Pse po heziton Meta në dekretimin e ministrave shqiptarë që vinë nga Kosova?

6 Janar 2019, 15:19Politika TEMA

Nga Spartak Ngjela

Pse po heziton presidenti Meta në dekretimin e ministrave shqiptarë që vinë nga Kosova?

Ajo që pranohet më shumë është se nuk e lejojnë Athina dhe Beogradi.

Po Rama? Ky mund të ketë pasur presion nga aleati i madh, prandaj i ka marrë në qeveri.

Gjithsesi edhe ky i turbullt është se ka frikën e studentëve. Dhe sigurisht që ata e kanë kapur dhe nuk do ta lëshojnë…

Kurse Meta është në hall të korrupsionit, dhe nuk mbush që të kuptojë se nuk ka shpëtim. Athina dhe Beogradi janë drejt falimentimit.

Çështja shqiptare ka për t’i sjellë aty ku duhej të kishin qenë pa pushtuar me aneksim ndërkombëtar territoret e gjera të Shqipërisë. Keni për ta parë…

Korrupsioni i lartë shtetëror shqiptar është i likujduar. Kot lodhen që të gjithë.
Le të vërtitet kudo Meta, le të shkojë kudo, gjithçka është mbyllur.

Meta i hyri një politike të degraduar kur u bë kryeministër. Ishte i sëmurë në funksion të parasë. Tregojnë se kur i kanë çuar paratë e para me një thes mbledhur nga taksat dhe doganat, sapo u hap gryka e thesit, i ra të fikët. Edhe atij, e më pas edhe të shoqes.

Kjo është në fakt psikologjia e një bujku dhe një bujkeshe të varfër, kur befas bujku e gjen veten “mbret” dhe e ndjen se ka të drejtë të vjedhë paratë e shtetit.

Këta janë. Dhe nuk janë të vetëm.

Kështu është i gjithë korrupsioni i degraduar shqiptar. Njerëz të rritur në një babëzi psikologjikë që, kur erdhën në pushtet, u shtynë drejt degradimit.

Më e rënda që kanë bërë ka qenë shitja e interesit kombëtar. Kurse tani janë drejt fundit.

Po kjo që po bën Meta me dektetimin e vonuar të ministrave që janë shqiptarë të Kosovës, me shitjen e interesit kombëtar ka lidhje?

Për hallin që ka Meta të shtyn të mendosh se dekretimin e tyre nuk e dëshiron Beogradi dhe Athina.
Gjithsesi shumë shpejt do ta shohim…

24 komente në “Pse po heziton Meta në dekretimin e ministrave shqiptarë që vinë nga Kosova?”

  1. lumi says:

    E bukur ajo historia e thesit avokat,por cdo tjeter eshte inflacion asgje ska per te ndodhur edhe pse ti e ke deshiren e madhe ashtu si shumica e shiptareve

    1. i cudituri says:

      O avokat! Te dy ministrat nga Kosova kane qene pjese e qeverise kaq kohe, kane qene zevendes-ministra, nuk dolen tani ne pah! Apo nuk quheshin se ishin zevendesa ? ? ?

  2. Kozmos says:

    PO KU JA MBAN METES TE PLOTESOJE URDHERAT SERBISE DHE GREQISE , PERPARA AMERIKES . SE SHPEJTI VJEN AMBASAFORI NGA AMERIKA DHE TA SHOHIN KETA HAJDUT TE SHTETIT , QE SHIJNE LAM ME KETE POPULL , PER KETA ESHTE BERE DETI KOS . KANE PATUR NE DORE GJIHE PASURINE E SHTETIT . META PO BEN PLAN SI TE KERKOJ AZIL NE GREQI , APO SERBI . I MIKU I IJ GRUEVKI .ESHTE NE PRITJE TE SIGUROHET ESHTE EMRI I TIJ DHE MONES NE LISTEN PER NE REC .

  3. Plaku Xhuxhumaku says:

    Demek ti o i mencuri i kombit, me grade avokat halucinant, na mbush mendjen qe Ramen e ka detyruar Amerika qe te vendose ministra nga Kosova, kurse Meta nuk i dekreton se ka frike nga Beogradi dhe Athina? Po cfare ha per darke ner qerrata qe te ben te shofesh kesisoj endrrash idioteske?

  4. Cudia says:

    Bravo Ngjela! Ke disa profesione. Jo vetem avokat por edhe fallxhor. Si lume ne qe te kemi. Sa keq qe nuk te kemi ne qeveri. Ire qe te kemi kryetar te nje partie. Nuk di nese ke bere ndonjehere mbledhjen e kuvendit te partise tende qe te shohim se cthone fallgiret e tjere te partise tende. Ua nxjerr planet fqinjeve tane ne pellembe te dores. Hallall!!

  5. Ragipi says:

    Bravo Avokat shum gjana je duke ia qelluar e per punen e drejtesis je master fjalet e tua po realizohen.

  6. Gentian says:

    Meta bashke me Moniken e disa politikan tjer jane kanceri i ketij Populli, nuk ka shpres ky Popull me ket semundje, vendi ketyre mostrave esht Burgu, mbas kesaj dell djelli dhe drita per ket Popull!

  7. Altinij says:

    Hej, e ke qa , PLAKO ?

  8. Bureto says:

    Janë vickla të zakonshme të Metës. Nuk e duron dot që është i margjinalizuar, sidomos mbas heqjes së rolit të tij si kryetar i KLD dhe futjen së shpejti në efiçencë të SPAK. “Jam këtu” bën sikur thotë. Po e di dhe vetë që brenda afatit kushtetues do firmosë si çeçua çdo dekret. Ato që aludon Taku se është presion serb apo grek, e tërci e fërci, janë pa sens.

  9. s.g. says:

    Ka presion nga Salihu Monoka dhe shoqatat e shpifsave pēr arsye se këta nuk mund të shpifen për hajdutëri dhe korupsion sa i përket moshës të Cekait dihet se Sebastian Kuntz ishe po në këtë moshë vice kancelar dhe ministër i jashtëm e ka Shqipëria diplonacinë ma të fortë se Austria !

  10. Life is a game says:

    Taku kujdes se po te zuri MERO GELBAZA ka per te futur gjuhen ne thelle ne BYTH dhe mos po ta , perzien mutin tende me te EDI RAMES dhe sali BERISHES

  11. labi says:

    BRAVO AVOKAT NGJELA,,NJEREZ SI TY I DUHEN SHQIPERISE,,IA THEVE BRINJET KORRUPSIONIT KRYEMINISTROR,,,,AJO FRAZA ME BUJK DHE BUJKESHE TE VARFER QE VODHEN SHTETIN MENDOJ SE E KA FJALEN PER METEN DHE KRYEMADHIN,,,,SA ME SHPEJT TI SHOHIM KETA HAJDUTE NE BURG AVOKAT,,,…..//////

  12. Johani says:

    Te lumt avokat,pas athines dhe beogradit jane edhe sali berisha e lulzim basha por edhe LDK-ja e kosoves qe fatkeqesisht aty jane grumbulluar te gjithe udbashet e serbise dhe sherbetoret e tyre,por siq thua ti avokat meta do ti dekretoi ata sepse ska zgjidhje tjeter dhe une them si ti avokat qe meta me pare do te detyrohet te ndahet nga monka sesa te bllokoi emerimet e ministrave.

  13. Lefter says:

    Nuk ka Athina dhe per me teper 0 ndikim ka Beogradi qe dergon kurva striptiste serve neper Shqiperi.

    Keto jane imagjinata te cmendura te ketij avokati te deshtuar.

    Biles ja beni qefin jevgjiterve neo grek dhe kurvave serbe me keto imagjinata idiote

    Biles ja beninqejfin

  14. Albani says:

    Nderime avokat.

  15. Koba says:

    Ju vjen mire ! apo nuk ju vjen Mire! Ngjela i ka te verteta ato qe thote.Dhe sa ka thene i kane Dale realisht.

  16. Pokeristi says:

    Analize e sakte.E pare nen optiken e nje shqiptari qe preokupohet ne menyre konseguente per hallet e problemet evendit,e popullit te tij.
    Analize e cveshur nga simpatira dhe antipatira personale,analize e mbarsur me deshiren si mund t’i sherbehet me mire ceshtjes mbarekombetare shqipetare.
    Te lumte Spartak.

  17. rrema says:

    Je i modh avokat, Ilir FLORIRI u bo miljarder pa punu nje dite, nga bangat e shkolles ju fut politikes por nga qe politika eshte kurve dhe i eshte pershtatur,. E keqja qendron te Ed palla qe FLORIRIN e boni president.

  18. vp says:

    Or profesor,por kur u ra te fiket,cu be me thesin e parave ,
    Mos e morren ata qe i permenden nga te fiktet?
    kete duhet te na e spjegosh se do jete nje shkrim akoma me interesant se ky i sotmi

    Megjithate Je i madh

  19. Finoku says:

    C fare sistemi demokratik ka Shqiperia
    Sistem parlamentar!
    Sistem presidencial
    Sistem miks presidencial parlamentar te modelit francez
    C fare thote kushtetuta e Shqiperise dhe juristet dhe gjykata kushtetuese
    Kete Ramen i mire i keq arrogant dhe vulgar eshte i votuare nga populli per nje mandat 4 vjecare dhe ne qofte se kemi sistem parlamentare atehere kryeministri eshte celsi i cdo gjeje dhe burimi i pushtetit te tij vjen nga vota e shumices se popullit dhe shumices parlamentare
    Z Meta kush e ka votuare!!!
    Ka ardhur ne pushtet me voten e popullit!!!!!!!!
    Ne qofte se kemi sistem parlamentar roli i presidentit eshte thjesht dekurativ dhe simbolik qe duhet te merret me unitetin e kombit si qytetari i pare i republikes dhe jo te shkaktoje vete ai krize politike duke ardhur ne perplasje me kryeministrin!!!!!!!
    Nje perplasje me qeverine dhe kryeministrin ne nje sistem parlamentare mund te kemi vetem nese kryeministri kryen nje veprim qe bie kunder interesave te shtetit apo per tradheti!!!!
    Ndryshimi apo rinovimi i kabinetit qeveritare nje gje kaq rutine dhe normale ne te tera sistemet arlamentare mund te konsiderohet si shkelje e interesave kombetare nga Meta!!!!
    Ketu kemi shkelje flagrante te kushtetutes nga ana e Metes
    I mire apo i keq ushtrimin e politikes ne sistemin parlamentar e kryen kryeministri dhe eshte e drejta e tij te zgjedhi apo te shkarkoje ministrat
    Mosdekretimi i ministrave nga Meta perkthehet te beje opozite ose do qeverisim se bashku!!!!!!
    Kjo eshte edhe nje plage apo dobesi e mungeses se drejtesise kushtetuese dhe drejtesise ne pergjithesi qe nuk mundet tou tregoje rolet e tyre politikaneve
    Dhe Meta duhet te kuptoje se nuk eshte kryetar i LSI po president ne nje vend me sistem parlamentar
    Ne rast te kunder le te ndryshoje kushtetuta dheti jepet edhe presidentit fuqi te ushtroje politike si ne sistemin franceze me kusht qe ai te zgjidhet nga populli

  20. Aleksander Thana says:

    Vetem nje gje eshte e sigurte. Ai dhe Banda e Saliut e kane vendin ne Burg. Pyetja eshte se kush do u lidhe duart. Me fjale te tjera a do behet ndonjehere !?

  21. Spss says:

    Analisti i “madh” i politikës shqiptare dhe ndërkombëtare z. Ngjela më kujton sekretarët e organizatave të Partisë së Punës të kooperativave bujqësore kur analizonin çështjet e politikës ndërkombëtare.
    Vetëm në ndonjë klub fshati të humbur mund të diskutohet në këtë mënyrë.
    Asnjëherë nuk janë vërtetuar “teoritë” e tua more zotëri, por gjithsesi ti vazhdo me mufkat e tua, por mos e ul piacën kaq poshtë.

  22. miremengjes avukat says:

    Avukati ja fut pordhes kot.Ilir Meta keto i ben nen presionin e te shoqes,qe per hallin qe kane se eshte duke u ngritur SPAK.Mona me ate egersi katundareske eshte ne gjendje ta sakrifikoj te shoqin,ta fuse ne antikushtetutshmeri,mjafton te ndodhe diçka,qe te krijoje pengesa per vonimin e ngritjes se Organeve te Reja te Drejtesise.E vetmja rruge,qe e ben kete eshte rrezimi i qeverise,qe te krijojne destabilizim,me shpresen qe Nderkombetaret te ndermjetesojne,duke bere amnisti per politikanet,siç bene me Sali Berishen ne 98-en.Kjo varet nga PS-ja.Ne rast se dhe ata dorezohen,per tu krijuar ky destabilizim,do te thote qe jane pjese e lojes,se e kane dhe ata mizen nen kesule.Teorite e avukatit jane teori te nje politikani qe kerkon te perfitoje nga kjo situate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje