Nga Kaon Serjani, TemA
A ekziston Perëndia? A ka të dhëna të mjaftueshme për të provuar ekzistencën e tij?Nëse me të vërtetë do të kishte Zot, a nuk do t’i jepte ai fund ligësisë dhe vuajtjeve në botë?
Këto dhe pyetje të tjera i diskutova posacërisht për audiencën shqiptare me Dr. William Lane Craig, i cili në vitin 2016 u shpall nga “The Best Schools” si një prej pesëdhjetë filozofëve më ndikues të kohës sonë.Dr. Craig ka debatuar prej shumë dekadash me mendimtarët më të njohur atesit siRichard Dawkins, Christopher Hitchens, Sam Harris., Lawrence Krauss, Rebecca Goldstein, etj.
Dr.Craig eshtë Profesori i Filozofisë në Talbot School of Theology në Kaliforni. Ai ka kryer studimet universitare në Kolegjin Wheaton (baçelor 1971) dhe studimet master në Trinity Evangelical Divinity School (master 1974, master 1975). Dr.Craig mori gradën shkencore Doktor is Philosofisë nga Universiteti i Birmingemit (Angli, 1977) dhe titullin Doktor i Teologjisë nga Universiteti i Munihut (Gjermani, 1984). Dr. Craig është autor ose redaktor i më shumë se tridhjetë librave, duke përfshirë “Argumenti kozmologjik i Kalamit”, “Paranjohja hyjnore dhe liria njerëzore”, “Kozmologjia e teizmit, ateizmit dhe shpërthimit të madh”, dhe “Perëndia, koha dhe përjetësia”, si edhe i mbi njëqind artikujve në revista shkencore të filozofisë dhe teologjisë, përfshirë në “Revista e Filozofisë”, “Studime nga Dhjata e Re”, “Tremujorja filozofike amerikane”, “Studime filozofike”, “Filozofia”, dhe “Revista britanike për filozofinë e shkencës”.
K.Serjani: Dr. Craig, dua t’ju falënderoj që keni ndarë kohë për t’iu përgjigjur disa prej pyetjeve që kanë shqiptarët në lidhje me çështjet e besimit.Do të doja ta nisnim bisedën duke diskutuar pak në lidhje me emrin e shërbesës tuaj, “Besim i Arsyeshëm”. Këto dy fjalë që keni vënë bashkë, arsyeja dhe besimi, a nuk janë të papërputhshme me njëra-tjetrën? Në përgjithësi, duket sikur njeriu ose e pranon diçka si të vërtetë përmes besimit për shkak se bëhet fjalë për diçka të marrësi njëzbulesë hyjnore e të besuar si e tillë, ose përdor arsyetimin për të mbërritur tek e vërteta. A nuk shihni një kontradiktë këtu?
Dr. Craig: Jo, Kaon, aspak. Emri i shërbesës vjen nga libri im “Besim i arsyeshëm”, titull që në fakt ma sugjeroi botuesi im. Titulli i librit ishte ideja e botuesit dhe, me qenë i sinqertë, nuk më pëlqeu në fillim. Kjo sepse m’u duk disi i mërzitshëm. “Besim i arsyeshëm” nuk tingëllon emocionues apo provokues. Por, siç edhe ti vëren, ajo që vura re ishte se në mendjen e shumë njerëzve është shumë provokuese të flasësh për besim të arsyeshëm. Për disa njerëz tingëllon si kundërshti, por unë mendoj se kjo ndodh për shkak të një keqkuptimi të natyrës së besimit. Në kuptimin biblik, besim do të thotë të besuarit apo të përkushtuarit ndaj diçkaje që e dini se është e vërtetë. Kështu, bazuar në arsye, ne mund të dimë se diçka është e vërtetë e pastaj ta vëmëbesimin dhe përkushtimin tonë në atë gjë, sipas kësaj bindjeje. Një shembull për këtëështë ngadisa vite më parë, kur bëra një operacion në sy. Para se të lejoja dikë të bënte prerje në sytë e mi, bëra kërkime për t’u siguruar se kush ishte kirurgu më i mirë për kornenë në Shtetet e Bashkuara. Vetëm pasi u sigurova se ky ishte kirurgu më i mirë, e vendosa besimin në të dhe e lejova të bënte diçka aq rrënjësore sa të më çante e të më hapte sytë. Ky, pra, do të ishte një shembull besimi të arsyeshëm. Besimi që pata në atë doktor ishte veprim i arsyeshëm.
K.S:Si lidhet kjo me besimin në Perëndinë?
Dr. Craig:Mendoj se besimi në Perëndinëështë shumë i arsyeshëm. Mendoj se këndvështrimi se Perëndia ekziston shpjegon një seri të gjatë të dhënash nga përvoja njerëzore dhe, për më tepër, mendoj se provat historike në lidhje me personin e Jezusit nga Nazareti formojnë një bazë të mirë për të besuar se Perëndia është zbuluar vendosmërisht në personin e Jezusit nga Nazareti, sidomos duke e ringjallur Atë prej së vdekuri. Kështu, në këto baza, mendoj se është jashtëzakonisht e arsyeshme të vihet besimi në Jezusin.
K.S:I kam ndjekur debatet tuaja. Në to, jeni ju dhe një ateist që debatoni. Por një pyetje bazë që kam unë ka të bëjë me “A ekziston Perëndia?”, pyetje kjo për të cilën e di se keni shkruar gjerësisht. Kush mendoni se e ka barrën e provës? A duhet ta vërtetojë teisti ekzistencën e Perëndisë, apo ateisti të japë prova për mosekzistencën e Tij? Çfarë mendoni?
Dr. Craig: Kjo është një pyetje me rëndësi kritike. Unë kam marrë pjesë për tetë vjet nëpër gara debatesh mes shkollave të mesme dhe universiteteve. Zakonisht, në debate akademike, rezoluta e një debati parashtrohet si një propozim në pohore. P.sh., “Rezoluta: Qeveria e Shteteve të Bashkuara duhet t’i japë më shumë mbështetje ushtarake kombeve të tjera”. Në këtë rast, personi që mbështet propozimin ka barrën e provës për ta mbështetur atë. Por, në rast se tema për debat është bërë formë pyetje, jo pohimi, si “A ekziston Perëndia?”, atëherëbarrën e provës për përgjigjet përkatëse ndaj kësaj pyetjeje e kanë të dyja palët. Prandaj, kjo është arsyeja pse mund të keni vënë re se unë gjithmonë e vendos temën e debatit në formë pyetje, në mënyrë që barra e provës për tëmirëvendosur qëndrimin e tyre në përgjigje të pyetjes ndahet mes të dyja palëve.
K.S:Z. Craig, si do t’i përgjigjeshit dikujt që thotë, “Nëse Perëndia ekziston, pse rri i fshehur?”.
Dr. Craig: Do të thosha se Perëndia ka dhënë prova të bollshme të ekzistencës së Tij, në fakte të tilla si origjinae universit në një pikë në të shkuarën e kufizuar, akordimi i universit për jetë inteligjente, zbatueshmëria e matematikës në botën fizike, objektiviteti i vlerave morale dhe detyrave, dhe ringjallja e Jezusit prej së vdekurish. Mendoj se këto japin prova të bollshme për besim në ekzistencën e Perëndisë, dhe, për pasojë, nuk mendoj se ateisti mund të ankohet se Perëndia nuk ka dhënë prova të mjaftueshme për ekzistencën e Tij. Nëse ateisti pyet, “Pse nuk jep më shumë prova tëekzistencës së Tij Ai? Mund ta kishte bërë pamohueshmërisht të qartë ekzistencën e Vet duke e shkruar, p.sh., emrin në yje e të thoshte “Perëndia ekziston!”, a diçka e tillë.”. Në atë rast, do të thosha se Perëndia e di sa prova të japë që t’u mundësojë njerëzve të lirë të marrin një vendim të arsyeshëm nëse duan të besojnë në Të apo jo. Është përsosmërisht e pranueshme si mundësi që Perëndia ta ketë ditur se, po të jepte më shumë prova për ekzistencën e Tij, nuk do t’u kishte shërbyer gjë njerëzve për t’i sjellë në një marrëdhënie shpëtuese dashurie me Perëndinë. Ata mund edhe të besojnë se Perëndia ekziston, nëse Ai e shkruan emrin e Tij në yjet. Mund t’i shtojnë kështu edhe një artikull inventarit të gjërave që ekzistojnë, por kjo nuk është arsye për të besuar se do të prodhohej kështu një marrëdhënie dashurie me Perëndinë, dhe kjo është pikërisht çfarë i intereson Atij vërtet. Ai nuk ka interes thjesht t’i bëjë njerëzit të besojnë se ekziston. Atij i intereson të ketë një marrëdhënie dashurie, një marrëdhënie shpëtuese me njerëzit. Ndaj unë mendoj se është shumë e pranueshme ideja se Perëndia e ka ditur se ofrimi i provave shtesë ndaj atyre që tashmë kemi nuk do të kishte vlejtur për të krijuar një marrëdhënie më të madhe dashurie mes Tij dhe njerëzve.
K.S: Unë dua tërepsektoj një prej shqetësimeve kryesore që nxjerrin ata që e refuzojnë ekzistencën e Zotit. Bëhet fjalë për argumentin e ligësisë dhe vuajtjes.Nëse do ta vendosja nëpremisa, do të ishte kështu:“Nëse ekziston një Perëndi, Ai do t’i kishte dhënë fund vuajtjes dhe ligësisë në botë. Por të gjithë e dimë se vuajtja dhe ligësia ekzistojnë. Për rrjedhojë, Perëndia nuk ekziston.” A ju duket bindës ky argument?
Dr. Craig: Në fakt, jo. E kuptoj forcën emocionale të problemit të vuajtjes dhe ligësisë. Pa dyshim, kjo e bën emocionalisht të vështirë të besosh në Perëndinë. Por, kur e vlerësoj argumentin si filozof, mendoj se ajo premisë e parë vë mbi ateistin një barrë prove aq të rëndë sa asnjë ateist nuk ka qenë në gjendje ta plotësojë. Ateistit do t’i duhej të vërtetonte se është ose e pamundur, ose e pagjasë që Perëndia të ketë arsye moralisht të mjaftueshme që e lejon ligësinë në botë dhe që pret t’i japë fund. Nuk shoh asnjë arsye për të menduar se duhej ta kishte bërë këtë tashmë, në vend që të mendoj se, në një pikë në të ardhmen, Perëndia do ta mbështjellë rrotullën e historisë njerëzore, e kështu vuajtja e ligësia do të marrin fund. Pra, kujtohem kush e ka barrën e provës për të mbështetur këto premisa. Ky është një argument i paraqitur nga ateisti, ndaj është ai që duhet të japë një argument të mirë për të menduar se, nëse ekziston një Perëndi i gjithëdashur e i gjithëpushtetshëm, tashmë do t’u kishte dhënë fund ligësisë dhe vuajtjes. Unë nuk shoh asnjë mënyrë si mund të vërtetohet kjo.
K.S: Në librin tuaj “Themele Filozofike” (2017), bashkëautor i të cilit është edhe J.P. Moreland, në kapitullin ku diskutoni teoritë e njohjes, ju shkruani pak a shumëdiçka të till: “nëse jemi në gjendje të dimë diçka, kjo nënkupton njëdizenjues të aftësive që e bëjnë të mundur dijen.”. Tingëllon sikur prej kësaj ju mund të nxirrni një argument nga dija për ekzistencën e Perëndisë. Nëse është kështu, si do ta formulonit këtë argument?
Dr. Craig: Ky argument vjen nga filozofi i madh Alvin Plantinga, i cili thotë se teoria më e mirë në lidhje me si arrijmë të dimë se diçka është e vërtetëështë kur aftësitë tona nxënëse funksionojnë siç duhet, në mjedis të përshtatshëm. Ai më pas shqyrton teoritë alternative dhe paraqet papërshtatshmërinë e tyre. Mënyra më e zakonshme si e paraqet papërshtatshmërinë e këtyre teorive alternative është përmes kryerjes së eksperimenteve të mendimit, eksperimente në të cilët të gjitha kushtet për dije plotësohen në këto teori, e megjithatëështë e qartë se personi nuk e di çfarë beson. Arsyeja pse personi nuk e di këtëështë për shkak se aftësitë e tij nxënëse janë në keqfunksionim. Kështu, Plantinga thotë se arsyetimi më i mirë për dijen përfshin nocionin e funksionimit të duhur të aftësive tuaja njohëse. Por pastaj shihet se kjo e vë ateistin në një situatë shumë të parehatshme, sepse ç’arsyetim mund të japë një natyralist për funksionimin e duhur? Funksionim i duhur do të thotë se diçka vepron ashtu siç është skicuar të funksiononte, gjë që nënkupton se ekziston një lloj skicuesi i aftësive tona nxënëse. Kështu, Plantinga thotë se gjithë kjo teori e dijes është një lloj argumenti për ekzistencën e Perëndisë.
K.S: Le të supozojmë se dikush bie dakord dhe arrin në pikën që e pranon ekzistencën e Perëndisë. Tani, nëse marrim parasysh shprehjen e vjetër, “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë”, a mund të jetë kjo një analogji për fetë e ndryshme që ekzistojnë në botë? Domethënë, se këto fe mund të paraqesin rrugë të ndryshme, por se të gjitha të çojnë tek i njëjti Perëndi.
Dr. Craig :Mendoj se kushdo që ka studiuar fetë e botës e kupton se kjo nuk është e vërtetë. Fetë e botës paraqesin pretendime të ndryshe dhe kundërshtuese në lidhje me natyrën e realitetit përfundimtar. Për të marrë një shembull, vini përballë budizmin dhe islamin. Islami beson në ekzistencën e një krijuesi personal dhe skicues të universit, i cili është përsosmërisht i mirë, para të cilit jemi të gjithë mëkatarë, falja e të cilit na duhet, dhe, në mungesë të kthimit në besim tek i cili, përballemi me mallkim të përjetshëm. Budisti nuk beson asgjë prej këtyre. Budisti beson se realiteti është përfundimisht jopersonal, se nuk kemi shpirt, se nuk ka ndryshim mes të mirës e së keqes, dhe se, për pasojë, nuk ekziston problemi i fajit, se nuk ka asgjë për të cilën duhemi falur, dhe se, kur vdesim, thjesht kthehemi në të tërën dhe asgjësohemi personalisht. Kështu, budizmi dhe islami nuk kanë pothuajse asgjë të përbashkët dhe, për pasojë, është thjesht e pamundur të themi se që të dy mësojnë të njëjtën gjë. Tani, nëse argumentet që kam ofruar unë për ekzistencën e Perëndisë janë argumente tëshëndosha, ato e ngushtojnë shumë listën e kandidatëve të mundshëm për fe të vërtetë. Këto argumente do të eliminonin jo vetëm ateizmin, por edhe politeizmin dhe çdo lloj feje panteiste, të tilla si hinduizmi, budizmi apo taoizmi. Ato e ngushtojnë listën duke lënë si opsione vetëm judaizmin, krishterimin, islamin dhe ndoshta deizmin, një lloj feje të natyrës. Këto do të ishin mundësitë mes së cilave do të mund të zgjidhnim, nëse këto argumente për ekzistencën e Perëndisë janë të qëndrueshme.
K.S: Mirë, le ta vijojmënga këtu bisedën. Pse duhet dikush të zgjedhë krishterimin? Pse është më bindës Perëndia i krishterimit sesa hyjnitë e feve të tjera, dhe tani ne po flasim për fetë monoteiste?
Dr. Craig: Po, e drejtë. Mendoj se, për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, duhet të shohim personin e Jezusit të Nazaretit. Shikuesit tanë duhet të kuptojnë se Jezusi i Nazaretit nuk është thjesht një figurë fetare në xhamat e pikturuar të katedraleve. Jezusi i Nazaretit është person real në histori, person jeta e të Cilit mund të hetohet sipas standardeve të zakonshme të kërkimit historik, njësoj si për Aleksandrin e Madh dhe Jul Qesarin. Pyetja në këtë rast do të ishte, “Cila prej këtyre feve të botës jep rrëfimin më të mirë për Jezusin e Nazaretit?”. Këtu mendoj se rrëfimi i krishterë për jetën dhe mësimet e Tij, e veçanërisht për ringjalljen e Tij prej së vdekurish, është superior ndaj këtyre feve të tjera. Merrni islamin, për shembull. Islami e mohon që Jezusi të jetë kryqëzuar. Në Kuran thuhet se ata nuk e kryqëzuan, as e vranë; vetëm sa u duk ashtu. Epo, ky është një turpërim i madh për islamin, sepse fakti kryesor në lidhje me Jezusin e Nazaretit i pranuar nga studiuesit e historisëështë se Ai vdiq me anë kryqëzimi romak. Por ja që Muhamedi dhe Kurani pikërisht këtë fakt zgjodhën të mohonin në lidhje me Jezusin. Për pasojë, kuptimi i tyre për Kush ishte Jezusi i Nazaretit nuk mund të jetë i saktë apo i vërtetë, sepse gabon në këtë fakt qendror.
K.S: A mund të jetë judaizmi?
Dr. Craig: Kjo do të varej nga çfarë mendon për judaizmin dhe rrëfimin që jep ai për këtë njeri, Jezusin. A është ai i saktë? Jezusi kishte vetëkuptim radikal. Ai pretendonte të ishte Mesia i hebrenjve. Pretendonte të ishte Biri i Perëndisë në një kuptim unik që e veçonte prej mbretërve dhe njerëzve tëshenjtë hebrenj. Ai mendonte se ishte Biri i Njeriut, krijesa hyjnore për të Cilin profetizoi profeti Daniel në Biblën hebreje. Më pas, Ai u dënua prej Gjykatës së Lartë hebreje dhe iu dorëzua romakëve që ta kryqëzonin nën akuzën e tradhtisë, pasi e kishte bërë Veten Mbret të hebrenjve. Tani, po të përfundonte me kaq historia, mendoj se një hebre mund edhe të shfajësohej kur thotë se ky njeri nuk ishte gjë tjetër veçse një tjetër mashtrues mesianik i dështuar që i shkaktoi Vetes kryqëzim prej romakëve për pretendimet blasfeme e arrogante që kishte. Por, nëse Perëndia e ngriti Atë prej së vdekurish, siç pretendonin të krishterët e hershëm, kjo do të thotë se i njëjti Perëndi kundër të Cilit gjoja blasfemoi Jezusi edhe i shfajësoi ato pretendime të ashtuquajtura blasfeme për të cilat e kryqëzuan. Kështu, pyetja kyçe këtu ështëçfarë ndodhi me Jezusin pas kryqëzimit? Po ashtu, shkurtimisht, shumica e historianëve që e kanë eksploruar këtë çështje bien dakord në tre fakte. I pari, se varri ku u varros Jezusi u gjet bosh kur ndjekëset e Tij femra shkuan aty mëngjesin e të dielës pas të premtes së kryqëzimit. Së dyti, se më pas edhe individë e grupe të ndryshme njerëzish përjetuan shfaqje të Jezusit të ringjallur prej së vdekurish. Së treti, se dishepujt origjinalë besuan në mënyrë të papritur e të sinqertë se Perëndia e kishte ngritur Jezusin prej së vdekurish, pavarësisht se çdo predispozitë do t’i shtynte të besonin të kundërtën. Nuk mund të mendoj ndonjë shpjegim tjetër më të mirë për këto fakte sesa shpjegimi që vetë dishepujt dhanë: Perëndia e ngriti Jezusin prej së vdekurish. Për këtë arsye, mendoj se hebreu që beson në Bibël duhet të thotë, “Ai paska qenë vërtet Mesia, dhe unë do ta ndjek e do ta bëj Zotin tim Atë.”.
K.S: Dua t’ju parashtroj edhe një kundërshtim tjetë që kam hasurshpesh, i cili mund të formulohej kështu: Pavarësisht veprës shpenguese të Jezusit nëkryq, duket se jo tëgjithë njerëzit do të shpëtohen. Disa prej tyre do të përfundojnë të ndarë prej pranisë sëPerëndisë. Pse nuk munded dot t’i falë të gjithë njerëzit një Perëndi i gjithëfuqishëm?
Dr. Craig: Perëndia e zgjasë faljen për të gjithë njerëzit, por kjo falje duhet pranuar, që të ndodhë pajtimi. Dhe, për sa kohë njerëzit kanë vullnet të lirë, Perëndia nuk mund t’i detyrojë ta pranojnë faljen e Tij për mëkatet e tyre. Pra, në njëfarë kuptimi, nuk mendoj se Perëndia dërgon ndokënd në ferr. Ai qëndron me krahët hapur, gati të falë e të pajtohet, por njerëzit e refuzojnë Perëndinë në mënyrë të pakthyeshme në lirinë e tyre, duke e ndarë kështu veten prej Tij përgjithmonë. Pra, në njëfarë kuptimi, nuk është Perëndia që i dërgon njerëzit në ferr; ata shkojnë vetë atje. Do të thosha, pra, se Perëndia i fal falas të gjithë njerëzit; ose të paktën se Ai ua ofron atyre këtë falje. Por e vendosim ne a do ta pranojmë atë hir dhe pajtim, apo do ta refuzojmë.
K.S: Dr. Craig, a keni ndonjë mesazh të fundit që doni t’u dërgoni lexuesveshqiptarë?
Dr. Craig: Epo, unë mendoj së Shqipëria ka vuajtur pa masë për shumë, shumë dhjetëvjeçarë nën tiraninë e marksizmit sovjetik dhe, ndërsa vendi hyn në një shekull të ri dhe thur një udhë të re, shpresoj që shqiptarët do të marrin në konsideratë besimin e krishterë përkundër ateizmit që marksizmi u përpoq t’u detyronte për aq shumë dhjetëvjeçarë. Tani është një epokë e re, një ditë e re, dhe besimi i krishterëpo rritet me ritme marramendëse kudo në botë: në Azi, në Afrikë, në Amerikën Latine. Ky besim po rritet kudo në botë, dhe besoj se do të ishte e mrekullueshme nëse shqiptarët do t’i konsideronin rishtazi deklaratat e Jezus Krishtit e të ktheheshin tek Ai për të gjetur kështu pajtim dhe bashkësi me Perëndinë.
K.S: Dr. Craig, ishte kënaqësi për mua të diskutoja me ju. Ju falënderoj shumë për kohën dhe mendimet tuaja!
Dr. Craig: Kënaqësia ishte e gjitha e imja.
Përktheu: Brunilda Rustani
(TemA)
等身大ドール 2020年にダッチワイフを購入するためのバイヤーズマニュアルと推奨する最新のダッチワイフ
Nje pyetje ke harruar or Serjan per ti bere ketij filozofi ngatrrestar ne teorite e veta ‘ Kur flë gjume ne krevat a e mban bythen mbuluar .
Trumbetim i madh per nje interviste shume mediokre, me nje besimtar te Jezusit.
Po te kishte marre ne interviste Janullatosin, apo ndonje nga ata prifterinjte katolike, nuk do kishte asnje ndryshim.
E lexova vetem per te pare ne see ky ishte filozof i paanshem, por pashe qe ishte vrtem nje besimtar i krishtere.
I hodhi poshte budizmin dhe hinduizmin sikur ishin blasfemi. Pra I quajti aziatiket budallenj. Ndersa islamiket i nxorri te keqinj. Hajde filozof hajde.
Ky eshte “filozof” qe nuk ja vlen ta lexosh. Po ta kerkoni ne youtube debatin e tij me Christopher Hitchens do ta shikoni qe eshte i varfer ne argumente.
O more Kaon djali po intervisten qe paske bere. Leri more perrallat me krishtin e muhametin e borebardhen ne ket shekull. E lexova me shpres qe ky far Dr. Craig eshte ndonje filozof e doli nje predikues i krishtenizmit ne Shqiperi.
Perëndia është dollari amerikan,atë që s’e bën burgija e bën paraja?
Kudo luftohet për para,edhe besimi ndaj të ashtuquajtur perëndi vetëm misionare me para për prapagandimin e perëndisë!
Jeta ish shum me bukur dikur,kur nuk ekzistonte paraja,me daljen në jetë të saj,njerzimi për njeriun lindi smira,urrejtja,lakmia,pasuria që troç e bëri njeriun kaluar kafshës për të ngrënë njeriu njeriun gjithsesi në emër të perëndisë ku njerëzit e perëndisë vetëm mbushin xhepat e shfrytëzojnë vetëm emrin gjoja në emër se drejtësisë?
Kontrolli i shteti i ngjan një mafje?
o Tema, a nuk ju vjen turp qe i beni nje parathenie te tile nje interviste te zakonshme mes dy njerezve te deklaruar sei kristiane te devotshem. Po beni edhe propagande fetare tani apo keni filluar te publikoni artikuj kundrejt pageses
William Lane Craig (born August 23, 1949) is an American analytic philosopher and Christian theologian. (nga wikipedia)
Me vjen keq qe humba kohe duke lexuar nje gje kaq bajate sa dhe vete perendia, nese egziston, po ta lexonte do te merzitej!
Nje shkrim i paguar per te bere propogande vulgare fetare .Ky …filozof….obskurantis ka shpikur ..marksizmin sovjetik…kur SOCIALIZMI U IDEUA SI TEORI NE VENDET ME TE ZHVILLUARA ,Gjermani ,France ,Angli dhe kur TEORICIENI GJENIAL ISHTE GJERMANO EBREI MARKS DHE INDUSTRIALISTI GJERMAN ENGELS .ESHTE TEPER E NEVERITESHME THIRRJA E TIJ DREJTUAR SHQIPTAREVE PER TU BERE KRISHTERE ,THUA QE JEMI NJE FIS QE JETON NE XHUNGEL APO NE VITIN ZERO.Artikuj te tille jane ofendim per lexuesin normal por deshmojne edhe nivelin e mjeruar te gazetes perballe ca …perendimoreve…qe ne thelb jane predikues mesjetare dhe nuk i lidh asgje me boten moderne .Mjafton te lexosh shkrimin e fundit te FIZIKANTIT GJENIAL S. HAUKINS PER TE RREZUAR PERRALLAT E KETIJ PREDIKATORI MESJETAR.
HAWKH
Feja ështe opium per popullin Karl Marks. Jepi çezarit c’ka ështe e ÇEZARIT Jezusi (menjefjale leri protestat , paguaj taksat)
Me siguri kete shkrim e kane porositur “mutofagos”, Flm, Klimax e disa te tjere si ata.
Nuk pata durimin ta lexoj deri ne fund intervisten me kete gjoja filozof.
Loje llafesh.Asnje ne bote nuk e di ne se ekziston perendia apo jo.Edhe filozofi Crajger nuk ju pergigj drejte pyetjes,ekziston perendia apo jo?Feja e shqipetarit eshte SHQIPETARIA.
@Komentuesi.Mbase per ty po.
Lerini gomarlliqet me krisht e allah (as nuk e meritojn t’ja shkruash emrin me te madhe). Lexoni te pakten librin Sapiens to Yuval Hararit. E keni gratis si pdf ose epub ne kete link:
http://ebookscart.com/sapiens-by-yuval-noah-harari-pdf/
Dhe hapni syte njerez. Edhe mendjen. Gjithe mjeksia e psikologjia moderne bazohet te ligji i perzgjedhjes natyrore, qe u zbulua nga Darvini. Evolucioni shpjegon jeten ne Toke, pse njerezit jane keto qe jane e bejne keto qe bejne.
Ka shume libra qe mund t’i lexoni gratis ne ate faqen me siper, megjithese jane anglisht. Filloni me librin e Jared Diamond “Guns, Germs and Steel” dhe “Why sex is fun”. Vazhdoni pastaj me Yuval Hararin “Sapien” dhe “Deus”, e sidomos “The moral animal” nga Robert Wright. Eshte i jashtezakonshem.
Sa per psikologjine, duhet patjeter te lexoni me te madhin, Robert Cialdini “Psychology of Persuasion”. Kur ti lexoni keto libra, keto “filozofet” krishtere e ku di une, do ju duken si femije 5 vjec qe sapo kane pare henen me sy.
Duke i konsideruar te tjerte gomore pse besoj apo jane ndare ne fe, duke shtuar ketu edhe shume lexime qe ti ke bere , sigurisht arroganca jote eshte ne stratosfere. Rri aty. Gjithe keta psikoanaliste ” te famshem” qe ti permen futen ne 2 grupe. Ose ne Boasain Anthropologi ose ne Frankfurt School. Jane ne thelb organizate cifute 100% por perdorin edhe evropiane per to kamufluar. Sdo futem ne hollesi por do te permend disa pika. Lexo edhe vetem ne google per Calvin B Mac Donald qe i demaskon me hollesi psikoanalistet e famshem te tu ne 3 volume. Jame i sigurte qe ti se ke kapacitetin mendor jo ta kuptosh por as ta lexosh. Por ne gjuhen me te thjeshte do te pyesja. Pse cifute sua drejtojne fese se tyre te gjitha keto pyetje? Pse kudo qe vene pavaresish nga feja mbaje rracen e tyre te paster? Pse pikerisht cifutet s’perdorin teorine qe thua edhe ti te perzgjedhjes natyrore?. Doth nqs evropianet emigrojne ne USa perpiqen te asimilohen, kurse cifutete mbajne pastertine e rraces. E them kete sepse jam i sigurte se te ” famshmit” qe ti permend dhe une smarr mundimin ti lexoj kane pikerisht keto qellime. Ka shume evropiane qe jane heronjte e mi, cifutet te mbajne te tyret , zezaket te tyret dhe keshtu per cdo rrace.
Nuk e lexova deri ne fund.
Ky gjasme filozofi qenka nje k… me xhunga.
Kjo ishte gje per te qeshur apo si!?
Zdhenesi shtypi ne Vatikan do ishte nje vend i perkryer per kete zoterine
Ne qofte se ky eshte filozof une duhet te jem president i SHBA
Asnje pergjigje bindese vecse gjuhe e drunjte dhe citata
Feja ka lind kur mashtrusi i pare ka taku budallain e pare .(Mark Twen)
Ndersa atesimi lindi kur “I pamendi tha në zemër të tij: “Nuk ka Perëndi” Psalm 14:1