Sekretari i PS: Pse grekët e duan ligjin e luftës me Shqipërinë dhe deklarata e “guximshme” e Kotzias!

6 Janar 2019, 14:51Politika TEMA

Sekretari socialist përt Median i zgjedhur në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të kësaj partie Alfred Peza ka analizuar deklaratat e ish ministrit të jashtëm grek Nikos Kotzias.

Peza thotë se ish kreu i diplomacisë greke ka bërë një deklaratë të giximshme, duke pranuar se për ligjin e luftës që ekziston mes dy vendeve, grekët nuk janë të gatshëm ta heqin.

Postimi i plotë i Pezës:

Pse grekët e duan ligjin e luftës me Shqipërinë!

Ish ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, tani që nuk është më në detyrë, ka bërë një deklaratë të “guximshme”. Ai pranon për herë të parë publikisht:

E para se ekziston një ligj lufte mes dy vendeve tona. Ai është “aktiv” dhe ende në fuqi.

E dyta, se grekët nuk janë të gatshëm që të pranojnë se ky ligj nuk ka asnjë sens.

Ja deklarata e Kotzias:

“Dua të them këtu se paketën e marrëveshjes (Greqi- Shqipëri) e kishim mbyllur, por kishim dy probleme: 

I pari Shqipëria nuk kishte Gjykatë Kushtetuese.

Problemi i dytë. Greket nuk janë të gatshëm të pranojnë ligjërisht se lufta mes Shqipërisë dhe Greqisë ka mbaruar tashmë”.

7 komente në “Sekretari i PS: Pse grekët e duan ligjin e luftës me Shqipërinë dhe deklarata e “guximshme” e Kotzias!”

  1. xxxx says:

    Nuk ka problem se me ato borxhe qe kane kurdet e Athines e kane pas qafe ne nje kohe jo te larget nuk do ti hyj ne pune as ai ligje idiotesh

  2. Ari says:

    Koment shume shume interesant..qe thote por nuk thote Pse duan ta mbajne!!! Thote se e duan..po perse????

    1. I.Hoti says:

      Po pse?????? ‘Ti japin zemer’ vehtes ! Ke degjuar se nje frikacak ne erresire…fillon te kendoje//????????/ Po pse????? Pyeti greket.

  3. ben says:

    Po mire, le ta provojne se sa u vlen lekura jevgjiteve te Anadollit. Shqipot kane lere e vdekur me breza te tere ne mijera vjet duke luftuar dhe luften e kane ne gjak.
    Ne duhet te bojkotojme dhe te kerkojme me force nga p olitika shqiptare qe te heqe nga axhenda kerkesen per tu bere pjese e BE-se. Bashkimi kombetare duhet te jete i vetmi objektiv.

  4. AC/DC says:

    Greket e mbajne ligjin e luftes sepse nuk duan ta heqin

  5. Tonny says:

    Sa lajm qesharak? Pa lidhje me titullin!
    Me nje fjale, ky thote ate qe ai tha(Kotziasi)
    Njesoj sikur un shoh qe bie shi por, vjen dikush dhe me thote: you know what …po bjen shi:)

  6. T. Voda says:

    — NUK KUPTOHET…!!
    E cfar ka dashur te thote ky Peza. ..?? ASGJE..!!!.
    –Ne gjuhen e popullit kesaj i thone… “Pordhi kali ne dere te hani..”; ose “Lesh me qime”; ose “Orolinga torolinga , xhako purtha pa opinga”..ose”Re ne pantallona” ose “P..rdh me rigon”.ose. .”Ku ishe , hicgjekundi.Cfar the, asgje”……
    -zzzz
    –Kurre..!! .Kaq embel, s’esht shtrir frika..!!
    –Kurre..!! .Kaq thelle s’esht futur thika..!!
    — Kurre..!!. Kaq trishte nuk ushtio..
    Hija e “lisit” dhe “kroi”…
    — Kush ka qejf..le te vazhdoi…(vargjet)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje