Maskat grabisin biznesmenin në Shkozet, policia shoqëron 5 persona

13 Janar 2019, 10:31Kronika TEMA

Pas grabitjes së banesës së biznesmenit mbrëmjen e djeshme në Shkozet të Durrësit, 5 persona janë shoqëruar në polici, raporton BW.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa personat e maskuar kishin vënë nën gjurmim biznesmenin Elton Kelmendi gjatë kohës që kishte dalë  për kafe me djalin.

Para se të hynin brenda shtëpisë, tre maskat i kanë zënë prit biznesmenit tek porta e banesës dhe më pas kanë hyrë në ambientet e shtëpisë duke lidhur familjarët.

Pasi arritën të merrnin sasinë e parave 10 mijë e 800 euro, të maskuar  dhe të veshur me uniforma policore, tre grabitësit kanë marrë me vete për disa kilometra edhe djalin e familjes, por më pas e kanë lënë të lirë duke ia mbathur në drejtim të paditur.

Arratisja e tyre është ndihmuar edhe nga errësira, ndërkohë hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët terrorizuan të gjithë familjarët e biznesmenit.

1 komente në “Maskat grabisin biznesmenin në Shkozet, policia shoqëron 5 persona”

  1. Johani says:

    Une them se kete plaqkitje e kane bere salianji,i biri i fariut,alibeaj,braimllari e noka te dirigjuar nga paloka,kane perdorur uniforma policie per ta njollosur policine dhe ne fund te dalin te palagur sepse i mbrone imuniteti dhe krimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje