Nga Shkodran Ramadani
Komunikata e VV-së në përkrahje të vendimit të Presidentit Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn ishte e turpshme. Përmbajtja e asaj komunikate është e denjë për t’u arkivuar në muzeun e trashëgimisë enveriste. Kjo komunikatë e poshtër duhet të deponohet në arkivat e fletërrufeve të Partisë së Punës.
Propagandat e tilla janë reminishenca të diktaturave të shekullit të kaluar. VV-ja e ka dëshmuar me vite që është një ricikluese e zonja e relikteve të totalitarizmave.të githa potencialet që kanë dështuar të reformohen në përputhje me praktikat demokratike kanë përfunduar në impiantin e kësaj partie.
Në nivel bazik, kjo parti është një impiant i ujërave të zeza ku zihet diskursi helmues politik. Për shumëkë VV-ja viteve të fundit është moderuar. Por që nga ndarja e saj ajo i është kthyer dogmatikisht zanatit që ajo e di më së miri: linçimit.
Caku i fundit të vrerit të saj proto-fashist ishte Gent Cakaj, Ministri i emëruar për Punë të Jashtme në Republikën e Shqipërisë. Kjo parti pa turpin dhe ndjeshmërinë më të vogël publike lëshoi një komunikatë të egër denigrimi kundër Cakajt.
Makineria propagandistike e udhëhequr nga proto-fuhreri Kurti dhe ndjekësit e tij gjetën fjalët më të rënda për të stigmatizuar një figurë të re dhe të papërlyer politike. Pa pikë marre ata akuzojnë edhe Ministren e re të Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, se është mbesa e një spiuni anit-shqiptar.
Zonja Shahini deri para pak kohësh ishte shumë e afërt me VV-në. Kjo parti e promovonte si intelektuale të denjë dhe të aftë për të bërë politika të arsimit dhe integrimit evropian. Atëherë ajo nuk paska qenë e mbesa e një spiuni, a po çka? Mos rastësisht qenka adoptuar këtyre ditëve?!
E vërteta është që kësaj partie nuk i intereson fare se prej cilit rreth familjar e shoqëror vjen. Asaj i intereson vetëm nëse je me ta. Nëse je me ta, amnistohesh nga çdo e kaluar kriminale ose kolaboracioniste. Po t’i pengonte vërtet e kaluara e pjesëtarëve të familjeve që udhëhoqën në Jugosllavi, Rexhep Selimi do të duhej të linçonte Besnik Pulën që është nipi i krye-jugosllavit shqiptar, Fadil Hoxha. Do të duhej të linçonte Agon Hamzën, nipi i Xhevdet Hamzës, një funksionar i lartë jugosllav.
Por jo, VV-ja i ka vendosur këta persona në ulëset e ideologëve që furnizojnë strukturën organizative me ligjërime të caktuara politike. VV-ja do të duhej të linçonte Erzen Vraniqin, të birin e Hamdi Vraniqit që punonte në Komunën e Prishtinës gjatë viteve ’90, atëherë kur Kosova bojkotonte regjimin e Millosheviçit.
Gjatë asaj kohe, Hamdi Vraniqi kishte dhënë lejen për ndërtimin e Kishës Ortodokse serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës. Por jo, VV-ja mbyllë gojën dhe sytë përballë tyre. Se kjo parti nuk ka asnjë parim në këtë nivel e tregon fakti se deri dje Berat Buzhalën e kanë akuzuar se është “i biri i një udbashi që ishte futur në bunar nga UÇK-ja”, ndërkohë që tani e kanë aleat të fortë politik.
E njëjta me Veton Surroin. Ditën e 10 shkurtit, që për VV-në është ditë historike, Albin Kurti thoshte se “Veton Surroi e sheh Titon në ëndërr”. Kjo bëhej me qëllimin që t’ua kujtojë qytetarëve se Veton Surroi ishte pjesë e një familje të rrënjosur në luksin e nomenklaturës jugosllave që rëndonte mbi kurrizin e shqiptarëve të Kosovës me dekada të tëra. Është po i njëjti Veton që në kohën kur nën drejtimin e Presidentit Ibrahim Rugova bojkotonin shtetin serb, kërkonte që shqiptarët të merrnin pjesë në zgjedhje me pretekstin se “po forcohet partia e Arkanit”.
Pra, rekomandonte të luftohej Arkanin përmes legjitimimit të sistemit të Millosheviçit. Në njërën anë, sot Albin Kurti nuk shkon as te varri i Rugovës për shkak të pacifizmit të titj, e në anën tjetër ka lidhur partneritet të ngushtë me përkrahësit të idesë se zgjidhja e Kosovës në vitet ’90 ishte brenda demokratizimit të Serbisë. Pacifizmi i Rugovës mund të mos ketë qenë metoda më efikase për çlirim, por asgjë nuk i afrohet ligësisë së propozimit të Surroit.
Por krejt kjo është e kotë. Për VV-në e kaluara e jote është e rëndësishme vetëm kur nuk pajtohesh me ta. Kur je me ta, disi krejt kujtesa tretet. Askund nuk shihet më mirë se qasja e tyre në raport me Isa Mustafën. Kur ai është me VV-në, ai është një politikan patriot. Kur nuk pajtohet me ta, e gjuajnë me ve dhe e akuzojnë se ishte punëtor i Rrahman Morinës. E shihni që kjo parti nuk ka asnjë parim në këtë nivel? Të gjitha vlerësimet e tyre burojnë nga kalkulimet e tyre në luftën për pushtet. Se a je i mirë a i keq vendosin taktikat e tyre momentale të vetëafirmimit e jo aftësia e tyre objektive e të gjykuarit dhe devotshmëria patriotike.
Nuk duhet të keqkuptohem. Unë nuk besoj se duhet të përdoret e kaluara e dikujt tjetër për ta neutralizuar politikisht. Individët nuk duhet të shihen si robër të së kaluarës familjare. Askush nuk është përgjegjës për veprat e gjyshërve dhe prindërve të tij. Unë vetëm po demaskoj qasjen dhe standardet djallëzore të VV-së në raport me këtë çështje. Kjo parti ka një qasje të poshtër që akuzon të tjerët se po bashkëpunojnë me shërbimet serbe kundër Kosovës.
Por edhe ne kemi të drejtë të dyshojmë se mos ndoshta mu kjo parti po i fsheh lidhjet e veta të dyshimta me këto shërbime përmes linçimit të një politikani premtues?! Jo rastësisht thonë se “mbrojtja më e mirë është sulmi”. “Sulmo të tjerët që të heqësh dyshimet që të tjerët kanë mbi ty!” Vetë Kurti kishte thënë në një studio televizive se “spiuni më së miri fshehet në studio televizive”. Shumë lehtë mund të thuhet se “sekretet fshehen më së miri prapa transparencës së proklamuar”.
Sikur rrëfimi i Edgar Alan Poes për “Letrën e Vjedhur”. Vjedhësi i një letre e kishte lënë letrën mbi tavolinën e tij të punës sepse e dinte se kur policia do ta bastiste shtëpinë e tij nuk do të besonte se do ta gjente letrën në atë vend. Policia kishte kërkuar në çdo cep të shtëpisë, por jo edhe aty. Mos po dëshiron edhe VV-ja ta luajë këtë lojë me ne? Të shikojmë pak në tavolinën e tyre se mos po gjejmë diçka!
W-ja na ka zhgenjyer totalisht ?
Nuk eshte faj as i V-V te islamikut UDBist Albin apo cunakut 27 vjecar serbo-turk-kosovar por i Edvin Rames.
–
Problemi qendron te largpamesi dilerant Edvin Rama qe kujton me ate mendjelehtesine e tij se po Rilind Shqiperine apo do “bashkoj shqiperine me kosoven” , sikur te ishte ceshtje Tojota Jaris qe e mbyll se ashtu do ti, apo ta besojme si te vertete qe Lali Eri beri dasem me paret e mamase.
–
Akoma se ka kuptuar qe Shqiperia do rilind vetem pa ate ,Salen, Meten dhe pas 2025.
Qe kjo gazete eshte kthyer ne cerdhe agjenturash, kjo dihet.
Ceshtja eshte qe edhe shqiptaret e dine qe ti je bastard kurvash serve.
Por jane kureshtare te kuptojne se kujt i sherben ti??
Te qush Albn Kurtin UDB-ist dhe islamik ( kur islamik dhe USB jane 2 gjera te kunderta) dhe te qush turko-kosovar Gent Caken qe eshte me i bardh se 99% e jevgjiterve dhe bastardeve te kujto rrace qe ti i perket.
Ke treguar edhe here te tjera atni-kosovarizmin tend dhe termat turk ketej e andej, kur turqit ty dhe rrces tende ja qijne robt per 1 dite, o bastard serb.
Bastyard i vogrel i kurvave serbe, kerkon ti me fut shqiptaret ne sherr
Kur mbushesh me inat dhe i xhindosur, eshte e rekomandueshme ti shmanges Temes se nderuar qe mos te hapesh barkun dhe te pretendosh te jesh patriot e qe do Shqiperine me nje emer si “Haxhi”
Te gjithe e njohin ne Kosove Albinin si perkrahes ose mbeshtetes te myslimaneve te betuar armiq te botes kristiane….
Te jesh Kosovar dhe te mos kesh pak serb apo turk ne gjak apo mendje , eshte pak si e veshtire per tu kaperdire….dhe niveli i shqipes shume per te deshiruar…
Tema nuk eshte cerdhe e agjenturave te huaja por nje dritare apo drite jeshile per ata qe jane miope.
Kjo sjellje e Albin Kurtit dhe partise se tij me ngjason motamo me nje tregim te shkruar bukur nga shkrimtari Y, Toska ,i cili pershkruan figuren e nje nenpunesi shqiptar te Prishtines , bashkepuntor te udbs,qe oficeri i kontaktit e udhezonte te shpifte e shante sa me shume koleget per antishqiptarizem ne menyre qe te promovohej vet si patriot i madh e arrinte tek kreret irridentiste shqiptare.,Duket qe kjo metode paska sukses akoma ne prishtine
Ju kosovaret akoma kujtoni kur i sherbenit pushtuesve naziste me divizionin nazist kosovar “Scanderbeg”,mbani per heronj kriminelet naziste Rexhep Mitrovica dhe Xhaferr Deva,ndersa tani doni te na bini nje cunak,kur Shqiperia si ai ka me mijra!
Nacionalizmi eshte streha e fundit e maskarenjve!
O z. i pa informuar (injorant)!
Gent Cakaj eshte qytetar shqipetar me te drejte vote e zgjedhje nuk po ta bien kosovaret.
Keto komentet e dasise shko e thuaja sat eme po nuk pertove!
Nje gje tragji-komike per “difamuesit” e VV eshte fakti se te gjith mundohen ta paraqesin VV si te afert me bosat e tyre. E ai “talenti i ri” i Baton Haxhiut po i duhet Rames sa per sy e faqe, qe ta luaj pa problem “lojen e kufijve elastik” tu Kosovs*. Nuk eshte per tu habitur kur lexohen artikuj me titull: Miqet e shqiptarve mund ta ndalin ndarjen e Kosoves.
Kur shtepia mbulohet me tjergulla nuk ka nevoje per byk keshtu edhe komenti ite revoltuarit i ka te gjitha brenda te lumte
Dakord me artikullshkruesin. Nga nje I njohur me banim ne gjermani, ne celular me mbriti nje publikim i VV rreth Gent Cakaj. Me erdhi turp kur e lexova. Jane forma primitive qe duhet te marin fund.
..edhe une nuk jam per Cakajn,pavaresisht se mund te jete shume me i mire..
..ky eshte nje minister afrofe! !{botoheni mendimin ndryshe,se duhet}
Shkrim shume i lodhur, i rraskapitur nga argumentet. Fleterrufe kooperativistesh
Si nuk mbeti njeri ne Kosove dhe Shqiperi pa u etiketuar si sherbyes i Serbeve, Grekeve, Ruseve e deri te ky zotnia Montro qe thote , ju Kosovaret akoma kujtoni kur i sherbenit ” divizioni nazist Skanderbeg ” !! Cfar ADN-je kemi ne mor Zot ? I drejtohet Kosovareve sikur nuk jemi e njejta Etni, sikur Kosovaret jane komb tjeter !! Sikur cdo e keqe e Kosoves nuk asht edhe e keqja jone, dhe anasjelltas !!
Jena ba shume komb komik. Te gjith qeshin me ne, e prap na bajme si te zgjuar, e nga ana tjeter, asnjehere nuk marrim anen qe duhet por, gjithmone anen e gabuar. Asht me t’ardh keq se, gjeografikisht jena ne qender te botes dhe nuk na mungon asgja por, fakti asht, jetojme si ne n’boten e trete. A nuk e percakton ky fakt se kush jemi ?!
Shumica e komenteve nuk kane asnje lidhje me shkrimin, vetem shajne, shpifin, akuzojne e bajne gjoja sikur e njohin historin dhe jane mjeshter te aktualitetit. Asnje nuk i merr shkrimet me logjike te thjeshte.
Ne letren e Vetvendosjes rreth Gent Cakaj, te gjitha pikat qendronin, gjithcka ishte e qarte dhe me fakte. Po ne letren e ketij Shkodran Ramadanit cfar ka ? Ajo leter perbahet nga fillimi ne fund vetem me sharje, ofendime, akuza nga ma banalet, e per fat t’keq duartrokitet nga qorrat militante.
Energjite duhen shpenzuar per te bere gjera pozitive ne te mire te te gjithe shqiptareve.Keta te rinjte shume energjike te VV, qe shohin shume nga e shkuara,po deshmojne se jane te PA AFTE per te pare nga e ardhmja. Albin Kurtin dashur ta shoh si perfaqesues te te gjithe shqiptareve por Krijesa e tij sot… PO NA ZHGENJEN !
Albin Kurtin dhe Sali Berishen eshte per ti berr vellezer,se jane te dy kriminela e antishqipetar. Partine VV-ja dhe pd-ke jane motra qe kane te perbashket destabilizimin e vendit,dhe duhen nxier jashte ligjit si parti fashiste.
Eh more Genti Cakaj ç’po te punojne.Qindin.Ishe mire.Po te baltosin kot baltaxhinjet.Te kane hedhur mbi ty ato gjera, qe nuk jane.Ishe i bardhe,por te nxin.Saliu me bandat,dhe Albini me kompani,te bene te keq,UDB-sh,antikomb.E ç’fare nuk po te bejen.Ta dinje keshtu,me mire ti thoshe nje falnderim Edi Rames dhe te mos e pranoje fare ate detyren e ministrit te jashtem.Je i mire por nuk ta duan te miren.Durim.Nuk ke ç’bene.E keqja do beje te sajen deri sa ti vije fundi.Urime.
Bukur. Ne VV e kemi konvertuar me LSI. Tipiku i kesaj eshte Ylli Manjani. Ai sot ben ditirambe per PD dhe neser sa ben LSI aliazh me PS, sikur nuk eshte ai e kthen si me suste mendimin. Shkurt si VV dhe LSI te pafytyre. Po me tipiku eshte Ylli…
..Genti Çakaj,nuk mund te ofendohet, nuk e kemi ate te drejte,se nuk e njohim,por menyra e shkuesise per ne qeveri pa nje pergatitje ne opinion!!..nejse ne popull jemi s’na e var trasten njeri.Pastaj ngaterresa ketej apo andej kufirit eshte maskarade..kufijte u vendosen ne 1913,por per kombin shqiptar ato jane virtuale ,sepse fiset jane te shperndare ne te gjitha trojet dhe te perçara nga keto “vija europiane”
..kam nje pyetje per kete djale;-A e ka begraundin e duhur,per fazen aktuale te zhvillimeve gjeopolitike…,apo do te jete nje kukull..??
E kam ndjekur veprimtarine e Vetvendosjes dhe te Albinit . Ka shume luhatje , ne sizmiken partiake te tij . Ne shumicen e kohes na cfaqet si enverist . Kur e shef se ky stof nuk i del , per kostum , e ul shinjestren . Kur perseri nuk I del stofi , perqafon Rugoven . Nuk e mohoj inteligjencen natyrale te Albinit dhe te disa figurave rreth tij . Partite kosovare dhe lidert politike kane gjetur nje liman ku ankorohen , Titon . Nuk lene farefis pa u permendur te rinjve , se vine nga qeverrisja “Tittto “ . Duhet bere nje pakt : Titua te mos permendet . Te vjetrit i eliminoi kohe , te rinjte nuk e kane njohur . Jane te mjaftushme keto 30 vite , per te percaketuar te kaluaren e c’do kosovari . Albini , duhet te ndergjegjesohet se eshte e turpshme te ngarkosh dy Ministrat e rinj, me ideollogjira te perenduara . Shqiperia dhe Kosioova , kane halle te tjera , Titizmi eshte lene pas kraheve . Njesi mase , per politiken kosovare , duhet te konsiderohet kontributi m, per shtetin e ri te Kosoves dhe pergatitja shkencore e brezit te ri . Zgalem
Asnjeher VV nuk ka qene parimore ka ndrrue bigen sa andej sa andej dhe per tu bere popullore eshte cdo here me deklarata bajate jo tradhtare jo anejkendej kund vend nuk i len gjuhes jane qesharak .
Majft mo me keto metoda enveriste ooo zagart e babes. Ju shkoj jeta tu i thon tradhtar ktij e tradhtar atij. Ska disa muj qe ishit gati tu u myt ne mes veti e u bonet gazi i botes… Turp. A sa per Gent Cakajn, te jeni te bindun qe ky gjeni pavarsisht sulmeve te juja e ka te ardhmen e ndritun edhe plot potencial.
Une jam me Cakajn. Keq qe nuk u zgjodh minister po i vjen dita me deshmu veten vetem durim. A per qe vetenvedosjes i ka humb rruga ne oborr kjo moti dihet.