Kreu i forumit Rinor Eurosocialist Eljo Hysko nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale replikon me ish-kryeministrin Sali Berisha për trajtimin e freshistëve nga ana e qeverisë Rama.
Eljo Hysko thotë se FRESSH gjatë protestës së studentëve ka shfaqur tiparet dhe individualizimin e anëtarësisë së vet, në një kohë që një gjë e tillë nuk do të ndodhte kurrë në forumet e tjera, duke përfshirë FRPD dhe LRI.
Eljo Hysko sqaron disa nga procedurat që ka ndërmarrë qeveria pas protestës së studentëve dhe aludon se cfarë do të kishte ndodhur në partitë e tjera nëse anëtarë të forumeve të tyre do kishin dalë kundër qeverisë.
Mesazhi i plotë i kryetarit të FRESSH:
Në një kohë kur studentët do të paguajnë 50% më pak tarifë, ata me mesatare mbi 9 apo nga familje me ndihmë ekonomike, do të kenë ARSIM FALAS dhe do të përfitojnë 100 mije lek bursë, ka filluar puna për transformimin e konvikteve, punësimin e ekselentëve në administratë, krijimin e kartës së studentit etj, Sali Berishën e paska zëne meraku për trajtimin e FRESSH-it nga kryetari ynë, Edi Rama!
Kur lexon te tilla shfaqje të sharlatanizmit politik, s’ke si të mos ndjesh keqardhje për ata që e marrin akoma seriozisht këtë Doktor Pacient!
FRESSH është organizata rinore politike e cila ka mbajtur një qendrim parimor dhe luajal në raport me protestën dhe kërkesat e studentëve, duke i mbështetur ato.
Jam kurioz, edhe pse imagjinata ime nuk e kap dot, cfare do të kishte bërë Saliu nëse FRPD-ja do kishte protestuar qofte edhe për ngrohjen globale, gjatë qeverimit të zoterisë!
Por ne po ashtu kemi mbështetur dialogun, si normalitetin më fillestar demokratik në kushtet kur kryeministri e ka kerkuar këtë nga studentet dhe si fillesën e një procesi transformues të universitetit.
Ndërkohë haptazi forumet e tjera, ku shkëlqejnë për kapacitete muskuloze, forumi i rinisë berishiane ka uzurpuar megafonin e studentëve duke e kthyer në Dolby Stereo të shiritave magnetofonike të Shqupit dhe Çizmes!
Që nga dita e parë dhe deri më sot aktivistët e FRESSH kanë mbajtur qendrimin e tyre individual dhe kjo është shënja më e madhe e demokracisë së brëndshme së këtij forumi dhe të vetë Partisë Socialiste.
Ky qendrim, i paimagjinueshëm për drejtuesin e fundit autoritar në tranzicion është një nxitje për shfrenimin e fantazive me presione e diversione staliniste.
Sali Berisha nuk mund ta imagjinojë se aktivistë të një force politike mund të ishin pjesë të një proteste të sikletshme ndaj qeverisë që mbeshtesin, sepse ai i ka detyruar të tijët të mbronin publikisht krime si Gerdeci, të justifikonin vrasjen e 4 individëve në 21 janar si dhe shumë krime e mekate të tjera gjatë kohës që ai ka qeverisur.
FRESSH do të jetë gjithnjë në mbështetje të procesit transformues për universitetin, duke e konsideruar protestën e studentëve zanafillën e tij.
Sa për idenë e hedhur nga kryetari Edi Rama, per te liberalizuar ne statutin e PS krijimin e organizatave të tjera të tjera me PS, kjo quhet të jetosh me kohen jo të sulmosh FRESSH-in.
Por për Doktorin e Byrose Politike të Enverit dhe Pacientin e politikës shqiptare të ditëve të sotme, kjo është e pakuptueshme, sepse për të politika është lufte e njeriut ujk kunder ujkut.
‘mosha e rinise’ mos u merrni me nje gjysh psikopat, qe deri tani i ka shpetuar drejtesise per krimet e renda ndaj ekonomise politikes shtetit e popullit shqiptar! Kujtoj -nxitjen dhe shkatrrimin e vendit ,grabitjet e vrasjet ‘ shitjen e vendit dhe interesave kombetare…’92 ’95-’97 ’98 ……….. Zhgjedhjet ’96 ….ato te Tirane…….Ne cdo vend te botes demokratike ishe denuar perjetsisht me burg dhe konfiskim i pasursise grabitur nga ai dhe familja e tij e gjere e pangopur me pasurine dhe gjakun e shqiptareve…DERI KURE ?????????
Mos ha m.. me Enverin se je fare pikolino….
E pa besueshme të shikosh e degjosh nga gojat e qelbura të ndyra të këtyrë Kukuvajkave , Vrases , Monstrash të politikë bërjes kriminale , destabilizuese , të kesaj bande rrugaçërore , anti shtet , anti ligj , pa qytetari ,fiks pjestarë të nje bande maskarenjësh të cilët , dëshirojnë se ditët qe po vinë pas nga reforma në drejtësi, qofshin një ender e keqe , Nuk duan të besojnë se keta bisha , këta hora i kanë ditët të numuruara , jo më kot thotë populli : mos shko pas të mbyturit , mos u ushoqëro e mos shko pas të Menderosurve se erë Mut e Fekale , Gjirizi do mbash o njeri.
Elio,mos bini ne gracken e nje krimineli dhe bandes mafioze .Jeni te rinj,te pagarkuar me te kaluaren,por duhet te jeni protagoniste te te sotmes dhe te ardhmes.Veshtroni se si veprojne te rinjte e te majtave europiane…Kerkojne qe partite e majta te perfaqesojne realisht punetoret,punonjesit e tokes ,rinine ,pensionistet dhe te gjitha kategorite qe jane ne kudijte minimale yte jeteses.Prandaj edhe ju ,brenda PS mos lejoni qe programet e te majtes te proklamohen nga Berisha ,Basha ,Mona me thirrje te tipit nacionalsocialiste qe do te thote neonaziste.Kerkoni me force qe linjen politike,ekonomike,por edhe morale te mos e diktoje bvetem Rama .Duhet te kuptoni qe Rama dhe disa rrotull tij ose vuajne nga sindroma e Stokholmit ,ose me keq akoma ,zbatojne nje program hiperliberal me votat e popullit te majte .Ju nuk jeni pergjegjes per te kaluaren ,edhe per te tashmen .Por ju jeni pergjegjes qe ne te tashmen dhe te ardhmen te kerkoni qe PS te veproje si nje parti e majte ,nje parti qe edhe te kaluaren nuk e ka tek M.Drashetri ,por tek Noli ,Q.Stafa ,Migjeni,Agolli,qe te sotmen dhe te ardhmen ta mbeshtese ne teorite moderne te majta si T.Piketty,tek Korbyn ,Sanders.Shqiperia nuk mund te shkoje perpara ne se nuk behet nje rishperndarje me e drejte e te ardhurave kombetare ,ne se nuk nderton nje strategi ekonomike ku industria moderne te jete baza e rritjes se mireqenies dhe punesimit ,ku rrogat minimale te rriten mbi 300 euro ne muaj sepse parate realisht jane perderi sa oligarket bejne investime qindramlioneshe nderkohe rrogat jane ne kufijte e mjerimit.Nuk mund te ecet perpara drejt zhvillimit ne se Shkolla e larte shteterore nuk akreditohet ,ne se nuk synohet cilesi dhe jo sasi diplomash pa vlere,ne se sherbimi shendetesor publik nuk eshte me cilesor se privati A nuk ju ben pershtypje qe Rama i takon te gjithe ,edhe te mjeret,por nuk takon kurre punetore ,nuk shkon kurre tek ndermarrjet qe mbyllen dhe njerezit hidhen ne rrugfe ,kur ne perendim ,te gjithe lideret ,jo vetem te majte shkojne tek njerezit e punes jo thjesht per ti takuar por edhe per tu zgjidhur problemet….A duket normale qe Rama shkon ne nje biznes privat,takon pronarin duke i thene se te kemi ulur taksat ,nderkohe takon edhe disa punetore dhe i thote pronarit ,…ngfa fitimi jepu ndonje gje edhe ketyre..Ksh jane keta …ketyre…si ka mundesi qe percmohen punetoret ne kete menyre kur ne perendim keto idiotizma ne marredhenie jane kapercyer para 50 viteve …E pra te rinjte socialiste kane shume hapsire per te krijuar nje fdryme te re brenda se majtes ,duke synuar pse jo ,edhe ne marrjen ne dore te drejtimit ,jo si dhurate por si ide ,si program si praktike .Mos kini drike ,mos u servilosni ,te ardhmen tuaj nuk mund tua marre askush ,mjafton te keni ide ,guxim ,mencuri dhe organizim ..