Video-skandali: Prangoset gjyqtari i Fierit që kërkoi marrëdhënie intime dhe 1 500 euro për një vendim

9 Janar 2019, 17:31Kronika TEMA

Policia ka prangosur gjyqtarin e Shkallës së Parë në Fieri Roland Hysi, i cili u denoncua pasi kërkonte favore seksuale dhe ryshfete.

Hysi akuzohet për veprën penale ‘Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike’

Mbi gjyqtarin gjithashtu rëndon akuza ‘Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë të drejtësisë’.
Njoftimi i policisë

Drejtoria Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Tiranë kryen ekzekutimet  e vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë Nr.5, datë 09.01.2019 e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:

– R.H., 50 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier;

– E.M., 28 vjeçe, banuese në Fier, me detyrë psikologe, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”  për veprat penale  “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve  prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtesisë” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ata ndodhen të ndaluar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

5 komente në “Video-skandali: Prangoset gjyqtari i Fierit që kërkoi marrëdhënie intime dhe 1 500 euro për një vendim”

  1. Fred says:

    Po ngacmim seksual apo ishte nga pakujdesia

    1. Doni says:

      @Fred. Ngacmimi seksual i falet
      Sepse te gjithe e kane hajdarin me vete. Dhe falja per kete arsye eshte e parashikuar nga ligji.

  2. Gentian says:

    Burg ketyre njerez te shpifur!!

  3. beso says:

    Si nuk zene mend keta plera, po pse mor qelbesire kerkon te cfrytezoshe fatkeqesine e tjetres, burgun e ke hak….

  4. sapa says:

    E lirojne kriminelet shoket e tij ata qe kane te gjitha ne dore!Pas disa ditesh thuhet arrest shtepie.Kriminele qe keni marre frenat ne dore:mos u tallni me kete popull o plehra!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje