’ o kungull bosh, por jo qeveria.
    Nqs nuk keni alternative tjeter me mire shkoni dilni ne pension e hani nga nje pershesh se edhe thembet ju kane rene.

  2. lesh e li says:

    Na mbyten budallenjt.

  3. Floriri says:

    Mire e ka ku “artisti” i humorit te leshelise se protesta popullore eshte ne furre per tu pjekur e sapo te piqet keta jane gati me garuzhde te hane Nuk ka me legene opozite ne bote se keta idiote qe I kane sjelle demin me te madh popullit
    Qeveria mund te kete shume kusure, por te gjitha keto jane per faj te opozites qe ngeli rrugeve nga nje proteste tek tjetra e jane bere sic thote populli qe dhelpra vraponte mbas desheve per te gjetur koq.t me te medha e gjeti nje m. t
    Turp tju vije komplet te diskretituar me be krye doktore monen e ty qe nuk e kuptoni se na e SHPIFET as u degjon e as u ndjek njeri futeni ne koke Mezi presim qe te behen zgjedhjet te shihni veten me kembe perpjet e akuzoni se fajin ua ka Rama NUK MERRET PUSHTETI ME MLLKIME SE TE BIEN NE KOKE Jeni te peshtire

  4. Raul says:

    Cili do ta nxjerrim përhundesh ty dhe Baxhelles protestën e ngelsave të leshitdhise dhe të Jales.

  5. ?? says:

    Na hongsh petllën , QIRIE VASHILI !???

  6. Sinqeritet says:

    Tere jeten budalla mbete o goje e zemer zi,petrit vasil katundari .Kush voton per ty trupeshk,mjerre Shqiperia qe eshte pa opozite!

  7. Cuku says:

    Doli ky Servili I peshtire I Leshelise
    Susese ne lepirjen e bythes se Likes dhe Monit per Vitin e Ri 2019 o Titi Koqja

  8. Spss says:

    Ky është gomar nga çdo pikëpamje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje