Ish-lideri i Aleancës ‘KuqeZi”, Kreshnik Spahiu, është tërhequr prej mëse një viti nga politika aktive, por jo nga qëndrimet rreth saj.
Edhe pse jeton larg atdheut, ai jep përditë qëndrimet e tij për shvillimet politike në Tiranë.
Ai është shprehur i zhgënjyer nga rezultatet, duke qenë se ishte mbështetës për lëvizje radikale kundër qeverisë së Ramës.
Kështu edhe me protestën e studentëve, ditën e sotme përpara kryeministrisë, ku disa qindra prej tyre, protestuan disa orë dhe më pas u shpërndanë.
Spahiu shprehet i zhgënjyer se kështu ndodh kur “revolucioni’ ndërpritet për pushimet e gjelit të detit.
Statusi i Spahiut:
Sot studentët humbën, jo vetëm frymën por edhe pritshmërinë popullore.
Ata nuk ndërruan dot as qeveritë, as sistemet, as batanijet dhe as kujdestarët e konvikteve!
Kështu ndodh kur ndërpret Revolucionin për të ikur me pushimet e gjelit të detit! FUND
Shi …. po proteste per tu fituar ishte ajo qe ben njerezit te shkojne me pushime ? Protesta per “hobby”
Ngrihen studentet poor per cfare???????????Nuk Kane drita,uje ,rend dhe qetesi aty ku banojne dhe studiojne????Me falni por keto duan qiqera ne hell.Studentet ketu punojne punet me te rendomta kamarier,lajne pjata,shitsa,bojaxhinj etj,gjithmone mbas shkolles deri ne 12 te nates pa kontrate.keni tel,internet mjaftojne qe mos tu iki truri me ato qe ju shifni neper bote.mendoni si kane bere prinderit tuaj prepara se te ndertonin Nje sere domatesh apo te shesin syze .Te dashur student nese doni te studioni rruget I keni te hapura ?Cfare doni nese nuk me pelqen Haleja e shtepise ather iki tek komshiu mbase ai e ka me te mire?
O Kreshnik, a din ti ku shiten cadra protestash?
Sa trap u tregove ti qe hyre te cadra e lirise. Shum klluf cun:)
Zoti Spahiu! Pse, çfarë paskeni pritur ju? Për studentët tanë, protesta nuk është asgjë më shumë se një mënyrë e re argëtimi dhe zbavitje. Protesta e tyre mua më kujton vargjet e Hashekut, të dala nga goja e Shvejkut:
Unë gjithmonë pata kujtuar,
Se lufta është një komedi,
Do të shkojmë nja dy, tre javë
Dhe do kthehemi përsëri.
O Kreshnik Mos e rruaj fare se do bejne revolucion
Mona me Lulin per te hequr qeverine e “Korruptuar”
dhe do te vijne keta te pa kurruptuarit. Ka njeri qe i
beson keto perralla.