Aeroporti i Rinasit, fitime mbi normën. Negociata për uljen e tarifave?

8 Janar 2019, 20:27Sociale TEMA

Koncesioni i Aeroportit të Rinasit rezulton me disbalanca ekonomike, në disfavor të shtetit shqiptar. Top Channel ka mësuar se “BDO Albania” ka përfunduar auditimin ekonomik të kontratës koncesionare për aeroportin e vetëm ndërkombëtar të vendit.

Gjetjet e hollësishme të auditimit pritet të bëhen publike vetëm pasi raporti t’u jetë dorëzuar të dyja palëve, pra qeverisë dhe kompanisë koncesionare të aeroportit.

Por, Top Channel ka mësuar se nga auditimi i treguesve financiarë, për të gjithë jetëgjatësinë e koncesionit, ka rezultuar se kompania koncesionare ka fituar më shumë të ardhura nga sa ishte parashikuar në skenarin fillestar.

Prej vitesh, “Tirana International Airport” rezulton një nga koncesionet me fitimet më të larta në Shqipëri. Sipas bilancit zyrtar, për vitin 2017 kompania realizoi një normë fitimi prej 22 milionë eurosh, ose 46 për qind mbi të ardhurat bruto.

Në kontratën koncesionare të nënshkruar në vitin 2004 ekziston një pikë, e cila i jep të drejtë secilës nga palët të kërkojë rishikim të pavarur të pozicionit ekonomik të koncesionit. Kjo ishte hapësira që shfrytëzoi qeveria shqiptare verën e vitit të kaluar, për të kërkuar auditimin e koncesionit nga një ekspert i pavarur.

Por, çfarë ndodh tani?

Pas auditimit nga eksperti i pavarur, qeverisë i lind e drejta të nisë negociatat me kompaninë koncesionare për të kërkuar rikthimin e balancës ekonomike të koncesionit, ose e thënë ndryshe për të kërkuar kompensim.

Sipas parashikimeve në kontratë, ky kompensim mund të vij në disa rrugë, duke përfshirë pagesën direkte në buxhet, ose uljen e tarifave aeroportuale, gjë që do të çonte automatikisht në uljen e çmimit të biletave për qytetarët.

4 komente në “Aeroporti i Rinasit, fitime mbi normën. Negociata për uljen e tarifave?”

  1. Anita says:

    Jo negociata por anullim TE KONCESIONIT…//KA ARDHUR KOHA TE MARRIM PASURITE E SHQIPERISE NE DUART TONA……

  2. Tepsia Socialiste says:

    Kane leke Shqiptaret po he ? te paktem ato qe udhetojne 90% i kane thaset plot. Bejne banjo me para, fshijne dhe … me para.

  3. feliks says:

    Mund te shpjegoj dikush ç’do te thote “disbalance”?
    Mund te kete ndonje burre apo grua te thote se pse nuk duhet te fitoj Aeroporti 22 miljon dhe jo 21 miljon?..A ka ndonje klauzole ne Marreveshjen koncesionare ku e fikson se sa duhet fituar qe te quhet ” disbalance”?… Beni qef me tendera ate thoni dhe e keni kollaj te mashtroni publikun sikur po qani hallin per uljen e kostove te biletave..Deri sa ta hajne vazhdoni beni korupsion dhe pastaj hiqen ministrat dhe …ok…

  4. Brahoo says:

    Dmth,do ngrihet prap çmimi i biletave ne Rinas !
    Qe ku ka ardhur rilindja ne qeveri vetem kane premtuar per uljen e çmimit te biletave,dhe biletat gjithmone jane ngritur..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje