Pas 40 vjetësh duke menduar për famën me baltë nëpër duar, m'u bë i famshëm oxhaku!!!

6 Janar 2019, 19:53Politika TEMA

Nga Adi Dule

Nje reagim i artistit Adi Dule, ne studion e te cilit Edi Rama realizoi nje pjese te intervistes me Ermal Mamaqin me oxhakun ne sfond

Pas 40 vjetesh duke menduar per famen me balte neper duar, m’u be i famshem oxhaku!!!… Angazhuar media dhe sigurisht opozita, per t’ia kaluar oxhakun tim ne pronesi Ed Rames, edhe pas tre ditesh, kur ne shqiperimtaret themi se cudia me e madhe zgjat tre dite. Po keshtu qenka jeta, dardha nen dardhe fama ke i famshmi, kurse ne te tjereve na rrofte balta:-)))

Po ma rrahin oxhakun me pantofla, cizme , atlete sikur po i bien ndonje kembane kishe. Mjere ne ku jemi katandisur aq sa te ze frika te te vije nje kryeminister apo president , apo kryetar parlamenti etj ne shtepine a ne vendin e punes tende, sepse te bejne copash duke ta nxjerre shtepine ne pazarin e madh te sharjeve e fyerjesh ordinere… Fillon kazaneria mediatike dhe pastaj opozita qenike (cinike), qe si qeneria germon ne kazan dhe hane cte gjeje qe te dhjese c’te munde.

Aman derman mor aman, po te oxhaku im e gjetet te nxirrni tymin e flaken e pare Vitit te Ri kunder kryeministrit o te shkrete ?

Po popullit qe jua di brimat e guxheverat e dallavereve tuaja qe jane sa mijera oxhaqe si imi, kaq hajvane jeni sa mendoni se do i’a shisni 20 e 30 e 40 mije euro oxhakun tim?!

Po avash o avazh se ju ra bretku duke i rene bathe bathe ne nje brime me shtepine e tjetrit, duke u bere boze dhe bloze …. eee hooooop doli oxhaku prej floriri! Po juve more derzinj dhe derzeza qe ju jane bere buzet si oxhaku im nga operacionet dhe rrezik edhe leshin e keni zevendesu me qime importi, sa me shume holloni vidhet aq me shume ju trashen trute! Ju rre menia se Ed Rama mundet me grushta si ato te boksiereve amatore qe zihen neper garazhet e lagjeve te Bronksit, nderkohe qe ai eshte ne rastin me te keq 10 vjet para jush dhe ne rastin me te mire 100!

Gjithsesi varja Rames se s’kam asnje tundim ta mbroj, se per mua ai vendin e ka ne art dhe boll me politike ne pazarin e gomereve! Po ja qe s’mu ndejt me kur perpos berjes lloqe kavaje me oxhakun tim, na doli tani qe tere atelieja ime qenka e tij dhe une paskam vene emrin tim per ta mbuluar pasurine e tij.E kjo per me teper e shprehur nga nje ze klithes i opozites, qe as nuk llogarit demin moral qe me shkakton teksa tere bota e kultures dhe artit e di se si e kam nisur me veshtiresi pafund derisa ja kam dale te jem ketu ku jam. Tere bota e artit(madje edhe nje pjese e opozites qe i kam miq)e dine qe nuk jam i ardhuri i fundit ne kete qytet dhe qe as kam marre kurre ndonje lek shteti per krijimtarine time.

Pike e zeze!

Perfundimisht paskrupullsia ka arritur fundin dhe nuk ka mbetur me as nder e as virtyt apo moral aq sa te pranohet nje e vertete e thjeshte: jemi dy shoke arti, qe nuk rrime per te zgrepur apo perdorur njeri tjetrin per interesa te ngushta ordinere materiale, por per vlerat e ndersjella qe shkembejme si ne raportin shoqeror edhe ate artistik. Edi vjen ne studion time 2 a tre here ne muaj dhe eshte kenaqesi e madhe artistike te ndash kohen e krijimit me te. Kush e ka njohur si artist dhe si pedagog, e di mire cfare flas,ndersa kush ja mohon vlerat edhe si artist si rrjedhoje e mosdashjes si politikan, as qe e ka idene sa nevoje ka te c’qorollepset.

Tani qe ta mbyllim kete muhabet. Studio eshte e imja dhe paguaj qera per te tek komuniteti bektashi, me te cilet kam kete marredhenie, qysh para se sa Ed Rama te me vinte rastesisht per vizite dhe te prekte per here te pare balten e qeramikes me dore!

Oxhaku eshte i imi dhe njeheresh krenaria ime pasi jam edhe vete pjese e krijimit te tij, e s’ka bere as 40, as 30, as 18 dhe as 12 mije euro, por shume me pak. Ama edhe sikur te bente 20 mije, une kam kaq shume vite pune dhe aktivitete biznesi( kush se di te pyesi ata qe e dine)ne kurriz dhe njeheresh nje jete kaq modeste jashte studios, sa po te mos e kisha marre dot shume me lire mund ta kisha marre edhe aq! Se fundi, nje keshille per ata qe jane marre me studion time: Keni 1000 burime te tjera frymezimi per te humbur kohen tuaj ne menyre rekreative me Ed Ramen!

Atij me keto forma do t’i hani shume shume mjaltin e kosheres se mengjesit kur i clodhur nga gjumi shkund bletet ne koshere. Ndersa me mua e vetmja forme te merreni eshte t’jua shumefishoj leket e oxhakut kaush ne vrimen ku ska shkuar ende doza e botoksit.Te fala edhe nga oxhaku!

31 komente në “Pas 40 vjetësh duke menduar për famën me baltë nëpër duar, m’u bë i famshëm oxhaku!!!”

  1. Lizga says:

    Sqarim korrekt….BRAVO

    1. Isuf kapertoni says:

      Sqarim korrekt??? Ne rradhe te pare edi ka thene qe ka studio ne shtepine e vet, pse nuk e beri video tek studio e vet? ( ose mbase aty e ka bere) . Ne rradhe te dyte ky tipi i artilullit te na nxirrte ca foto te studiu e tij qe te na e mbushte mendjen ca me shume

      1. xx says:

        Isuf KAPERTONI:::Mos je me temperature te larte??…se ndryshe ska si shpiegohet.

    2. Turi says:

      O artist me pelqeu shkrimi dhe e di pse je kaq kociz sepse ti punon me balten me duart e tua prandaj i njehë kaqë mir prodhuesit e baltës

  2. Likja says:

    Respekte artist, varu teneqen palaçove ate pune kane te hane plehra dhe te sperkasin kedo me te vjellat e tyre

  3. oooo kush flet surrat majoneza !ky eshte pronai i fabrikes qe prodhon majoneze “sejega” po ik lepija bythen edi rames dhe mos u merr me qytetaret ! tu hap goja dhe ty !

    1. Cudia says:

      O Ceno! Nuk e lexove shkrimin me duket. Ishte per ty dhe gjithe njerezit e kallepit tend.

      1. Bureto says:

        Po pse mo Çudia e harrove Cufin! Mos! Ai dinte dhumë gjëra dhe e kishte shumë seriozisht?

    2. vang says:

      CEN DURIM MADHI :Sa mije euro eshte oxhaku??Eshte rritur cmimi? Sa per lepirjen ne qe e lexuam nuk e kuptuam ashtu. Ja me cfare merreni ju te humburit: kotesi…kotesi….kotesi. Ti ben mire te konsultohesh me Salen,Vasilin se ata marrin vesh nga arti.Biles edhe Adi Krasta e veretoi kete ne intervisten me Salen .E la ate (Salen) ti thote zhgarravites,biles te flase edhe per ”perroin e ndergjegjes” me shpresen se si mjek njerezit do besojne interpretimet e nje divulgaviteti.Ti merru me analizen e majonezes.

  4. Uarasi says:

    Se cfare te presesh nga nje me mbiemer dul, ska shume pritshmeri. Te pakten ne fund ka treguar te verteten, dhjesin te dy ne nje qyp dhe fati dulit qe i ka pare e provuar mjaltin e mengjesit dhe kap me dore bolet. Po si nuk ju ndane ketij vendi kjo race perverse, eunukesh, pa pike personaliteti dhe dinjiteti. Medet o shqipetar thirri mendjes o rini, jepuni dermen ketyre perverseve se na prishen racen dhe gjakun.

    1. ik ere pirdhu says:

      Populli duhet t’u jape dermen HALABAKEVE si raca jote e shpifur. RROT CARI!

  5. oooo kush flet surrat majoneza !ky eshte pronai i fabrikes qe prodhon majoneze “sejega” po ik lepija bythen edi rames dhe mos u merr me qytetaret ! tu hap goja dhe ty !

  6. Curro Jimenes says:

    Ke te drejte Cen Durim Modhi. Ky tipi deri vone kishte biznes prodhimin e majonezes po mos e ngri deri ne nivelin e pronarit te Sejeges. Sejegen e
    e ka tjeter njeri. Ky shiste majoneze e ketchup me kova per fast food. Babai i tij Hektor Dule ka qene skulptor i nivelit te larte, ndersa ky … Po te kete bere ndonje lek e ka bere nga Rama se ky vete.. Edhe gruaja dikur tallte trapin me kete sa i beri kaken

    1. X.X says:

      Curro Jimenes.KU qendron e keqja qe punonte me qe ti vete poe thua???Ta zeme se eshtee vertete se e paska ndihmuar Rama.Po gruaja chyne ketu??.Apo ti je dishepoll i Sales qe te lexon librin e shtepise.Ai eshte i biri i skulptorit te njohur Hektor Dule,sikur the,dhe ska nevoje per ndihmen eRames.

  7. Cobo says:

    C’meresh me te mbaruarit Adi. Jane njerez te pa cipe, pa kulture, qe s’dine c’eshte puna e qe s’kane bere hajer ne jete. U ka rene nje celular ne dore e llapin tere diten. Pirdh me ta, as ne familje nuk ua varin.

  8. Dash says:

    Shkoni ore plera mos u merrni me llafe , mire ju thote artisti , ju jeni prova me e mire qe ne Shqiperi urrejtja patologjike per fat te keq nuk zhduket kurre se kemi pikerisht shume plera …mos kerkoni argumente te pa qena sepse…..eshte e kote qe flas..prandaj sbehet ky vend

  9. am says:

    Troc dhe qarte. Tani merrni briskun dhe hiqjani nje tegel.

  10. asd says:

    Ky qenka me pak ne rregull se Ed Rama. Apo …prandaj jane shoke ?

  11. Kls says:

    Ngadale me ate goje te mbrapshte ti, “artisti” dule! Cdo fjale e jotja shkakton efekt te kundert nga qellimi i gjithe kesaj llogore fjalesh.
    Pfff, me pis se parashkruesit …

  12. Johani says:

    Te lumt artist,por kujt tia thuash palokes qe ne vend te trurit ka kiqe apo mones qe ne vend te trurit ka mbushur buzet,salianjit e nokes,bumqit e alibeajt qe ne vend se te merret me vllaun drogerash te arrestuar ne gjermani me tre karta identiteti,nje shqiptare nje greke e nje serbe dhe na shet moral e patriotizem me babalet e pabolet nen regjine e dyshes kriminele,sali efendi e lul bashzezes qe kshilltar kane serbin fazlliq,andaj kjo mjafton qe shqiptaret ta dijne ke ta zgjedhin ashtu siq ti di ta zgjedhe e ta perpunon dheun,siq e di se cili dhe ban per oxhak e cili per qenef, andaj tu kisha lutur ta ndertosh nje kazan qenefi dhe bejau dhurate ksaj klike ne menyre qe shqiptaret te shkojne aty e te dhurojne mjalten e mengjesit sepse ata jane te pangopur dhe gjakpires, ti marrshin te ligat ty,Rames e mua ne fund.

  13. Plaku Xhuxhumaku says:

    Nje zagar po aq pa tru sa edhe i zoti. Lef i zoti me arrogance, lef edhe zagari me arrogance, lef i zoti e tërrci e vërrci, lefka edhe ky zagari poçar e tërrci e vërrci. Ik e pirdhu mer legen, po perse u habitke kaq shume ti, se mos e tha gje ne emision Edvin Suma qe bonte seks ne studion tate. Njerezit e pane qe po bonte oturaqe dhe u shkoi mendja se oturaqet po i bonte ke bunkeri i vet. Ja qe edhe ti e fitove 15 minutshin tend te fames me oxhakun tat shyt. Torrollak poçar. Nejse ti duhet t’ia kesh provuar mjaltin e mengjezit bleteve te Edvin Bythos, prandaj edhe po i rekomandoke per ilaç reumatizme, O idiot noterik, or hajvan fenomenal.

    1. opa opa says:

      Po ti qe pellet ketu mor GOMAR Xhuxhuk, ke ke tet’zot ? ? ? ?

  14. Dodë Puka says:

    Vetem ne Shqiperi ndodh qe te qohet gjithe populli e ti shaje oxhakun ketij trimi.

  15. Genti says:

    Nashti qe thua ti o Dule, kur mbleksesh me krundet behesh ushqim per derrat. C’te duhej ty dekori me mamaqirat e zhgarravitesin Kryeminstror? Ai stan ate bylmet ka. Keshtu qe mesim per here tjeter, because is nothing personal, just business.

  16. Ola says:

    Hajde Shqiptare hajde nuk lini njeri pa njollosur dhe pa e bere pis dhe harroni qe te gjitha keto dalin nga goja juaj e qelbur qe sa e hapni kundermon kudo.TURP NJEMIJE HERE TURP.

  17. "BOHOTINA" says:

    Po ç’ ke o Adi? Kazani zien? Kjo eshte detyra e kazanit. Jane ca urithë qe vertiten pa mbarim atje brenda, ne kazan. Keta tipa dikur, ne nje kohe tjeter jo te larget, por para qershorit 2013 as nuk kishin guxim te flisnin, pra le per te llapur si tani qe nuk behej fjale. Ty te lumte mendja dhe duart…

  18. Aman o dule says:

    Engjellori artist Bisnesmeni dule, Mik arti I KM… Futi nji biznes shtese: jep me qira studion për internista.
    Gjsesi ke një te vertete: Sharlatan-Karagjozin KM nuk e Shpëton dot as një atelje arti, as lloqe derdinenesh per oxhak te share një kur I zene ne kurth nga një student tha qe kështjellat ne Surrel I bej me fitment e emigracionit si ÇDO emigrant shqiptar, huhuhu, mos harroni qe tha se e kish bere me paret e lindes….. Nuk e Shpëton dot mamaqs a ti dule ket Artistin qe ben ne cdo frymemarrje një krim, perversitet, arrogance Kllouni a krokodili, qe sado batuta te mbjelle, te e fundit do varet bashke me LaliMortjen, mamaqs e ti dule atehere happini Deren per intervista…. Po maqsi nuk besoj te kete veshur at kostum papagalls…. Si kollaret e PiktoritKM…
    Intervisten e fundit te Marrujut e imagjinoj prane flutrave te tij narcizomadhe are te Kepurdha artistike….
    Eej,
    A e vute re si ja mberthente syte mamaqes kur e kalonte gjys-Kllounziu ndopak cakun qe kishin bere llafin, sa per pazarin, e para qartesoi KllounPiktori (qe I djeg) do mbetet ta keni per muze i KM deliranto-kanibal, buzevarur ne ditët E tij kur e shpullojne edhe Kalamazoo edhe mamaqer e ky kujton se eshte piktor…
    Mua shpulle – po atyre ama GRUSHT….
    Yyyffff karagjoz I perdale… E pate KUR Hyri ne salle,
    I dha vetes narcizisht – e brenda DHITS
    – ardhur ne Cirkun mamaqs te pastronte Kelliren qe Ska oqean qe ja lan, Jo me mamaqs kllouni (qe fiton buken & shtyn diten lumturisht….)
    Eh Çkelqesa ine!!!
    Te vjen dhe liksht qe e perdoren si Hu qenefi…
    Ç, te te beje maqi ty a ditezipunezi…

    1. Po says:

      Nuk kam pare fjalor me te pasur se ky I ketij pacavures (Aman o Dule)….ore idjot/idjote, nga e merr rrogen, nga Sali, lulzimja, Petritja apo Moni cizmja? Hahahaaaa, shkrim idjot….hahahaaaaaa. Kazan, Kazan, Kazan……edhe Kazan…

  19. pilafi says:

    O Isuf Kopertoni ! Kerkoi nje foto te atij mikut dhe vare ne mur te ta shikoj joteme

  20. albaniafirst says:

    Komentet ne TEMA po degradojne, gjithnje e me shume, ne mediokritet. O do gjendet gjilpera ne kashte o bjer e vdis. Kjo puna e Oxhakut u be terkuze. Disa arrijne deri aty sa te pyesin se perse Rama nuk e beri intervisten ne shtepine e tij? Ca te tjere kalojne ne fyerje personale te artikullshkruesit. A nuk mund te mendoni se gazetaret aty e kane ndjekur Ramen dhe aty i kane marre intervisten.
    Ne fund te fundit, se cfare ben Rama ne kohen e tij te lire, nuk na duhet gje neve. Na intereson se si e drejton ai shtetin. Merruni me kete o njerez dhe lereni Ramen te shkoje nga te doje dhe te shoqerohet me ke te doje, dhe ca me teper; lerini njerezit qe s’kane lidhje me politiken ne punet e tyre dhe shikoni tuajat. Kini me teper respekt per jeten private te njerezve te tjere.

  21. 01 vlora says:

    Respekte Adi ,me vjen keq shume njerz nuk mundet tu kuptoin as Ju e as Ramen ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje