Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se shumë rrugë janë hapur dhe në shumë të tjera vijon procesi i punës për t’u zhbllokuar.
Përmes një njoftimi zyrtar, apelohet tek drejtuesit e mjeteve që të repektojnë sinjalistikën rrugore.
“Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir. Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.
Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve. Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët: Qafë Mali – Fierzë
Ura e Cerenecit – Steblevë
Qafë Bualli – Kraste
Trebisht – Dogane
Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir
Kuben-Vasije
Peshkopi-Qafë Draje
Peshkopi-Ushtelencë
Domaj-Draj Rec
Bulqizë-Fushë Bulqizë
Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.
Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)
Rruga Lunik -Steblevë
Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë. Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore”, thuhet në njoftim.(TemA)
Shqiperia ka 1/3 e kufi detar, qe do te thote qe ka mundesi te prodhimit te krypes per vehte dhe per export. Nuk duhet te kete asnje justifikim per rruget e bllokuara ne dimer.