Përplasja më e fortë Rama-Meta deri më sot

7 Janar 2019, 14:27Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Në një republikë parlamentare si e jona, Presidenti i Republikës pothuaj nuk ka fare pushtet politik. Ai mund të kthejë një ligj mbrapsht në Parlament, por ky i fundit mund të vendosë ta rivotojë ligjin, pa i bërë asnjë ndryshim. Me pak fjalë, të gjitha politikat i vendos qeveria, me miratimin e parlamentit, dhe i ekzekuton po ajo, edhe pa miratimin e presidentit.

Po kur vjen puna për përzgjedhjen e ministrave që do të ekzekutojnë politikat e Qeverisë, Presidenti e ka peshën e vet. Pa dekretimin e tij, asnjë ministër nuk mund të largohet e as të emërohet. Kuptohet që Presidentit i duhet ta argumentojë mosdekretimin, duke u bazuar gjithnjë në kushtetutën e vendit dhe precedentët juridikë.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta e përdori këtë pushtet të tij për herë të parë në rastin e ministrit Lleshaj. Ai nuk e dekretoi fillimisht ministrin e propozuar nga kryeministri Rama, duke argumentuar se statusi i ushtarakut të Lleshajt nuk përputhej me një post politik. U desh që ky i fundit të shkëputej fare nga ushtria, që Meta ta dekretonte si ministër. Dhe ajo përplasje e vogël mes Metës e Ramës shërbeu si provë gjenerale për përplasjen aktuale, kur Rama synon të ndryshojë gjysmën e kabinetit qeveritar.

Rama i dorëzoi personalisht Metës, 17 kërkesa për ndryshime në qeveri pasditen e së premtes – 8 kërkesa për lirim ministrash dhe të zëvendëskryeministres, 8 të tjera për pasuesit e tyre, si dhe një kërkesë të 17-të për të rikthyer postin e ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin. Të nesërmen, Meta firmosi pa asnjë hezitim lirimin e të gjithë ministrave të propozuar nga Rama, me përjashtim të Ditmir Bushatit, pa bërë me dije arsyet e këtij diferencimi.

Në të njëjtën ditë, Meta firmosi dekretet e emërimit vetëm për katër propozime të reja të Ramës. Të katërt janë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ndaj (duke iu përmbajtur kushtetutës) Meta firmosi menjëherë emërimin e zëvendëskryeministrit të ri Erjon Brace, ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, Ministri i Bujqësisë, Bledi Cuci dhe të ministres së Marrëdhënies me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ndërkohë nuk firmosi pesë dekrete emërimi, për kandidatët që nuk janë pjesë e Parlamentit. Në media është raportuar se për kandidatët jo deputetë, është duke u grumbulluar informacion nga agjencitë ligjzbatuese dhe se Meta do të shprehet brenda afatit kushtetues prej 7 ditësh.

Nuk mund të paragjykojmë se ç’do të bëjë Meta brenda afatit 7-ditësh, por beteja e shkurtër që bëri rreth dekretimit të ministrit Lleshaj dhe mosdekretimi i shkarkimit të Bushatit nga posti i ministrit të Jashtëm, të bëjnë të hamendësosh se një përplasje shumë më e fortë se ajo e mëparshmja do të zhvillohet mes Metës e Ramës.

Le ta fillojmë nga Bushati. Mund të qarkullojnë lloj-lloj teorish nëpër portale, rrjete sociale dhe kafenera rreth vendimit të Metës për të mos firmosur largimin e Bushatit nga qeveria, por unë jam i prirur ta shoh çdo veprim të politikanëve nga një këndvështrim elektoral.

Bushati ka qenë për shumë vite drejtuesi i fushatave elektorale në Shkodër, një bashki ku PS-ja nuk ka arritur të fitojë ndonjë herë. Pavarësisht nga ngarkesa në Ministrinë e Jashtme, Bushati ka shkuar rregullisht në Shkodër, për të ndjekur situatën politike lokale dhe për të kultivuar lidhjet lokale, aq të vlefshme për kohë fushatash elektorale. Duke mos firmosur shkarkimin e tij nga posti i ministrit të Jashtëm, Meta bën praktikisht një diversion mes Ramës e Bushatit (pavarësisht se cila mund të jetë arsyeja e vërtetë e mosfirmosjes). Një Bushat i mërzitur nga shkarkimi dhe “i mbrojtur” publikisht nga Meta, nuk mund të jetë më aq efektiv në fushatën zgjedhore që po troket tek porta.

Rama e ka ëndërr një fitore në bashkinë e Shkodrës, bastionin e pamposhtur të së djathtës. Një fitore e kandidatit të tij atje do të përbënte një goditje fatale për moralin e opozitës. Prandaj dhe bashkia e Shkodrës është e vetmja që ai e sulmon pa pushim – bashki të tjera ku qeverisin përfaqësues të opozitës kritikohen rrallë nga Rama. Një ftohje e Ramës me Bushatin, politikanin kyç për përmirësimin e rezultatit elektoral në Shkodër, do t’i ulte fare shanset për ndonjë befasi elektorale të PS-së në Shkodër.

Ministrat e padekretuar ende nga Meta nuk kanë ndonjë peshë politike individuale (ndryshe nga rasti i Bushatit), por zvarritja e dekretimit hap lojën e hamendjeve dhe thashethemeve nëpër portale, rrjete sociale dhe kafenera rreth biografisë së këtyre personave. Kjo zvarritje dhe stuhia e thashethemeve që do ta pasojnë e ul efektin elektoral të lëvizjes së fortë që bëri Rama.

Duke reflektuar për koston elektorale që mund të kishin thashethemet që qarkullonin për shumë nga ministrat e tij, Rama propozoi shkarkimin e tyre dhe futjen në qeveri të njerëzve të rinj, emrat e të cilëve mezi gjenden edhe me Google. Kuptohet që këta persona nuk mund të sjellin valenca elektorale (pasi pak njerëz i njohin), por të paktën nuk do të sjellin kosto elektorale, pikërisht se shumë pak njerëz i njohin.

Dhe këtë efekt të supozuar elektoral të lëvizjes së Ramës e shfryn disi pikërisht zvarritja e Metës. Sa më shumë të gërmojnë njerëzit e portaleve dhe rrjeteve sociale (si dhe njerëzit e presidencë dhe opozitës), aq më shumë thashetheme do të qarkullojnë rreth të shkuarës së ministrave të rinj.

Në fund të përplasjes Rama-Meta, ky i fundit mund t’i dekretojë të pesë ministrat e rinj, si dhe të dekretojë lirimin e Bushatit, por një dëm elektoral për PS-në, sado të vogël, zvarritja e tij do ta shkaktojë. Nëse kjo ka qenë arsyeja e zvarritjes, apo ka edhe arsye të tjera, vetëm Ilir Meta e di tamam…(afp)

10 komente në “Përplasja më e fortë Rama-Meta deri më sot”

  1. syri says:

    Mediokri Zaloshnja! Pse trajton mundesite pa thene thelbin! Eshte lufte per jete a vdekje per Meten! A do ta detyroje Ramen qe te fale ate dhe Monen? Duket si lufte me mullinjte e eres! Rama nuk komandon me drejtesine!

  2. Grand says:

    Z.Z. Busbati gjigand eshte asi nen menge i Rames! Eshte eminence dhe zgjidhje emergjce reale e Qeverise dhe Shqiperise! Zev. T. Bler cdo dite! Megjithate me pelqen llogjika jote elektorale! Por kaq… Shqiperia mund te mos pranohet ne KE! Por per efekt historie duhet anetare 1 dite! Pastaj Svicer ose Angli!

  3. Koba says:

    Like Floriri eshte ne Grahmat e Fundit.Atij do ti bashkohen Mona Baxhella Sale GerdeciLul-Sumkapuci dhe Rama do te mbyll Siparin.Me nje Fjale jane te Gjithe Nje Bande Hajdutesh.

  4. Roland says:

    I vini veshin ketij kerriçi , se nuk ha mut kot ky…

  5. Dash Pacja says:

    syri,
    kur te lexoj emrin ku t’a vendos theksin, tek “y” apo tek “i”?
    Jo per gje po me ngjan se je kapacitet dhe emri Syri do te plotesonte figuren tende.

  6. Prend dedja says:

    Te vetem gje te sakte qe thote Meta ka 7 dite afat per dekretime dhe do ta realizoj bene sikur ka gje ne dore

  7. Asi11 says:

    Asgje nuk kuptuam çfare the dhe çfare ke dasht me thane . Une e kam thene edhe here te tjera por nuk di a e ka lexuar Edi Rama . Asnje nuk thot realitetin çfare ndodh ne Shkoder ne rast zgjedhjesh. Po te marresh rezultatet origjinale dhe me nje grup te posaçem te numrohen mbasi jepet rezultati do te shikoni qe asnjehere nuk ka fitu Partia demokratike , por ketu ne Shkoder ndodhin dy probleme1-Komisjoneret e Partise socjaliste disa shiten disa dorzohen nga presionet qe ju behen ketyre nga njerezit e forte te Shkodres dhe shkaktari kryesor qe defoŕmohen zgjeďhet eshte Źef Gjoni drejtuesi i boksit qe nuk e thot askush 2 – Tjeter eshte ñje sasi e madhe parash qe futen ne Shkoder nuk dihen akoma kush i fut dhe nga futen . Eshte pershperit se futen nga Beogradi .

  8. Floriri I krrabes says:

    Presidentit I pelqen roli I pashait se ke 30 vjet pasha I Shqiperise qe I ka ecur kali ne ure si majtas e djathtas , por sado te mundohet te demtoje Ramen e ps nuk ja arrin se eshte figure e diskretituar e partiza e tij e shkaterruar akoma me shume nga e shoqja qe nga etja per pushtet ballancojne njeri tjetrin Popullit nuk I hiqet nga mendja ate qe tha monika se familia e tyre na qenka me fat Po pse nuk na e spjegojne se nga I ka erdhur ky fat????!!!!!! e pse te thjeshteve nuk u vjen????!!!!!! Prandaj te kordinuar te dy kesaj radhe qorrarrazi nuk ka per tju shkuar kali ne ure

  9. rexha 10 says:

    RAMA ME TE SIGURTE FITOREN E KA NE MALE TE ZI SESA NE SHKODER.
    SHKODRA ESHTE DJEPI I LOCKES . XHOZI TE BENE TE FALA.

  10. Naseri says:

    E para, Meta nuk duhet te dekretoje asnjerin nga emrat qe jane pa dekretuar sepse kane probleme thelbesore me pergatitjen profesionale dhe pastertine morale apo financiare te tyre.
    E dyta, Bushati ska pasur ndonje vlere shtese ne elektoratin e majte ne Shkoder sepse jane 2 te tjere ata qe kane ndikuar ne rritjen e elektoratit te majte ne ate rreth.
    E treta, fatkeqesisht parlamenti shqiptar mban ne vetvete perfaqesuesit me te denje te korrupsionit nder 28 vitet e politikes “pluraliste” shqiptare, perfshi edhe ish drejtoreshen 5 Milioneshe te doganave, sot ministre me marrdheniet me parlamentin. E gjitha per ti bere qejfin Rucit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje