Cic-micet e kota të Ilir Metës

8 Janar 2019, 09:35Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Është hera e tretë që Ilir Meta në veshjen e presidentit të Republikës mpreh brirët me Edi Ramën.

I pari ishte posti i drejtorit të SHISH, kur dekretimi i tij u vonua më shumë sesa një vit për t’u firmosur. Në një republikë serioze kjo do ta vinte Presidentin në një pozicion të vështirë pasi nuk mund ta lësh vendin pa shefin e agjensisë kryesore të sigurisë.

Por meqënëse ky është shtet tallava, edhe Meta nuk përtoi të këndonte pjesën e tij të refrenit. Dhe askush nuk ia mori për keq.

Përplasja e dytë e tij me Ramën ishte ngurimi për dekretimin e Sandër Lleshaj si ministër i brendshëm.

Askush me pesë pare mend në kokë nuk mendonte se Meta kishte ndonjë informacion sensitiv për Lleshajn. I vetmi argument që do ta justifikonte në filozofinë e drejtimit ishte se Lleshaj kishte formim ushtarak dhe si i tillë mund të rrezikonte formimin civil që po përpiqen ti japin kësaj ministrie. Do të ishte një argument vërtetë bindës. Shumë veta prisnin përplasjen e cila do të ishte politike. Në fund e gjitha përfundoi në ca argumenta që askush nuk i mban mend dhe Meta u zbyth rishtas para Ramës.

Dhe tani është rasti Bushati. Me të drejtën kushtetuese që i jep posti i tij, Rama kërkon shkarkimin e ministrit të Jashtëm.

Duke e njohur banalitetin e qeverisjeve shqiptare, as që bëhet fjalë që Bushati ka kundërshtuar Ramën për çështjen e Kosovës apo se marrëveshja me Greqine, ishte aq e suksesshme saqë shkëlqimi i saj do eklipsonte Ramën. E gjitha është në stilin e Ramës, që ai vend i duhej dhe e mori. Fakti se e zëvëndëson me një çilimi, është akoma më tepër argument se është një qokë a një tekë dhe aspak një qasje prej shtetari. Kjo tregon peshën që ka aparati diplomatik në sytë e Ramës, përfshirë Bushatin.

Kështu kanë vepruar me këtë dikaster edhe në kohën  kur drejtonte Meta, ndaj tehollja që po i bën Meta si president shkarkimit të Bushatit, as ka të bëjë me qasje prej shtetari dhe as për punë standartesh, pasi as Meta Bushatin dhe as e anasjellta, nuk e honepsin njeri-tjetrin. Por Meta thjesht shfrytëzon rastin të bëjë Ramën të vuajë. Por e cila si herë e tretë, ngjan që as i prish gjumin e drekës Ramës.

Nëse ka gjë të vërtetë në marrëdhënien Rama-Meta, është moshonepsja që këta kanë ndaj njeri-tjetrit. Dhe nuk lënë rast pa e treguar. Për hir të vërtetës më shumë e tregon Meta, i cili aktualisht është në pozicion më pak të favorshëm. Ndërsa Rama duket se as i vë re këto sulme. Dhe në këtë disfatë të tretë të parashikueshme të Metës, është mirë që të veprojë brenda afateve ligjore për ç’dekretimin e ministrave.

Përndryshe perceptimi më dashamirës që mund të marrë, është se po lufton që Rama ti shtojë ndonjë tollon karburanti për makinat e presidencës./dritare.net

17 komente në “Cic-micet e kota të Ilir Metës”

  1. goliku says:

    Si gjithone Tani je shume i sakte……
    Ne po vazhdojme 28 vjet shtet tallava…..
    Per shume njerez vendosja e Ilir FLORRIT president eshte budallalliku me i madh qe ka bere Rama dhe kete ai do ta paguaj sepse ligjeroi hajduterine.
    Po perse more a nuk kish ndonje person nga shtresat e persekutuara te behej president…..

    1. Kalec Dega says:

      Rama u tregua shume i zgjuar qe beri President Floririn Hajdut.E ku i dini ju keto pune! Kete vendim te Rames e kuptojne vetem te zgjuarit besnik militant te PPSH.

      Ne te tjeret jemi qorra qe nuk e kuptojme kete levizje kaq te rendesishme per te ardhmen e Shqiperise pa Ilir Meta, midis shokeve te Partise qe nderrojne dhe i udhurojne njeri tjetrit postet sipas deshirave dhe pushteteve, ne interes te njeri tjetrit edhe pse ne dukje jane gjoja armiq te terbuar.

      Ate qe nuk analizon ose ti percjelle publikut qe skupton ky anal ist eshte ajo qe Presidenti shkel apo jo ligjin /Kushtetuten kur vepron ne kete menyre dhe jo nje here por tre here rrjesht tani.

      Nese ne rastin e pare qe vonoi pothuajse nje vit , ndoshta deri sa morri garanci nga Shiksi i Ri,, ligji nuk ishte i qarte, perse Rahmuti dhe shpurra e tij me shumice ne Parlament nuk kerkoi qartesimin e lihgjit dhe pergjegjsive ligjore sipas Kushtetutes te Presidentit?

    2. Daku says:

      Vendosja e like floririt ishte e detyrueshme per Edi Ramen. Ndryshe po e hanin te gjalle. Kurse Edi e vuri president dhe i palloi partine e likes qe nuk kishte zot tja hiqte pushtetin. Nje here ne 4 vjet koalicion me fituesin. A e mbani mend si thonin shqipetaret? Kur do te iki Lsi nga pushteti se eshte si kancer. Epra Edi Rama nr mes shume traplliqesh e beri nje te mire, zbythi Lsi qe nuk po e mooshte kush dhe qe mbanin prej koqedh si Ps e Pd. Ja pse Rama u detyrua te vendosi like hajduti n si president

  2. Virusi says:

    Keshtu ndodh kur drejtusit e shtetit vine nga malet e skraparit dhe Bjeshket e Nemuna.

  3. rudina says:

    Like floriri dhe Mona cizmja jane plehrat e kombit. Por gabimisht Rama i rehabilitoi.

    1. mirel says:

      Sa gabimisht?

  4. s.g. says:

    Njē me flokë të thimura është e aprovuar por fjalia koka gjog (surosh) e mendja zog edhe kjo duhet të vlejë po Austria që poashtu Kuntz 28 v.ishte nuk e shofin ata me randësi diplomacin e tyte të nivelit botërorë qfar demagogu ky

    1. Komentuesi says:

      S G.Nuk meret vesh se ç’fare ke shkruar.Vete ke shkruar e vete ke kuptuar se ne te tjeret nuk kemi kuptuar gje.

  5. Si u be pirati pape says:

    “E duam shqiperine si gjithe europa”…..
    citim i shkeputur nga doktoresh mona !

  6. Berti says:

    Nje shkrim real dhe shume i sakte…si nata me diten me shkrimin e provincialit Nikollë Lesi…lexuesit kane nevoje per gazetare klasi si gazetari i mesiperm…kur do ta kuotoje keye gazeta tema apo te tjerat…nuk mund te justifikohen me lirine e fjales dhe mendimit ndryshe lloj lloj injorantesh e medioker qe gazeta boton…pwtfshi ketu edhe berishiste ekstemiste di ai qe quam vehten profesor…Gjekmarjaj..nje cope idiot…

  7. Tomorri says:

    Skane lidhje Malet e Skraparit me Ilir Meten o Virus. Ska virus apo bakter te infektoje Malet e Skraparit. Dhe me kete rast lexo: O ju Malet e Skraparit, Skalitur me gure te bardhe, Armiku ju ka zili, Me dylbi ju ka shikuar. Ka shume skraparllinj qe kane dhj… ne Tirane.

    1. TV. says:

      Skrapar-dhi,rrokja e fundit eshte per dhite
      Apo per te dhierin

  8. Studenti says:

    Po ti o Tan Hila qe je hedhur e sperdredhur sa ne prehrin e Metes aq edhe ne prehrin e Berishes. Tentove te beje nje tango edhe ne prehrin e Rames, por nuk te eci dhe gjoja dhe doreheqjen si zv.minister, nderkohe qe ta kerkuan ta japesh. Dhe tani del si parimor, sikur je kunder te gjitheve. O Tance, nuk i harron njeri perdredhjet e tua neper prehrat e ndryshem te politikes.

    Pa, nese keta qe shan ti jane plehra (keta qe dikur i ke lepire zotrote), po ti cfare je Tance?

    Suksese,
    Studenti

  9. te dha leje monika te shkruash

  10. Arber says:

    Sugua e këtij shkrimi.Një fjalë e urtë popullore thote:Sa më lart te ngjitesh aq me shume vritesh kur bien poshtë.Ilir floriri me lart se kaq ska ku te vejë.Tani i ka ardh radha te biere poshtë.Kuptohet do i shkaktojë mjaft dhimbje rënia.Ishte zgjidhja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje