Seritë e reja të telenovelës "Babale": "Heroi" i PD arratiset nga Kosova, ja ku kërkon azil politik

10 Janar 2019, 15:43Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës ka përfshirë edhe Hungarinë në hetimin e dosjes “Babale”, e cila një vit më parë shkaktoi mjaft zhurmë në vend.

Shkak është bërë arratisja e Albert Veliut, i njohur me nofkën “Dëshmitari X”, i cili është larguar nga Kosova dhe ka kërkuar azil politik në shtetin hungarez. Për këtë arsye, gjatë hetimeve intensive prokurorët e Tiranës i kërkojnë Hungarisë ekstradimin e Albert Veliut, për llogari të hetimeve që tashmë nuk po zhvillohen më pranë Krimeve të Rënda.

Ndërkohë, gjatë veprimeve hetimore janë pyetur mjaft persona të tjerë, mes tyre edhe zyrtarë të lartë të Shërbimit Informativ Shtetëror, por edhe ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Qëllimi i Prokurorisë është të zbulojë sesi u gjet Albert Veliu nga autoritetet dhe sesi u mor dëshmia e tij për një denoncim, i cili konsiderohet nga organet e hetimit si i rremë.

Janë marrë dëshmitë e kreut të Shërbimit Informativ, i cili mbulon sektorin e drogës në vend. Ai ka treguar në fakt se, Albert Veliu nuk është gjetur nga shërbimi sekret, por ai i është vendosur shërbimit sekret në dispozicion nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe konkretisht nga kreu i Krimeve të Rënda të asaj kohe, Besim Hajdarmataj.

Ndërkohë është pyetur edhe Besim Hajdarmataj, i cili tha se ka qenë krejt rastësore vizita e “Babales” pranë institucionit që ai drejtonte. “Albert Veliu erdhi në zyrën time dhe më tregoi se do të zhvillohej trafik droge në qytetin e Vlorës dhe se kishte informacione të rëndësishme për këtë episod për të ndarë me ne, e për këtë arsye unë kërkova ndihmën e shërbimit sekret për të zbuluar dyshimet e denoncuara”.

Ish-kryeprokurori ka treguar se nuk kishte regjistruar procedim penal për këto rrethana, që rezultuan më tej të dyshimta dhe të paqena. Prokuroria shton se personi që rezulton të ketë folur me “Babalen”, i quajtur Agron Hyseni, nuk ka ekzistuar kurrë.

Personi me të cilin Albert Veliu improvizoi bisedën e drogës është aktori i improvizuar Fredi Alizoti, që aktualsiht gjendet në qeli. Por, sikurse thonë burime pranë Prokurorisë, hetimet janë zgjatur deri në datën 4 prill.

Pra nuk do të ketë një dorëzim të çështjes në gjykatë, derisa Hungaria t’i përgjigjet letërporosisë së Prokurorisë së kryeqytetit për dorëzimin e Albert Veliut në Shqipëri. Nga ana e tij, Albert Veliu mësohet se ka kërkuar azil politik në këtë shtet.

Top Channel

6 komente në “Seritë e reja të telenovelës “Babale”: “Heroi” i PD arratiset nga Kosova, ja ku kërkon azil politik”

  1. Sali kerma says:

    T’ia kishte cuar CIA-s per hetim Hajdarmata kete bolen

  2. Zigur Qarri says:

    Babalen e kontrolluan “rilindasit” qe ne fillim se ku shkonte,ndersa Avdjol Dobi akoma nuk dihet nga e kan fshehur rama dhe banda
    e tij!Agron Xhafajn e lan te lire te ikte,Avdjol Dobin nuk e dine se ku ndodhet.Ky nuk eshte Shtet,por organizate mafiozesh.Qe deshmia
    e Babales eshte e vertete.dihet tashme,qe qeveria e”rilindasve”vetem mashtron,eshte gjithashtu e vertete.Perse e lan te ikte Agron
    Xhafajn pa u marre me pare ne pyetje nga drejtesia?

    1. Pantera says:

      O c koqe kandari qenke i Zigur , qenke me gjith mend nje beryl , nje dajak druni , Rilindjes ja ngul Babalen tani ? E cte thuash o Zigur , as Saliu me Lyl dordolecin si besojne keto perallat e tua o Zigur qeni

  3. Dash Pacja says:

    Hungaria po behet kazani i plerave te Ballkanit, kjo per disa arsye qe lidhet me territoret e saj ne
    Nderkohe nuk do te jete vetem Babalja azilkerkuesi prane shtetit te hungarise.
    Disa ish pushtetare te inkriminuar te pasigurt per te armen e tyre mbas Vtingut ne bashkepunim me strukturat e shtetit hungarez po pergatisin dokumentat qe ne nje rast te mundshem te jene te gatshem per azil politik ne Hungari.
    Nese drejtesia shqiptare do te veproje nuk do te jete e larget dita qe do ia degjoni krismen.

  4. Dash Pacja says:

    Hungaria po behet kazani i plerave te Ballkanit, kjo per disa arsye qe lidhet me territoret e saj.
    Nderkohe nuk do te jete vetem Babalja azilkerkuesi prane shtetit te hungarise.
    Disa ish pushtetare te inkriminuar te pasigurt per te ardhmen e tyre mbas Vtingut, ne bashkepunim me strukturat e shtetit hungarez po pergatisin dokumentat qe ne nje rast te mundshem te jene te gatshem per azil politik ne Hungari.
    Nese drejtesia shqiptare do te veproje nuk do te jete e larget dita qe do ia degjoni krismen.

  5. Krio says:

    Babalja azilant. Gruevski azilant. Pin kafe mengjezeve. Njeri ka vjedh e bente nacionalistin kurse tjetri …..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje