Zbardhet lista: Kush janë 29 prokurorët favoritë për të marrë frenat e "FBI"-së shqiptare

8 Janar 2019, 09:18Politika TEMA

Deri më tani vetingu ka larguar nga detyra dhjetra gjyqtarë e prokurorë, por shumë shpejt do të ngrihen SPAK dhe Byroja e Hetimit, institucione të cilat do të dërgojnë para drejtësisë të gjithë abuzuesit.

Këshilli i Prokurorisë dje hapi garën për prokurorët e SPAK.

Por kush janë më favoritët që të bëhen pjesë e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion?

Në mbledhjen e KLP u bë e ditur se kushti bazë është që prokurorët të kenë mbi 10 vite përvojë, ndërsa ka rëndësi të madhe karriera e tyre.

Pra më favoritët janë ata që kanë shqyrtuar dosje të çështjeve që do jenë objekt i SPAK. I bie që favoritë janë emrat që kanë hetuar krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Gazeta ka siguruar një listë me 29 emra, të cilët kanë përvojë dhe karrierën e tyre e kanë fokusuar te dosjet e bujshme. Bëhet fjalë për prokurorë të Krimeve të Rënda dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Ja prokurorët më të favorizuar për në SPAK

1.      Arenc Çela, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

2.      Olsian Çela, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

3.      Behar Dibra, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

4.      Njazi Seferi, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

5.      Ened Nakuçi, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

6.      Elisabeta Imeraj, ish-prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

7.      Përparim Kulluri, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

8.      Doloreza Musabelliu, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

9.      Eugen Beci, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

10.  Klodian Braho, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

11.  Edvin Kondili, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

12.  Blerim Tominaj, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

13.  Vladimir Mara, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

14.  Manjola Kajana, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

15.  Pranvera Hoxha, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

16.  Sonila Muhametaj, Prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

17.  Besim Hajdarmataj, ish-Drejtues i Prokurorisë së Krimeve të Rënda

18.  Donika Prela, kryetare e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

19.  Adnan Xholi, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

20.  Adnand Kosova, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

21.  Alfred Progonati, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

22.  Alma Muca, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

23.  Anila Leka, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

24.  Arben Kraja, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

25.  Arqilea Koça, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

26.  Avni Kraja, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

27.  Kostaq Beluri, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

28.  Sokol Stojani, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

29.  Thoma Jani, Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme

20 komente në “Zbardhet lista: Kush janë 29 prokurorët favoritë për të marrë frenat e “FBI”-së shqiptare”

  1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

    26 korrake sunite,shiite i tourkotsamides…………..nuk behet DREJTESIA me korrake,vet bota arabe e verteton!

    1. Kalec Dega says:

      “Favorrite”??????? a skemi fjale shqipe o kriminelat e shqipes?….

      Favorritet e Rames/Sales/Floririt

      FBI shqiptare= FBI e Rames/Sales/Metes

      Albanistaneze, mos prisni 2025..a shume vone der athere…m’dgjoni mue!

    2. turi says:

      jo po te veme Janullen k/prokuror, …ik or bizhdollan blurroq

    3. anton says:

      ke mese te drejte.imagjino nje gjykates i gjykates te larte ,i denuar per vjedhje ne italiu.hahaha
      te mjeret ne si komb

  2. "BOHOTINA" says:

    Nxitoni. Kemi humbur shume kohe. Koha eshte pasuri. Mezi iu presim, ne populli.

    1. Tony uk says:

      Besim Hadarmataj eshte spiuni Berishes,prandaj e transferuan nga krimet e renda.ska dale akoma ne veting qe sigurisht nuk e kalon.
      Te tjeret nuk i njoh.

      1. **** says:

        Sokol Stojani eshte pijetar i regjur. Fix per FBI

  3. rudina says:

    Me keta do behet drejtesia?! Mos na cuditni… Keta jane nejri me plehre se tjetri…

  4. Durimi says:

    Ke pret Hajdarmataj nje hajdar i vertete?

  5. pa emer says:

    Nuk e di por eshte nje mosbesim sidomos kur futen keto miqesite , humbet ai qe nuk njeh dhe fiton ai qe njeh apo fut mik. Per mendimin tim do ishte e mira qe puna e ketyre te vezhgohet nga Nderkombetaret (ata qe moren inisiativen dhe bene te mundur vetingun) pra te mos lejohet miku per asnje qe nuk i takon te marre apo te fitoje dicka qe nuk i takon apo duke i shkaktuar dem tjetrit ne te padrejte. Urojme nje sistem gjyqesor te PAVARUR NE ZBATIM TE LIGJIT DHE INTERESIT PUBLIK.

  6. Merati says:

    Po ne duhet te dime te gjithe keta favorite e kane kaluar vetingun ne qofte se jo pse dalin si favorite drejtesia duhet te behet per te gjithe keta mashtrues pastaj tju dali emri mos shkruani brockulla po nga rrethet nuk ka te mire dhe te afte

  7. Deni says:

    Thoma Janon e kam ne lagje. Njeri fantastik dhe definitivisht I paperlyer me maskaralleqe te ketyre viteve. Kane familjarisht nje Golf 3 te lodhur qe para nja 15 viteve dhe shtepine e ka modeste.

    1. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

      te qenit kristian,aq me keq ortho/x e ben Janon te humbur qe pa hyre ne gare…………..mes sunitesh,shiitesh i tourkotsamesh!

    2. asd says:

      Prokurori nuk duhet te jete njeri i mire. Prokuror do te thote te jesh qen gjahu nga kembengulja dhe zgjuarsia por edhe ujk nga agresiviteti. Prokuror do te thote pranga per shkelesit e ligjit, dhe keta (shkelesit e ligjit) kane qene pa hesap jo shume larg zyres se Thomait…por ai nuk i ka pare dhe nuk di gje.

  8. mirel says:

    Kemi shpresa. Drejtesine do ta bejne vete kriminelet. Te gjithe keta jane super te korruptuar. Problemi eshte qe ngritem dhe dy institucione te tjera qe do paguhen me taksat e shqiptareve.
    Meeting te njejtet hajdute qe e kane cuar kete vend ne humnere.
    Nuk mjafton systems I korruptuar qe kemi, por krijojme dhe te tjere

  9. Lymi Tutit says:

    Nga 29 kandidate potenciale,vetem 8 jane femra….(!!) Duhet te ishin me shume.Do pranuar qe ato jane relativisht me korrekte me detyren. Gjithashtu do te tregonim qe nuk jemi shoqeri “maskiliste”,vecanerisht ne kete pjese te rendesishme te pushtetit ligjor.Lymi Tutit

  10. asd says:

    Keta jane te gjithe plehera. A nuk ishin te gjithe keta ne krah te kolegeve kriminele (qe gjoja i fshiu vetingu) ? Si nuk doli asnje dhe te ndiqte krimin brenda organeve te drejtesise? Dmth keta te gjithe deri dje nuk paskan pare dhe as degjuar gje per kriminele rreth e rrotull zyrave te tyre, dhe sot (keta) nuk do lene kriminel pa kapur ? Po ku kane dinjitet keta more ? Keta jane krimba sic ishin edhe para nje muaji apo nje viti.

    1. mirel says:

      Sakte. Gjykimi eshte shume i drejte. Ye gjithe plera perkrah plerave. Asnje mga keta nuk ka rrezikuar as punen e as jeten pse kane bere detyren. Vetem kane perndjekur fhe burgosur kriminelet e vegjel. Keta e rrjepin popullin me kercenimin e burgut.

  11. Ergys says:

    Te gjithe keta tipat ketu kane qene me poste te larta ne sistemin e pa-drejtesise shqiptare gjithe keto vite.Prit te bejne drejtesi keta qe kane asistuar nga poste drejtuese ne gjithe maskaraden qe eshte bere ne Shqiperi nga Saliu,Nanoja,Likja,Basha dhe Rama.

  12. drejtesija says:

    Do zgjidhen si i zgjodhi Nastradini qershite………kjo e permjere, kjo me pak e permjere, kete sikur nuk e permora..
    .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje