Ministria e Jashtme greke i ka kërkuar përfaqësueses së BE, Federica Mogherinit dhe komisionerit Johannes Hahn që ta trajtojnë me seriozitet çështjen e minoritetit grek në Shqipëri.
Në letrën drejtuar nënkryetarit të parlamentit grek George Sourla, në lidhje me informacionin e kërkuar prej këtij të fundit, zv.ministri i Jashtëm grek, George Katrougalos shprehet se e ka trajtuar me seriozitet çështjen e pronave të minoritetit grek në Himarë dhe se po e ndjek atë me shumë kujdes.
Katrougalos thekson gjithashtu se i ka kërkuar përfaqësuesve të BE që t’i kushtojnë rëndësi çështjes së minoritetit grek pasi është dhe një pikë që do t’i shërbejë integrimit të Shqipërisë në BE.
“Ministria e Jashtme grek po ndjek me shumë vëmendje çështjen e minoritetit grek në Himarë në lidhje me parcelat e tokës.
Ne kemi informuar përfaqësuesit e komunitetit kombëtar dhe në veçanti Frederica Mogherinin dhe Johannes Hahn, të cilëve u kërkova që ta trajtojnë me seriozitet dhe t’i kushtojnë rëndësi gjendjes së minoritetit grek.
Dhe i kemi kërkuar dhe palës shqiptare që të respektojë të drejtat e mminoritetit grek jo vetëm për të ruajtur marrëdhënien dypalëshe, por edhe për shkak të integrimit në Bashkimin Europian”, tha ai.
Shqiperia te bej ate qe ben dhe Gjermania, jo shqiptar me 2 shtetesi. Nqs kan greken keta te shiturit tju hiqet shtetesia shqiptare dhe te na vijne si turista.
Ne Himare NUK KA MINORITET GREK!
Sufllaqi politik që ngatërrohet për Real Politik!
Problemi për më i madh grekët nuk janë shqiptarët! As turqit! As maqedonasit! As Merkel! As llumi mesjetar i ortodoksisë që i sajoi si komb klerikal! As vjedhja e kulturës së të tjerëve! As luga bosh e prejardhjes së tyre nga lashtësia! As mentaliteti i tyre thellësisht ballkanas!
Problemi më i madh për grekët janë sufllaqet dhe patatet e skuqura.
Kush ja jep të drejtën shtetit shqiptar të shtetezoje pronat e fshatrave të bregdetit që I kanë më tapi që në kohën e Turqisë babai I tyre apo nëna. Në fillim të shohin hajdutelliqet e tyre vilat dhe tokat që I kanë rrëmbyer popullit nga I pari e deri tek i fundit.