Taulant Balla: Mirënjohje infermieres që ndihmoi në lindjen e një fëmije në kushte izolimi

9 Janar 2019, 18:00Sociale TEMA
Taulant Balla: Mirënjohje infermieres që ndihmoi në lindjen e

“Mirënjohje infermieres Nazmie Demiri në Qendrën Shëndetësore Labinot-Katund në Elbasan, e cila ja doli sot të asistojë me shumë sukses një nënë të re nga ky fshat në lindjen e fëmijës. Për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës dhe bllokimit të përkohshëm të rrugës u bë i pamundur transporti në kohë në Spitalin e Elbasanit.

Prandaj infermierja Nazmie Demiri mori përsipër lindjen e fëmijës së dytë të nënës Luljeta Cora në Labinot-Katund, e asistuar edhe nga infermierja e dalë në pension Ismete Allushi.

Ardhja në jetë e bebes kaloi pa asnjë ndërlikim dhe me hapjen e rrugës nëna dhe bebja e porsalindur u transportuan nga autoambulanca në Maternitetin e Elbasanit për të vijuar trajtimin e nevojshëm të specializuar.

Urime familjes Cora?!

Mirënjohje infermieres Nazmie Demiri❤”.

Kështu shkruan Taulant Balla, për rastin e ndodhur ditën e sotme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje