"O legen më gjej një punë", Rama nxjerr videon e të riut "shembull"

9 Janar 2019, 08:22Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka vizituar mëngjesin e sotëm një furrë buke, pronar i së cilës është një djalë i ri i cili tregon që ka mësuar zanatin jashtë shtetit dhe u kthye në Shqipëripër të hapur biznesin e tij.

Rama ka uruar të riun për iniciativën që ka marrë duke arritur të krijojë biznesin e tij si dhe të punësojë 12 persona.

“Bravo, respekte, në vend që të rrijë  në Facebook e të më bëjë mua komente, ‘o legen më gjej një punë’, gjen punë për vetë dhe për gjithë lagjen”, u shpreh Rama.

14 komente në ““O legen më gjej një punë”, Rama nxjerr videon e të riut “shembull””

  1. Kalec Dega says:

    Kur tjetri te quan legen dhe jo vetem se nuk i gjen pune….. do ta kete degjuar shpesh ky…dhe frymezohet ndryshe nga te tjeret qe do ti vinte turp…


    edhe e di se si mendojne rinia apo kushdo tjeter qe e njojti mire, besoj te jete bindur qe i tille eshte…por sic duket Rama akoma vazhdon te mbaje syze te erreta dhe nuk shikon realitetin ne ngjyrat e verteta…

    Pra sipas mendjendriturit kryeminister individi vete duhet te gjeje menyren per tu punesuar dhe varet nga vete ai dhe kjo eshte mese e vertete…….por harron, ose me qellim nuk i kujton shqiptareve qe investimi i huaj eshte me i rendesishem se mbyllja e facebookut dhe te kerkuarit e vendit te punes……dhe se investimet ne mbare shqiperine dhe jo vetem ne Tirane jane ne nivelin zero dhe arsyeja dihet…investitori i huaj kerkon qendrushmeri politike dhe ekonomike, ligje te qarta dhe nje shtet me bole pa te invesoje dhe jo nje shtet alabak ,kazan tallave….

  2. Une says:

    Shikon reagimin ne fytyre te Ahmetajt kur thote ky djali se ka 12 puntore dhe deklaron 100,000 dollare xhiro…rama qesh,ahmetaj çmendet.
    Memoja e muajt …reagimi!

  3. Dash says:

    Mos u merni me llafe o shqipo….ky djali dhe shume si ky duhen bere shembull jo ca deprese qe nuk dine perse jetojne dhe rrine gjithe diten ne Facebook….nuk eshte e vertete qe ka vetem dembela ne Shqiperi

  4. olimpia says:

    Pavaresisht dy komentuesve negative ,ai Kaleci iSaliut dhe tjetri djali , ka hapur biznesin eshte shembulli i te riut modern ,punetor ,te zgjuar . Rama,natyrisht gjykon drejt kur i propogandon keta shembuj dhe nuk besoj qe do ti shtohen votat .Themelore eshte te kuptohet se ne sistemin e ekonomise se tregut eshte konkurenca dhe iniciativa qe dominojne jeten ekonomike ,punesimin ,zhvillimin .Sepse per fat te keq akoma nje shumice e madhe njerezish jetojne nen nje psikologji shoqerore absurde ,duan kapitalizem , prone private dhe demokraci ,por njekohesisht pune nga shteti ,aresim te larte falas ,te drejta shoqrore te garantuara ..dhe mundesisht te mos paguajne taksa ,sherbime apo energji elektrike .MENDONI ,SI MUND TE GARANTOJE EKONOMIA SHQIPTARE ME NJE PRODHIM TE BRENDESHEM RRETH 14 MILIARDE DOLLARE 140 MIJE STUDENTE NE SE DO TE DIPLPMOHESHIN BRENDA 5 VITEVE ME PUNE..Nnje aresyetim racional do te ishte qe 60 70 perqind e tyre te nderprisnin humbjen e kohes per te marre diploma pa vlere ,te futeshin ne specializime te ngushta ne pershtatje me tregun e punes per te siguruar te ardhmen .Ashtu si ka vepruar ky djali i ri.Sepse eshte e neveriteshme kur ..djali me kaske …tund gishtin si nje lider ,nderkohe qe ka me mijra studente te vertete qe jane realisht te motivuar per permiresimin e kushteve dhe shkolles se larte dhe nuk cirren si naziiskine ,por perkundrazi kembengulin ne arritjen e nje marreveshjeje qe do ti ndihmonte per nje diplomim cilesor.

  5. UK LABI says:

    Sido qe te jete, kjo eshte pozitive o Kalec. Sill ndermend ish K/M tend, para 6 – 7 vjeteve, kur quante rritje te punesimit, numurin e hallexhinjeve, qe “punesoheshin” nga lloj lloj sipermarresish te ndryshem, te cilet pasi i shfrytezonin dy a tre muaj, zhdukeshin, e nuk u jepnin asgje per punen e kryer. Keto kujto, pa per te bere kritizierin e pa edukate, eshte fare kollaj.

  6. Alkion says:

    Ky studenti qenka gjeni! Me siguri po te ishte Berisha ne pushtet do ti kishte gjetur nje pune. Do ta kishte bere minister.

  7. po na tregojne hajdutet edi rama dhe orangutangu ahmetaj si behet pasuri ! kane 20vjet qe te dy punojne ne shtet dhe kane vjedhur ! kam nje mikun tim punoje ne greqi ne furre !erdhi dyqanin me qera ! punojne bashke me gruan ajo me shkolle !ngrihen ne pese te mengjesitdhe e mbyllin ne 9 ! kjo eshte jeta qe akoma jan me qera edhe pse kan 15 vjet qe punojne ! mos harroni jashte punojne dhe kursejne ! sa per ata fytyrat e korrupsionit ma shpifin

  8. po na tregojne hajdutet edi rama dhe orangutangu ahmetaj si behet pasuri ! kane 20vjet qe te dy punojne ne shtet dhe kane vjedhur ! kam nje mikun tim punoje ne greqi ne furre !erdhi dyqanin me qera ! punojne bashke me gruan ajo me shkolle !ngrihen ne pese te mengjesitdhe e mbyllin ne 9 ! kjo eshte jeta qe akoma jan me qera edhe pse kan 15 vjet qe punojne ! mos harroni jashte punojne dhe kursejne ! sa per ata fytyrat e korrupsionit ma shpifin

  9. aleko says:

    shqipetare, mos prisni kapitalin e madhe te vije ne shqiperi se ka treg te vogel, eshte vend I vogel..Nga ana tjetre qeverit ne tregun e lire skane shume mundesi te hapin pune , mos rroni me iluzione, perpiquni per vete dhe mos mbani syte nga qielli, apo te lini fatin tuaj ne doren e nje pale te trete.. Shemblli I te riut eshte at qe duhet ndjekur.. dhe jo qarjet dhe sharjet…

  10. Ai qe te peshon sa kile vjen says:

    Ore,ose une jam i cmendur,ose Ahmetaj eshte diletant ne ekonomi………
    Me 100 mije $ xhiro ne muaj mburrej ky djali?
    Apo me 100 mije $ ne vit
    Se me marxhin normal te fitimit,ketij “bobit”100 mije $ ne vit,nuk do i ngeleshin leke as per te ngrene buken qe prodhon vete,thate,jo me te punesonte 12 punetore dhe aq me mire te hapte dhe nje aktivitet tjeter
    Kush e kupton,te ma sqaroje pak, se me aq shkolle sa kam u e,nuk po e kuptoj dot
    Pavaresisht se kam 25 vjet qe merrem me biznes ne Shqiperine tone te dashur
    Ufffffff…..thua te kete kaq budallenj sa ta hane kete genjeshter me xhiron e ketij me 12 punetore?
    Une jo per veten time,sa te jem gjalle dhe me pak mend ne koke

    1. XheJ eN Bi says:

      Ai që të peshon sa kile je ____________………
      Më kuket se nuk di arithmetikë ,100 000 $ në vit bëjnë 8300 $ më muaj dhe po ta konvertojmë në Lekë bëjnë 8.300.000 Lekë të vjetra.Të bësh një xhiro mujore 8.300.000 Lekë në muaj xhiro dhe ” nuk të ngelet të blesh bukë për vete”.
      E si mund të kesh ti bisnes dhe të mbash llogaritë kur nuk di arithmetikë

  11. Albani says:

    Po ka djem punetore,ka dhe dembela,por…..
    Ka kryeministra punetore qe punojne per popullin,ka dhe kryeministra qe punojne per interesat e kastes dhe FMN-se,per sekseret,grate,dajallaret e dashnoret.

  12. Luli says:

    Ai qe kerkon pune te kryeministri eshte me siguri si Kaleci, komenton dhe ironizon dynjane ne celular. Dhe jeta te shperblen. Kush meret me llafe nuk ben kurre hajer. Kush merret me pune, puneson dhe te tjeret.

  13. someone says:

    lol i ka vjedhur sekretet ne trade gjermaneve dhe ben para ne shqiperi me recetat e tyre. Shume i shkathet qenka djaloshi, e ben me shume para sesa nje qe i lirohet jashte shtetit. Per tu marr shembull apo jo? Nje gje nuk kuptoj keta gjermanet e zvicerianet kaq budallenj jane qe u vjedhin biznesin keta si ky? Ne vend te vijne e te hapin nje dege vet ne shqiperi. hajde trapa hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje