VIDEO/ Rama batuta te qendra shëndetësore në Allias: Lajmë makinën dy herë në ditë dhe kontrollojmë shëndetin në 5 vjet, derën e paskeni bërë sa për Braçen

7 Janar 2019, 16:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka vizituar qendrën shëndetësore në Allias, ku ka monitoruar punimet e kryera.

I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, shefi i qeverisë ka parë ambjentet e reja të qendrës e cila është njëra nga 80 qendrat e rindërtuara gjatë fazës së parë të Programit Kombëtar të 300 qendrave moderne shëndetësore.

Kreu i qeverisë u shpreh se qendrat shëndetësore më parë kanë qenë copë copë, ndërsa tani situata është komplet ndryshe.

Edhe këtë herë, nuk kanë munguar batutat nga kryeministri:

“E paskeni bërë derën për Erjon Braçen. Ne jemi mësuar që lajmë makinën dy herë në ditë dhe trupin nuk e shohim 5 vite” tha Rama. (TemA)

2 komente në “VIDEO/ Rama batuta te qendra shëndetësore në Allias: Lajmë makinën dy herë në ditë dhe kontrollojmë shëndetin në 5 vjet, derën e paskeni bërë sa për Braçen”

  1. mirel says:

    MERRNI salce dhe hidhjani kokes ,,,mos e pritni hajdutin…,,,//////

  2. Mjeku says:

    Kryeministri me i mire per batuta shkojne nje her ne pese vjet se nuk Kane leke mor idiot pallosh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje