Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka komentuar situatën e shkaktuar në disa fakultete ku një grup studentësh vijojnë të bllokojnë procesin mësimor, ndërsa janë përplasur edhe me policinë.
Në një deklaratë për median, Lleshaj tha se prezencën e policisë e kërkuan vetë fakultetet për shkak të kaosit të shkaktuar, sipas tij, nga një grup i vogël studentësh.
“Kemi të bëjmë me një grup të vogël studentësh, kanë vendosur që të vijojnë me një formë tjetër protestën e tyre.
Ligji i garanton autonominë universiteteve paprekshmërinë e tyre.
Ne kemi patur këto ditë shqetësime për bllokimin e universiteteve.
Mbrëmë ka patur një kërkesë nga drejtuesit e universiteteve për ndihmë.
Gjej rastin të ftojmë drejtuesit e universiteteve të ruajnë universitete të lira nga çdo formë bllokimi.
Sigurisht dua tu them atyre personave që po bllokojnë dhe thonë se “universiteti është i yni”, por ai universitet është i të gjithëve”- tha Lleshaj.
O Lleshaj godit kriminelat dhe vazhdo punen qe nisi ministri Xhafa se deri tani nje vrime ne uje ke bere.
Mos befsh hajer,tiK.Lushaj dhe S.Vucaj,qe ngulet kembe si mushka qe kete Leshin,ta conit ne Gjermani,pini lengun tani,jalate ne dore MB
Me se e vertete asnje grupim nuk mundet ne nje shtet demokratik te privoje vazhdimësinë e mësimit.Kjo e drejtë garantohet me kushtetutë dhe shteti është i obliguar te garantojë zhvillimin normal te mësimit për ata qe duan vazhdimësinë e vitit akademik.Asnje Qor e asnje Bello nuk mund te beje te fortin.Shteti ka mandatin e shumicës së shqiptarëve për të qeverisur ashtu siç duhet,për tu bërë garant i rregullit e qetësisë publike.Personat që thyejnë rregullin dhe pengojnë shumicën e studentëve të frekuentojnë normalisht procesin mësimor duhet të vihen para ligjit.Para ligjit edhe ata profesorë që nxisin anarkinë në universitete.Dëmtimi i imazhit të Shqipërisë nga këta pisa ja kosto për vendin.Ka kosto për ato mijra biznese që janë investu ne hoteleri turizëm,e ne fusha te tjera të ekonomisë qe promovon imaxhin e vendit.